Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Bazilika Paleokristiane e Mërqisë — Një Monument i Rrallë i Trashëgimisë së Krishterë në Lezhë

Historiani Paulin Zefi, dhe studiuesit e njohur Neritan Ceka, Edmond Hoxha, Elio Hobdari dhe Ervin Kujtila vizitw nw kwtw vend me vlera

Nga Pirusti News
956 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Lindita Kokaj

Në një kodër konike 33 metra mbi fushën e fshatit Mërqi në Lezhë, në vendin e quajtur Suka e Gjelit, ndodhen gjurmët e një ndërtese të shenjtë të lashtësisë së vonë — Bazilika Paleokristiane e shekullit V. Vetëm 3 kilometra larg qytetit të Lezhës, kjo bazilikë mbetet një dëshmi e fuqishme e përhapjes së hershme të krishterimit në këto troje.

Një vend i harruar që po rizgjohet nga historia.

Prej kohësh, arkeologë dhe historianë kanë shfaqur interes të shtuar për këtë sit, që mund të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë të qendrave të hershme kishtare në zonën e Lezhës. Historiani Paulin Zefi, së bashku me studiuesit e njohur Neritan Ceka, Edmond Hoxha, Elio Hobdari dhe Ervin Kujtila, kanë zhvilluar një vizitë në terren në këtë vend me vlera të mëdha historike dhe kulturore.

Zbulimi dhe rivlerësimi arkeologjik.

Në vitin 2008, nën drejtimin e arkeologut Gëzim Hoxha, një ekspeditë shqiptaro-gjermane realizoi pastrimin dhe rivlerësimin e gjurmëve arkeologjike në Suka e Gjelit. Punimet u intensifikuan në korrik të vitit 2014, kur gjatë gërmimeve u detajua planimetria e monumentit dhe u konfirmua se bëhej fjalë për një bazilikë paleokristiane me tre nefe.

Arkitektura: dëshmi e mjeshtërisë ndërtimore.

Struktura e bazilikës përfshin një abside në anën lindore, një narteks në perëndim, si dhe një egzonarteks të veçantë. Në pjesën veriore të naosit është zbuluar një ambient i bashkëngjitur me gjatësi të njëjtë me të. Ndërtimi është realizuar me gurë gëlqerorë dhe ranorë, të lidhur me llaç gëlqereje dhe të alternuar me rreshta tullash — një teknikë e njohur si Opus Mixtum.

Një vend pelegrinazhi në suburbium-in e Lissusit të vonë.

Studiuesit sugjerojnë se pozicioni gjeografik i bazilikës, në një kodër të izoluar në mes të fushës, tregon për një funksion të mundshëm pelegrinazhi. Ajo ndodhet vetëm pak kilometra nga Bazilika Paleokristiane e Shën Gjergjit në Lezhë, gjë që forcon hipotezën për një rrjet qendrash kishtare që lidhen me qytetin antik të Lissusit.

Një thesar që pret vëmendjen e duhur.

Që nga viti 2014, arkeologët dhe historianët janë të bindur se kemi të bëjmë me një monument të dorës së parë të periudhës paleokristiane. Mbetet tashmë që ky objekt i trashëgimisë sonë kulturore të njihet më gjerësisht dhe të përfshihet në hartën e destinacioneve të rëndësishme historike të Shqipërisë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest