Ky shkrim është një dritare e çmuar drejt një pjese të panjohur të historisë sonë fetare dhe kulturore. Letra e thjeshtë dhe prekëse e Primo Doçit, një prift shqiptar i formuar në zemër të katolicizmit europian, nuk është thjesht një kërkesë për mjete liturgjike — ajo është një dëshmi gjallë e përkushtimit, përulësisë dhe përballjes me varfërinë që e karakterizonte realitetin shqiptar të asaj kohe. Kjo letër flet me zë të ulët, por të fuqishëm, për sakrificën e klerikëve shqiptarë që, përkundër mungesave materiale, synonin të ringjallnin jetën shpirtërore në atdhe.
Aq më i rëndësishëm bëhet ky tekst në dritën e punës së palodhur dhe tejet të çmuar të studiueses Dr. Nusha Zhuba, e cila ka vite që zhytet në arkivat e Vatikanit dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për të rikthyer në kujtesën kombëtare figurat e heshtura të historisë shqiptare. Në një kohë kur shumë prej këtyre emrave ishin lënë jashtë diskursit zyrtar – për arsye politike, ideologjike apo thjesht mungesë dokumentacioni – puna kolosale e Dr. Zhubës është akt atdhetarie.
Ajo jo vetëm që sjell në dritë figura të harruara të klerit shqiptar, por përmes tyre ndriçon aspekte të rëndësishme të historisë sonë kulturore, arsimore, kishtare dhe diplomatike. Në mënyrë delikate por këmbëngulëse, ajo rindërton pjesë të identitetit tonë kolektiv, duke na bërë të kuptojmë se sa i pasur dhe i rëndësishëm ka qenë kontributi i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare edhe në periudha të errëta për vendin.
Kjo lloj pune kërkon durim, kompetencë, ndjeshmëri kulturore dhe një përkushtim të rrallë. Dr. Zhuba ka arritur të bëjë atë që institucionet shqiptare shpesh nuk ia kanë dalë: të kthejë arkivat e huaja në pasuri kombëtare. Ajo është një urë mes së kaluarës dhe së ardhmes, dhe puna e saj është frymëzim për të gjithë studiuesit e rinj që duan të merren me histori, kulturë dhe identitet kombëtar.
Në prurjen radhës për portalin Mirditas, dr. Nusha Zhuba sjell një letër që Abati i përndritur i kombit Preng Doçi, me të mbaruar studimet për prift, i lutet eprorëve ti japin dhuratë disa mjete të domosdoshme për meshat që do mbante, pasi e dinte që kishat në Shqipëri ishin shumë të varfra, kur kujtojmë se kjo letër është shkruar në vitin 1871. (Shënimi im Aleksandër NDOJA)
Abati i Mirditës në arkiva të pa eksploruara më parë.
Nga dr. Anna Hida (Nusha Zhuba) Romë.
Pasi kishte përfunduar studimet në Romë, studenti shqiptar Primo Dochi, tashmë prift, po përgatitej të kthehej në atdhe… Por me çfarë të kthehej? Ai e dinte shumë mirë se kishat e varfra shqiptare shpeshherë nuk kishin as mure, e jo më objekte për liturgjinë e krishterë. Prandaj, me një letër të shkurtër ai i lutet eprorëve të tij që të flisnin me Matronat (murgesha që përgatisnin në Romë gjërat e shenjta), që t’i jepnin disa prej këtyre objekteve për t’i marrë me vete në Shqipëri. Dhe në fakt, ai ja doli, sepse kjo letër bëri të mundur që të merrte nga Roma mjetet që i duheshin për në Mirditë.
Varianti ne Italisht i letres.
Eminenza Illustrissima Reverendissima
“Avvicinandosi il tempo della mia partenza da questo venerabile Collegio de Propaganda Fide
per le Missioni in Albania cedo al grande bisogno che ho di soccorso ed ardisco fiduciosamente, di
conciliare la presente alla bontà di Vostra Eminenza. Qui si contiene una supplica che desidero
presentare alle Venerate Matrone Romane che si impegnano nel soccorrere i Missionari donando
loro degli oggetti Sacri pel ministero che loro incombe. La firma di Vostra Eminenza può farla
accreditare , conoscendo bene Vostra Eminenza lo stato compassionevole della Diocesi alla
quale appartengo voglio dire di Alessio.
Gli oggetti che io instantemente chiedo sono:
Un calice leggero ed a vite colla Patena, un Viscide per le Comunioni pubbliche, ed una Viscide
piccola per portare il Viatico al petto.
Un Ostensorio piccolo, con un Incensiere e la Navicella, ed un Velo per la Benedizione col
Venerabile, ed una Cotta per simile funzioni . Un Vasetto per l’Olio santo e il S. Crisma.
Gli oggetti sono molti, ma la benevolenza con cui ho da fare e più grande e spero che non si
attribuirà ad ardire, ma alla necessita la fiducia che esprime di ottenere quanto umilio a V. E. ed
alle Pie Matrone Romane. Bacio la Sacra Porpora
Umilissimo, Devotissimo, Servo”
Primo Dochi Alunno
E përkthyer në shqip, nga dr. Anna Hida.
Eminenza Illustrissima Reverendissima
“Ndërsa afrohet koha e largimit tim nga ky Kolegj i nderuar i Propagandës Fide për Misionet në Shqipëri, i nënshtrohem nevojës së madhe që kam për ndihmë dhe guxoj me besim të mbështes kërkesën time në mirësinë e Shkëlqesisë Suaj.
Këtu përfshihet një lutje që dëshiroj t’ua paraqes Matronave të Nderuara Romake, të cilat përkushtohen të ndihmojnë misionarët duke u dhuruar atyre objekte të shenjta për shërbimin që u është ngarkuar. Firma e Shkëlqesisë Suaj do t’i japë kredibilitet kërkesës, pasi Ju e njihni mirë gjendjen e mjerueshme të dioqezës sime, përkatësisht të Lezhës.
Objektet që kërkoj me urgjencë janë:
- Një kalik (kupë) e lehtë dhe me vidë me patenën,
- Një mbajtëse për Vajin e Shenjtë për kungime publike,
- Një mbajtëse e vogël për të marrë Viatikun me vete mbi gjoks,
- Një ostensor i vogël,
- Një temjanicë me barkëz për temjanin,
- Një vel për bekimin me të Shenjtin,
- Një kotë (veshje e bardhë liturgjike, që vishet nga kleri dhe shërbyesit e altarit gjatë kremtimeve),
- Një shishe për vajin e shenjtë dhe për krizmën.
Objektet janë të shumta, por mirësia me të cilën kam të bëj është edhe më e madhe, dhe shpresoj që kjo kërkesë të mos konsiderohet si guxim, por si nevojë dhe si shprehje e besimit për të marrë ndihmë nga Shkëlqesia Juaj dhe nga Matronat e Devotshme Romake.
Puth me nderim Purpurën e Shenjtë.
Shërbëtori juaj më i përulur dhe më besnik,
Primo Dochi, nxënës
VO. Marrë nga Arkiva e Vatikanit

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

