PËR MIRDITOREN NGA PERLATI EMIRJONA NDREJAJ.
–Nga Mark Rica-
Në fillim të muajit qershor 2025, Emirjona Ndrejaj, bijë e Mirditës fisnike, nisi zyrtarisht detyrën në radhët e forcave të policisë rrugore në Perugia, pas një procesi përgatitor dhe konkurimi të përmbushur me dinjitet dhe përkushtim.
Emirjona është emigrante në Itali që prej vitit 2002, kur ajo mbërriti aty së bashku me familjen (nënën Liza, motrën Klodi dhe vëllain Rigers), pas humbjes së rëndë të të atit – oficer policie, që ra në krye të detyrës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Rexhep Mejdani, me Dekretin nr. 3155 datë 19.11.2001, i akordoi Gjon Ndrejajt (pas vdekjes) Medaljen “Për Shërbim të Shquar Ushtarak”.
Emirjona mbeti jetime pa mbushur ende 9 vjeçe, por e frymëzuar nga jeta dhe vepra e tij, ajo vendosi të ndjekë gjurmët e babait dhe t’i shërbejë ligjit, rendit dhe komunitetit, tashmë si pjesë e policisë italiane.
E martuar dhe nënë e dy fëmijëve, ajo është shembulli i një gruaje të fortë, që nuk e harroi kurrë rrënjën dhe idealin, duke e shndërruar dhimbjen në forcë dhe kujtimin në mision.
Ndjehemi thellësisht krenarë për këtë arritje të mbesës tonë, e cila nderon jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin shqiptaro-italian me integritetin, punën dhe karakterin e saj.
Suksese të mëtejshme, Emirjona!
Mark RICA
Tiranë, 15 qershor 2025

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

