-Pëgatiti Zef Ndreka-
Kjo është një nga pikturat më të njohura dhe më të shtrenjta në historinë e artit!
Bëhet fjalë për veprën më të famshme të piktorit austriak me origjinë hebreje, Gustav Klimt:
“Portreti i Adele Bloch-Bauer” realizuar në vitin (1907).
Modelja e portretizuar është Adele Bloch-Bauer, një grua aristokrate hebreje, shumë e pasur dhe e kulturuar, e cila ishte një mbrojtëse e artit dhe muza personale e Klimtit.
Në vitin 1939, pas hyrjes në fuqi të ligjeve racore naziste, pasuria e familjes Bloch-Bauer u shpronësua plotësisht, përfshirë edhe veprat e artit, të cilat u shpërndanë në muze dhe koleksione private.
Familja arriti të emigrojë, përfshirë edhe mbesën më të re, Maria Altmann, e cila u vendos në SHBA. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo nisi një betejë të gjatë dhe të lodhshme ligjore për të rimarrë trashëgiminë e familjes. Vetëm në vitin 2006, pas dekadash përpjekjesh, Austria pranoi të kthente pikturat e Klimtit.
Në moshën gati 90-vjeçare, zonja Altmann vendosi t’i shesë pikturat në ankand në shtëpinë prestigjioze Christie’s, ku vlera e tyre arriti mbi 350 milionë dollarë. Të ardhurat u ndanë ndërmjet trashëgimtarëve të familjes.
Portretin e Adele Bloch-Bauer e bleu miliarderi Ronald Lauder, me kushtin që të ekspozohej përgjithmonë për publikun.
Piktura “Gruaja e Artë” u shit për 155 milionë dollarë, duke mbajtur për disa vite titullin “piktura më e shtrenjtë në botë”.
📍 Piktor: Gustav Klimt
📍 Titulli: “Portreti i Adele Bloch-Bauer”, 1907
📍 Vendndodhja: Galeria e Re, New York

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

