Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Gjon Ded Moriseni – Kënga që ngre një monument nderi në zemër të Lurës dhe Mirditës”

Këngë-homazh nga Gjok Beci dhe Mark Gjoka për figurën emblematike të Gjon Ded Morisenit.

Nga Pirusti News
791 Shikime
SHPERNDAJE
-Përgatiti  Aleksandër NDOJA-

Sapo u njoha me një këngë të munguar për një figurë që lartëson vendlindjen e tij, Lurën, por edhe Mirditën e Lezhën, ku dha një kontribut të tillë që emrin Gjon Ded Moriseni e ka çimentuar në brazdat e kujtesës së breznive.
Në fakt, unë, autori i këtyre radhëve, nuk e kam njohur personalisht Gjon Ded Morisenin, i cili ka shumë vite që është ndarë nga jeta, por emrin e tij e kam dëgjuar në shumë kuvende e biseda. Më ka rastisur shpesh të ma komentojë portretin e tij, një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të viteve ’70, Pal Marka Deda, ndaj dhe mendoja se profili i Gjon Dedës ishte ravijëzuar i plotë në këndvështrimin tim – por nuk paska qenë e vërtetë.

Të krijosh një perceptim të qartë për këtë figurë të historisë, duhet të dëgjosh dhe të ridëgjosh këngën e sapodalë, produkt i dy Mjeshtërve të Mëdhenj të pendës dhe artit: të paharruarit Gjok Beci dhe kantautorit Mark Gjoka.
Në fakt, është vështirë të komentosh tekstin e një pende si Gjok Beci, i cili prej vitesh ka kapërcyer kufijtë e historisë sonë me vargje të papërsëritshme në nivel hymnesh kombëtare, si në Shqipëri, edhe në Dardani.
Por le të mundohemi të kuptojmë figurën e Gjon Ded Morisenit përmes këtyre vargjeve që vetëm Gjok Beci dinte t’i shkruante, dhe vetëm Mark Gjoka mund t’u jepte notat e duhura dhe një muzikalitet të një niveli që nuk ka nevojë për koment.

Ky tekst kënge është një homazh i fuqishëm dhe prekës për Gjon Ded Moisenin, figurë emblemë e Lurës dhe një nga personalitetet që lanë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e qendrës së qytetit të Rrëshenit. Në bashkëpunim të ngushtë me vizionarin e ndërtimit në vitet ’70, Pal Marka Deda, ai bëhet simbol i një epoke zhvillimi, sakrifice dhe përkushtimi ndaj vendit dhe komunitetit. Por Gjon Ded Moriseni punoi dhe në vende të tjera dhe në Lezhë ku la një emër të mirë dhe trashëgëmi të pasur.

Kjo këngë mbart një vlerë të veçantë historike dhe artistike jo vetëm për përmbajtjen e saj, por edhe për autorët e përzgjedhur që i japin peshë të veçantë:
✍️ Teksti nga penda mjeshtërore e Gjok Becit, i shpallur Mjeshtër i Madh, garanton nivel të lartë poetik dhe ndjeshmëri kombëtare.
🎶 Muzika dhe interpretimi nga kantautori i njohur Mark Gjoka, gjithashtu Mjeshtër i Madh, e bën këngën të ngjitet thellë në shpirtin e publikut.

Kënga “Gjon Ded Moriseni” është më shumë se një rrëfim për një burrë të shquar — ajo është një himn për burrërinë, trimërinë, përkushtimin atdhetar dhe rolin udhëheqës që individë si Gjon Deda kanë pasur në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe ndërtimin e identitetit lokal. Refreni që përsëritet me emocion —
“Çiftelia po dridh telin, Shqipja Nane s’e harron kurr, Flamur qe e mbet ki Burr” — është një thirrje që e përjetëson figurën e tij në kujtesën kolektive.

🎖️ Kjo këngë meriton të quhet këngë monument, sepse jo vetëm që nderon një njeri të madh, por edhe ngre lart vlerat që ai përfaqësonte: besën, burrërinë, përkushtimin ndaj atdheut dhe dashurinë për njerëzit.

Ju ftoj ta dëgjoni…

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest