Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Rrumpallëhanja në “cepsheshin e Abatit” nuk ka të ndalur!

Emërtime rrugësh me lapsuse skandaloze, konflikt interesi dhe përçudnim ligjor në Bashkinë Mirditë

Nga Pirusti News
6 452 Shikime
SHPERNDAJE

Rrumpallëhanja në “cepsheshin e Abatit” nuk ka të ndalur. Për disa orë, opinioni u shokua teksa në faqen zyrtare të Bashkisë Mirditë lexoi rastësisht, ose duke e shpërndarë nga njëri te tjetri, lajmin njoftues për mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak që mbahet ditën e mërkurë, datë 30 korrik 2025.

Në pikën 10 të këtij projektvendimi shkruhej si më poshtë:

Projekt-Vendim: “Për ndryshimin e emërimit të rrugës nga ‘Preng Bib Doda 03190044’ në ‘Rruga Frrok Melyshi 03190044’; qyteti Rrëshen, Njësia Administrative Rrëshen.

E them “shkruhej”, pasi disa orë më vonë, duke parë reagime të ashpra me shkrim apo gojarisht, pika 10 tashmë është modifikuar si më poshtë:

Projekt-Vendim: “Për ndryshimin e emërtimit të rrugës nga Rruga ‘Ura e Ndërfushasit – Kryqëzimi i Pazarit‘ ndryshohet në rruga ‘Frrok Melyshi 03190044‘, qyteti Rrëshen, Njësia Administrative Rrëshen, 4601, Bashkia Mirditë.”

Le të bëjmë një analizë të thjeshtë. Padyshim që një rrugë kudo në Rrëshen, Malaj apo gjetkë, e meriton të mbajë emrin e Frrok Melyshit. Por si është e mundur që ky emër të tentohet të vendoset mbi një segment që e ka marrë emrin më 25 mars 2019?

Mund të thuhet se ishte lapsus, por a ka njeri që e beson këtë? Sepse nuk bëhet fjalë për shprehjen e famshme “Të pushkatohet s’ka mundësi, të falet”, por për një tekst të shkruar qartë e shqip, siç është cituar më sipër.

Këtu kërkohet vëmendje në një detaj: citoj – ‘Preng Bib Doda 03190044’ në ‘Rruga Frrok Melyshi 03190044’. Shikoni me vëmendje kodin e rrugës. Ai është i njëjtë. Pra, del qartë mbivendosja, sado më vonë pika 10 e projektvendimit është modifikuar.

Po pas modifikimit ja si është publikimi në faqen e bashkisë… 

Pika 10: “Për ndryshimin e emërtimit të rrugës nga Rruga ‘Ura e Ndërfushasit – Kryqëzimi i Pazarit’, ndryshohet në rruga ‘Frrok Melyshi 03190044’Shikojeni me foto me publikimin aktual.

Pra, edhe me modifikimin e ri që erdhi pas deklarimit të “lapsusit”, kodi shoqërues i emrit me të cilin njihet rruga në sistemin satelitor është i pandryshuar: “03190044”. Edhe më i padituri e di se, nëse ky kod i përket rrugës “Preng Bib Doda” – nga Ura e Ndërfushasit në hyrje të Rrëshenit nga ana e Shkollës Profesionale, siç shkruhet në njoftimin e parë – atëherë ky kod nuk mund ti përkasë rrugës “Ura e Ndërfushasit për në Tregun e Rrëshenit”, sepse natyrisht ajo ka kod tjetër, se nuk ndodh që dy rrugë  të kenë një kod të njëjtë.

Nëse ky projektvendim miratohet ashtu siç është i publikuar ne faqen e bashkisë, inxhinieri përkatës do të bëjë ndërhyrje korrektuese në sistemin Map, tek ADRESARI, duke ju referuar kodit 03190044 të miratuar në Këshill, natyrisht vetë sistemi do të ndryshojë emrin e rrugës nga “Preng Bib Doda” në “Frrok Melyshi”.

Ja pra pse them se rrumpallëhënja në “cepsheshin e Abatit” nuk ka të ndalur, madje duket se ka fituar qytetarinë.

Po le të ndalemi tek figura e Kreut të Kthellës Frrok Melyshi dhe aktiviteti i tij.

Në fund të marsit të vitit 2017, në sallën e Pallatit të Kulturës në Rrëshen, Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani, me propozim të Bashkisë Mirditë, bëri disa vlerësime me tituj të lartë nderi për figura të rëndësishme të Mirditës – ndër ta edhe për kreun e Kthellës, Frrok Melyshi, të cilit i akordoi “Medaljen e Artë të Shqiponjës.”

Duke qenë se bashkia ishte enti propozues në këtë rast, gjithnjë ndiqte një procedurë strikte. Më vjen mirë që në cilësinë e sekretarit të Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe dhënien e titujve të nderit pranë kësaj bashkie, kam pasur fatin të firmos edhe propozimin për  medaljen në fjalë, i bindur në njohuritë e mia për historinë e rëndë e gjakatare që iu rezervua këtij martiri nga diktatura shtazarake e kohës.

E natyrshëm, edhe emërtimi i një rruge në Rrëshen apo kudo tjetër në Mirditë nuk do të ishte asgjë përballë gjenocidit që kanë pësuar këta martirë. Për ta kuptuar më mirë këtë situatë, unë bëj pyetjen retorike:

Kush ishte Frrok Melyshi?

Frrok Melyshi është lindur më 10 gusht 1908 në Malaj të Mirditës. Ai shërbeu si oficer në forcën e xhandarmërisë dhe më parë në Ushtrinë Mbretërore Shqiptare gjatë viteve të pushtimit dhe Luftës së Dytë Botërore (1939–1944). Ai u njoh si figurë me autoritet në komunitetin lokal. për përkushtim ndaj traditës bajrakut dhe besnikëri ndaj Mbretit Zog (u gradua jashtë radhe për shkak të disiplinës dhe integritetit nga vetë Zogu).

Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist e përndoqi duke e ekzekutuar përmes një ngjarje tragjike, që njihet si simbol i dhunës së asaj periudhe mizore.

Pra, bëhet fjalë për një figurë historike vendore me kontribute në aspektin patriotik dhe institucional gjatë periudhës para vitit 1944, që më pas u bë viktimë e realitetit represiv të regjimit komunist.

Ligji për emërtimin e rrugëve dhe përputhshmëria me rastin

Çfarë thotë ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”?
Sipas praktikës ligjore dhe udhëzimeve të brendshme – sidomos Udhëzimi i Ministrisë së Brendshme nr. 1, datë 28.01.2016 – kriteret për emërtimin e rrugëve janë:

  1. Personat që nderohen me emër rruge duhet të kenë vlera të spikatura kombëtare ose vendore, në fusha si arsimi, kultura, shkenca, arti, politika, mbrojtja e atdheut etj.
  2. Personi duhet të jetë i ndjerë.
  3. Emërtimi të mos krijojë konflikt interesi apo ndasi politike, fetare apo etnike.
  4. Të shmangen përsëritjet – të mos ketë emra të njëjtë në të njëjtën njësi administrative.
  5. Mund të përdoren emra toponimikë, historikë, gjeografikë etj.

Përmbledhje në tabelë për rrugën me kod 03190044

Kriteri Përputhshmëria Vlerësimi
Person i ndjerë Po
Kontribut i rëndësishëm vendor Po
Kontribut kombëtar Po
Konflikte social-politike Jo
Emri nuk është përdorur më parë Jo
Lidhje farefisnore me kryetarin aktual Po

Konflikt interesi

Lind pyetja: Kush e orienton kështu Kryetarin e Bashkisë, apo është vetëm egoja personale?

Çfarë do të kishte ndodhur sikur kryetarët në radhë, duke filluar nga Pashk Biba, Gjon Pjetri, Preng Toma, Marie Biba, Gjon Dedaj, Ndue Gega, Ndrec Dedaj por edhe shumë kryetarë të Bashkisë Rubik dhe ish-komunave, të vendosnin emrat e familjarëve të tyre nëpër rrugë, qoftë edhe të fisit?

Kjo është një shkelje e hapur, që Kryetari Albert Melyshi të firmosë një vendim të tillë – për këdo të merituar, por që ka mbiemrin e tij. Duhet që, përtej skandalit amatoresk të procedurës së projektvendimit të mësipërm, emri Frrok Melyshi të përjetësohet në rrugë apo sheshe, por kryetari aktual t’ia lërë amanet pasardhësit, kushdo qoftë ai, për të çuar në fund këtë proces.

Jam i bindur se vetë legjenda Frrok Melyshi nuk do të ndihej rehat nga kësi lloj çokash që ndokush është munduar t’ia bëjë kryetarit.

Apo jo të nderuar këshilltarë të Këshillit Bashkiak Mirditë?

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest