Në këtë kthesë të mprehtë, në zemër të një rruge që sot duket e qetë dhe pa asnjë pllakë përkujtimore, më 12 qershor 1995, ndaloi përgjithmonë fryma e jetës për gjashtë bashkëqytetarë mirditorë.
Një aksident i rëndë me një makinë tip IFA la pas dhimbje, lot dhe kujtime të pashlyera në kujtesën e komunitetit mirditor dhe më gjerë. Ky aksident la gjurmë që nuk harrohen!
Mobilizim dhe përkushtim i jashtëzakonshëm
Në atë ditë të rëndë, personeli mjekësor i spitalit të Rrëshenit u gjend në gatishmëri të plotë. Me përkushtim dhe profesionalizëm, ata arritën të shpëtonin jetën e pasagjerëve të mbijetuar, njëlloj si 50 vite më parë, kur përballuan tragjedinë e studentëve tropojanë me tre viktima.
Aktiviteti i organizuar me rastin e 50-vjetorit të asaj tragjedie tregoi vlerat njerëzore dhe humane që bashkojnë mirditorët dhe tropojanët.
Por për aksidentin në Gëziq, përse flitet kaq pak, apo aspak?
Nga kujtimet e një dëshmitari dhe drejtuesi mjekësor
Si atëherë kur drejtoja Spitalin e Rrëshenit, kujtoj qartë datën 12 qershor 1995, kur në afërsi të shkollës së Gëziqit, një aksident tragjik mori jetën e gjashtë personave. Reagimi ynë ishte i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm.
U realizuan:
- Manipulimi i plagëve dhe ndërhyrje kirurgjikale në kohë rekord
- Reanimimi i të plagosurve rëndë
- Përgatitja e 11 pacientëve për transport me helikopter drejt Tiranës, të shoqëruar me personel mjekësor, perfuzione dhe gjak
Ekipi që sfidoi vdekjen
Mobilizimi i mjekëve dhe infermierëve ishte një shembull i rrallë profesionalizmi dhe humanizmi:
- Dr. Gjovalin Bushi – Kirurg i talentuar
- Dr. Bardhok Doda – Kirurg me përvojë
- Preng Simoni – Reanimator i aftë
- Dr. Zef Prenga, Dr. Simon Kala, Dr. Pjetër Pjetri, Dr. Fran Biba, Dr. Kol Doda (i ndjeri)
- Dhjetëra punonjës të tjerë nga pavionet, urgjenca, radiologjia, laboratori, salla e operacionit dhe pika e gjakut
Mirënjohje e veçantë për të ndjerin Rasim Marku, i cili me ambulancën e tij kontribuoi pa u lodhur. Po atë ditë, helikopteri u ul 11 herë në fushën e sportit të Rrëshenit për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt shpëtimit.
Spitali i Rrëshenit – një vatër shprese
Ky aksident mbetet dëshmi e shpirtit të sakrificës, përkushtimit dhe humanizmit të personelit shëndetësor.
Në një kohë me burime të kufizuara, Spitali i Rrëshenit u shndërrua në një qendër jete, ku mjekët dhe infermierët punuan pa orar dhe me guxim për të shpëtuar jetët në rrezik.
Falë reagimit të shpejtë, 11 të plagosur i mbijetuan tragjedisë.
Një fitore e jetës përballë vdekjes!
Nderim për viktimat dhe ata që bënë të pamundurën
Në këtë përvjetor, përkulemi me respekt për gjashtë personat që humbën jetën në atë kthesë pa emër, por me histori të rëndë.
🕯 Dritë u bëftë shpirti i tyre!
🤍 Nderim bluzave të bardha që u bënë mburojë jete!
Dr. Xhovalin Leka

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

