Shkruan: Reshat Sahitaj
Ne, kemi dhënë prova që jemi popull me veprime instiktive të çastit. Bindjen se diçka është mirë ose keq i formojmë aty për aty, pa e analizuar problemin se çka është sot mirë, a do jetë mirë edhe nesër.
Nga raporti i Dick Martit tek Gjykata Speciale
Pas raportit të Dik Martit (2010), e shoqëroja kryetarën e Senatit të Belgjikës, zonjën Anne Marie Lizin gjatë vizitës zyrtare të saj në Tiranë. Tema e bisedës ishte që të krijohej një grup i vogël ekspertësh për të demantuar raportin e Dik Martit.
Zonja Anne Marie Lizin tregonte se Dick Marti është në shërbim të Rusisë dhe të Serbisë. Ajo na thoshte se raporti i Dik Martit do të ketë pasoja negative në të ardhmen e shtetit tonë. Asokohe në pushtet ishte Sali Berisha, i cili nuk e pranoi zonjën Lizin.
Raporti i Dick Martit mori përkrahjen e zyrtarëve të shumtë nga BE dhe SHBA, kurse në Kosovë dhe në Shqipëri merrej si asgjë. Në bazë të këtij raporti, u vendos krijimi i Gjykatës Speciale.
Gjykata Speciale u themelua sepse asnjë gjykatës shqiptar nuk kishte guxim të merrej me dosje të tilla për të dyshuarit për krime lufte.
Presioni ndërkombëtar dhe heshtja diplomatike
Kosova u detyrua të pranonte krijimin e Gjykatës Speciale, për t’i treguar BE dhe SHBA-së se ne do t’i dërgojmë para drejtësisë të gjithë të dyshuarit për krime lufte nga 1998-2000.
Rusia, e përkrahur nga Serbia, kishte vënë kusht që, nëse Kosova nuk e pranon themelimin e një Gjykate Speciale, atëherë kjo të krijohej nga OKB-ja dhe Rusia ta kishte në mbikëqyrje.
Pasi diplomacia kosovare nuk bëri asgjë për të kundërshtuar raportin e Dik Martit, Kosova u detyrua të pranonte, për të treguar para SHBA dhe BE-së se jemi shtet demokratik.
Gabimi i vitit 2015
Gabimi i deputetëve injorantë ose të shitur ishte se, më 2015, e aprovuan duke nënshkruar që do të dalin para gjyqit të gjithë shqiptarët e dyshuar për krime lufte, pa kërkuar që të dalin edhe serbët e dyshuar.
Më 2019, deputeti Pal Lekaj, nga foltorja e Kuvendit, kërkoi që të dalin para drejtësisë edhe serbët e dyshuar për krime, por zëri i tij nuk gjeti përkrahje nga askush në Parlamentin e Kosovës.
Ndryshimi i rrethanave
Tani rrethanat kanë ndryshuar. Ardhja e Trump-it në pushtet ka ndikuar që Tribunalit të Hagës t’i bie prestigji dhe autoriteti.
Dalja masive në protestën e 7 gushtit ka efekt pozitiv.
📚 Më gjerësisht për këtë temë, lexoni artikujt e mi të botuar në «Kosova Sot» gjatë viteve 2010-2020.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

