Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Rrugët e Mirditës dhe ligji i harruar: kush duhet të nderohet me emër?

Figura kombëtare ka me dhjetëra, ligji është i qartë

Nga Pirusti News
7 657 Shikime
SHPERNDAJE

Prej disa kohësh, opinioni publik në Mirditë është përfshirë nga debate të vazhdueshme në Këshillin Bashkiak, lidhur me emërtimin e disa rrugëve në territorin e bashkisë.

Në fakt, për të shmangur të tilla debate – miratime apo mosmiratime, zgjidhja është krejt e thjeshtë: mjafton t’i referohemi ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Ky ligj përcakton qartë se:

  • Personat që nderohen me emër rruge duhet të kenë vlera të spikatura kombëtare ose vendore, në fusha si arsimi, kultura, shkenca, arti, politika, mbrojtja e atdheut etj.
  • Sipas nenit 9, pika 1.7 (b) – në pikën 4 (kriteret dhe kufizimet) thuhet:
    Nuk mund të vendoset emri i një personi pa kaluar të paktën 5 vite nga vdekja (kriter i marrë edhe nga praktika ligjore ndërkombëtare).”
  • Po aty theksohet qartë edhe konflikti i interesit, ku ligji citon:
    “Një vendim për emërtimin e një rruge ose sheshi me emrin e një pjsëtari të familjes apo farefisi të kryetarit bie nën këtë kategori, sepse kryetari përfiton indirekt nga emërtimi, për arsye sentimentale, reputacioni familjar ose ndikim publik.”

Pra, mjafton që vendimmarrësit të konsultohen me zyrat juridike të tyre për zbatimin e ligjit, dhe kjo çështje nuk do të sillte asnjë problem apo tension në opinion, madje pa pasur nevojë për “aktrime” sentimentale që morën kritika në ndonjë rast dhe nga këshilltarë të maxhorancës duke evidentuar mosrespektim të fjalës së dhënë për  hapje rruge, e jo për emërtim rruge.

Rasti në fjalë nuk ka nevojë për lëmoshë, por për mirënjohje të vërtetë. I ndjeri meriton mirenjohje shumë, madje shumë më shumë se sa vendosja e emrit në pesë metra rrugë diku në cepe, por me çfar u pa në atë mbledhje, padyshim ishte një proces krejtësisht joligjor, që ligji e rrëzon sapo del nga dera.
Dhe kulmi….Propozuesi del “i larë”, duke hedhur nga goja vetëm një fjali:
Unë e bëra, por pati kundërshtarë…
Ironia është se në vend të për të mbrojtur të drejtën, kemi Pons-Pilatë modernë që lajnë duart dhe kaq..

Mirdita, ndërkohë, ka dhënë ndër shekuj figura të shquara që kanë nderuar kombin dhe trevën. Ka aq shumë personalitete lapidare, sa rrugët dhe sheshet nuk do mjaftonin për t’i përjetësuar të gjithë.

Më poshtë, për ilustrim, po renditet një listë emrash emblematikë  e cila mbetet e hapur për sugjerime nga qytetarë të thjeshtë, intelektualë, njerëz të artit, kulturës dhe historiografisë.

Vijojmë me listën:

  • Frang Bardhi – Ipeshkëv, shkrimtar dhe autor i fjalorit të parë të gjuhës shqipe (1635).
  • Gjon Gazulli – Humanist, matematikan dhe diplomat i njohur i shek. XV.
  • Aleksandër Moisiu – Aktor me famë botërore, me origjinë shqiptare.
  • Preng Marka Prenga – Bajraktar i Oroshit, figurë udhëheqëse e Mirditës.
  • Ndre Mjeda – Poet dhe klerik i madh, i quajtur “babai mirditas” i letërsisë.
  • Zefi i Vogël – Luftëtar dhe figurë popullore e qëndresës mirditase.
  • Shteti i Arbërit – Simbol i hershëm i shtetformimit shqiptar në trojet e Arbërit.
  • Bib Dod Melyshi – bajraktar dhe drejtues ushtarak i njohur i Mirditës, udhëheqës në kohë të vështira.
  • Preng Pjetër Filopati, ndër mësuesit e parë në Mirdite.
  • Kol Picaku, mësues i mirënjohur nga vitet 40 e në vazhdim.
  • Akademik Mark Arapi – personalitet i arsimit, mësues i shquar i matematikës që edukoi breza me dije, kulturë dhe vlera.
  • Pal Marka Deda – Personalitet historik i lidhur me ndërtimin e qendrës së qytetit Rreshen dhe një sërë objektesh social-kulturore në vitet 70-ta.
  • Dode Pervuka – Patriot dhe port-hokatar i shquar i Mirditës, i pushkatuar nga regjimi komunist. 
  • Pjetër Mjeku – Atëdhetar i shquar nga trevat mirditase.
  • Petro Marko – Shkrimtar realist, me origjinë nga Mirdita.
  • Agim Doçi – Poet e tekstshkrues i njohur i këngës shqiptare. (të shihet kur mbush pesë vite në amshim)
  • Pjetër Qeli i Lukës – Një ndër figurat e shquara të trevës së Fanit.
  • Preng Tuc Doda – derë e parë e Fanit, shembull i udhëheqjes patriotike në Mirditë.
  • Preng Toma – Personalitet i dalluar, ish drejtues ne pushtetin vendor dhe ekipit te volejbollit të Mirdites.
  • Mbreti Bato i Pirustëve – Udhëheqës i fisit ilir të pirustëve, simbol i lashtësisë.
  • Terenc Toçi – Veprimtar i çështjes kombëtare, organizator i Kuvendit të Fanit (1911) kryetar i qeverisë së Kimzës.
  • Hasan Hasani (Perkolaj) – Shkrimtar i shquar i Kosovës  me origjinë nga Fani.
  • Tuc Boçi – Luftëtar mirditas i shquar.
  • Marko Boçari – Hero i njohur i luftës greko-osmane, me origjinë shqiptare.
  • Bib Dod Pasha – Një ndër udhëheqësit më të njohur të Mirditës në shek. XIX.
  • Gjon Marka Gjoni – Kapidan i Mirditës, udhëheqës me ndikim kombëtar.
  • Zef Ndoc Ndreca – Patriot e luftëtar i njohur i Mirditës.
  • Preng Markola – Figurë udhëheqëse mirditase.
  • Preng Jakova – Kompozitor i shquar i operës shqiptare.
  • Kol Jakova – Shkrimtar dhe dramaturg i njohur shqiptar.
  • Gjok Dod Lleshi (i Spaçit) – Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës (1920).
  • Dom Prend Qefalia – Prift i Kaçinarit, figurë fetare e respektuar, por e harruar pasi ju bë gjyq ordiner ne vitin 1967.
  • Vëllezërit Blinishti – Familje feudale shqiptare me rol në mesjetë.
  • Kuvendi i Shpalit – Kuvend historik i Mirditës.
  • Pjetër Perlati – Luftëtar shqiptar i njohur i kohës së Skënderbeut.
  • Preng Lekunda – Aktor, artist i merituar në dramaturgjinë shqiptare.
  • Indrit Cara – Hero i Luftës së Kosovës (1999).
  • Dervish Cara – Udhëheqës i kryengritjes shqiptare në Tetovë kundër Perandorisë Osmane (1844).
  • Gjashtë Gjikolajt – Familje e shquar e trevës mirditase. Zhdukur pa gjurme gjate arratisjes nga komunizmi.
  • Ambroz Marlaskaj – Rektor i Universitetit Katolik të Romës, me origjinë mirditase.
  • Agim Ramadani – Hero i Kosovës, me origjinë nga Kaçinari i Mirditës.
  • Kol Toma i Velës – Figurë e respektuar e zonës së Velës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest