Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ekspozita “Tea and Poetry” në Tiranë – Një mbrëmje intime me art dhe fjalë

Fjalë që prekin zemrën, poezi që bashkojnë shpirtra

Nga Pirusti News
13 965 Shikime
SHPERNDAJE

Në një atmosferë intime, të ngrohtë dhe plot frymëzim, u mbajt mbrëmë ekspozita “Tea and Poetry”, ku mblodhi së bashku dashamirës të poezisë dhe artit, në një event që festoi bukurinë e fjalës së shkruar dhe fuqinë e ndarjes së emocioneve.

Organizuar në një ambient të dekoruar me finesë dhe kuruar në një stil japonez, vizitorët u ftuan të eksplorojnë një koleksion poetik që prekte tema si dashuria, natyra, humbja, shpresa dhe qetësia shpirtërore.

Poezitë ishin të ekspozuara në formë instalacionesh të veçanta, të shtypura në letra dhe të varura në mur, duke krijuar një ndërthurje elegante mes fjalës dhe estetikës vizuale.

Poetët pjesëmarrës

Në këtë aktivitet morën pjesë poetë të rinj dhe emra të njohur si:

  • Arjola Zadrima
  • Xhevahir Spahiu
  • Albi Lushi
  • Xhoana Hudhra
  • Adelina Pali
  • Rei Hodo
  • Olimbi Velaj
  • Luna Murati
  • Arife Haliti
  • Dario Haruni
  • Ermir Nika
  • etj.

Poezia që lidhi zemrat me fjalën

Në qendër të eventit ishte leximi i poezive “live” nga aktorët profesionistë, vetë autorët dhe lexues të ftuar. Ky moment solli një ndjenjë të thellë intimiteti dhe lidhjeje mes fjalës dhe dëgjuesit.

Ky aktivitet i ktheu kokën publikut të Tiranës nga poezia, leximi dhe arti i fjalës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest