Adhuruesit e qiellit dhe vëzhgimit të yjeve do të kenë një surprizë të veçantë këtë muaj. Pesë planetë të sistemit tonë diellor po shfaqen njëkohësisht, në atë që astronomët e quajnë paradë planetësh ose rreshtim planetar.
Nga Toka, me sy të lirë mund të dallohen lehtësisht Venera, Jupiteri dhe Saturni, ndërsa Urani dhe Neptuni kërkojnë dylbi apo teleskop për t’u parë më qartë. NASA shpjegon se këto dukuri ndodhin sepse të gjithë planetët orbitojnë Diellin në një plan pothuajse të sheshtë, duke krijuar përshtypjen e një vije të drejtë në horizont.
Një element që e bën këtë muaj edhe më të veçantë është mundësia e rrallë për të parë Merkurin, i cili zakonisht qëndron shumë pranë Diellit dhe është i vështirë për t’u dalluar. Duke nisur nga 17 gushti, planeti më i vogël i sistemit tonë do të shihet për disa ditë para lindjes së Diellit, përpara se të fshihet sërish drejt fundit të muajit.
Sipas ekspertëve, planeti duhet të ngrihet disa gradë mbi horizont për të qenë i dukshëm, ndërsa pozicioni më i mirë për vëzhgim është rreth 10 gradë ose më shumë mbi horizontin lindor, pak para agimit.
Ky rreshtim qiellor është një shans i veçantë për dashamirësit e astronomisë, pasi pas këtij muaji, nuk do të ketë më një paradë të ngjashme përveçse këtëe vit, pra në vitin 2025.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

