Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Nën Dritën e Fjalës” – Tirana bëhet qendra e letërsisë shqiptare!

Nga Pirusti News
943 Shikime
SHPERNDAJE

Një lajm i gëzueshëm për të gjithë dashamirësit e letërsisë shqiptare! Poetja e mirënjohur Adelina Pali, njëkohësisht piktore dhe zë i fuqishëm i artit bashkëkohor, sjell një risi kulturore me rëndësi kombëtare: themelimin e Festivalit Kombëtar Letrar “Nën Dritën e Fjalës”, i cili do të organizohet çdo vit në zemër të Tiranës.

Si organizatore e këtij eventi të rëndësishëm, Pali synon të krijojë një hapësirë të re ku fjala artistike të marrë vëmendjen që meriton, duke afruar autorë, lexues, kritikë dhe artdashës nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

Festivali do të jetë një urë komunikimi mes brezave letrarë, një skenë ku do të promovohen vlera të reja, si dhe një platformë ku letërsia bashkëkohore shqiptare do të vijë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun.

 “Nën Dritën e Fjalës” pritet të kthehet në një ngjarje të përvitshme që do të vendosë Tiranën në qendër të hartës kulturore të vendit!

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest