Meteoriti marsian NWA 16788, me peshë 25 kilogramë, është shitur në një ankand të organizuar nga Sotheby’s në New York, duke u bërë meteoritin më të shtrenjtë të Marsit i shitur ndonjëherë në publik. Ky objekt unik kozmik ka thyer çdo rekord të mëparshëm, duke tërhequr interesin e koleksionistëve dhe pasionantëve të hapësirës nga e gjithë bota.
Sipas ekspertëve, meteoriti është rezultat i një përplasjeje të fuqishme në Mars me një asteroid, që e nxori jashtë sipërfaqes së planetit të kuq. Pas kësaj ngjarjeje, ai udhëtoi mbi 225 milionë kilometra në hapësirë, derisa përfundoi në Tokë, ku u identifikua si fragment marsian.
Përpara ankandit, NWA 16788 ishte pjesë e një ekspozite në Agjencinë Hapësinore Italiane në Romë, duke ngjallur kureshtjen e vizitorëve si një nga provat më të prekshme të ekzistencës së objekteve jashtëtokësore në planetin tonë.
Identiteti i blerësit mbetet ende i panjohur, duke shtuar një element misteri. Megjithatë, besohet se bëhet fjalë për një koleksionist privat ose një institucion shkencor që synon ta ruajë dhe studiojë këtë fragment të rrallë të historisë kozmike.
pirustinews.com

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

