Udhëtimi në Mirditë nis natyrshëm nga porta e parë: Kisha e Shëlbuemit në Rubik – një monument me shekuj histori, e rrëfyer aq bukur për “Klan Explorer” të gazetares Anisa Kerraba, nga historiani i apasionuar Julian Vlashi.
Më tej, Nik Nikolli të çon përmes Info-Kullës, në një Mirditë të shndërruar në miniaturë sipas vizionit të Marianne Graf, pasuar nga Muzeu Etnografik në Qendrën Kulturore Mirditë, i realizuar me përkushtim disa vite më parë. Aty gjallon historia, e ndërthurur me ansamblin që mbart zëra brilantë si Kol Zefi, Marjan Lleshaj, Kastriot Kola e shumë të tjerë, si dhe me punën e palodhur e plot profesionalizëm të Drane Fizi – ruajtëses besnike të traditës shekullore të veshjes mirditore.
Në Kodër-Spaç, mes kullave 170–400-vjeçare të Zef Ndocit, historia dhe bujaria “ulen këmbëkryq”, siç shprehet gazetarja Kerraba. Përballë, në Orosh, të pret kumti i Abat Doçit, jehona e benediktinëve mijëravjeçarë dhe rrënojat e dikurshme të sarajeve të dinastisë së Markagjonëve.
Të gjitha këto, e shumë më tepër, vijnë të gjalla në emisionin që nuk duhet humbur: “Klan Explorer”, që ditë më parë ndaloi në Mirditë.
Kliko ne linkun “shiko ne Yotube, mbi sfondin e zi
A, Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

