Paris, 29 shtator – Një histori frymëzimi dhe pasioni po shkruhet nga një vajzë e re shqiptare. Sarita Gjini, vetëm 19 vjeçe, e lindur dhe rritur në Lezhë, ka bërë realitet ëndrrën e saj duke marrë pjesë në një nga ngjarjet më prestigjioze të modës në botë, Paris Fashion Week.
Me koleksionin e titulluar “Breath of Blossoms”, krijuesja e re prezantoi një seri dizajnesh unike, të gjitha të punuara me dorë dhe të realizuara me material leshi. Koleksioni mbart një frymë të freskët dhe një mesazh të qartë: bashkimi i traditës me elegancën bashkëkohore.
“Breath of Blossoms” solli në pasarelë një ndërthurje të linjave moderne me ngjyrat dhe teksturat natyrale, duke sjellë një estetikë që përçon butësi, forcë dhe identitet. Çdo veshje është një tregim i vogël i përkushtimit dhe pasionit të saj për artin e modës – një pasion që, në këtë moshë të re, tashmë po gjen jehonë ndërkombëtare.
Lindita Kokaj

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

