Nikollë Loka lindi në Sang të Mirditës më 25 mars 1960. Është diplomuar për mësuesi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka përfunduar master në pedagogji në Universitetin e Tiranës dhe doktoraturë në histori arsimi në të njëjtin universitet.
Ka punuar si mësues dhe drejtor në shkollën e mesme Klos në Mirditë, inspektor arsimi në rrethin e Mirditës, më pas mësues në një shkollë të mesme në Tiranë dhe pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Aktualisht banon në Tiranë.
Nikollë Loka është autor i dhjetë vëllimeve poetike në gjuhën shqipe dhe i tre vëllimeve poetike në italisht (dy prej të cilave me bashkautorë). Është përfshirë në antologjinë “Poezia bashkëkohore shqiptare”, botimet “L’Harmattan”, Paris 2024. Përveç në shqip, poezitë e tij janë publikuar në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, suedisht dhe maqedonisht.
Ka qenë i ftuar në emisione televizive e radiofonike kushtuar letërsisë. Ka shërbyer si redaktor dhe recensues i disa veprave letrare, kryesisht në poezi. Është fitues i shumë çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit, si dhe anëtar i disa shoqatave letrare kombëtare e ndërkombëtare.
Nikollë Loka është përfshirë në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501–2001, botimet “Faik Konica”, Prishtinë 2003; në antologjinë poetike “33 vjet poezi shqipe (1991–2023)”, botimet “Fiorentia”, Shkodër 2023; në Enciklopedinë e poetëve bashkëkohës të gjuhës italiane, “Aletti Editore”, Romë 2021; si dhe në Fjalorin Enciklopedik të Mirditës, botimet “Emal”, Tiranë 2021.
Veprat poetike
- “Njerëz që plaken udhëkryqeve”, botimet “Mirdita”, 1998
- “Koha e shkelur”, botimet “Mirdita”, 1999
- “Larg Atdheut”, botimet “Mirdita”, 2001
- “Një hark ylberi”, botimet “Emal”, 2013
- “Koha tjetër”, botimet “Geer”, 2015
- “Un arco dell’arcobaleno”, botimet “Emal”, 2017
- “Natën kapërceje pa leje”, botimet “Gazulli”, 2017 — fitues i çmimit letrar “Din Mehmeti”, Gjakovë 2018
- “Mallkimi i Rozafës”, botimet “Emal”, Tiranë 2019
- “Ishulli i fjalëve”, botimet “Emal”, 2020
- “Ti, dielli im i vranët”, botimet “Emal”, 2024
- “Oltre il mare – Përtej detit”, botimet “Emal–Veliero”
Ka marrë pjesë me 15 poezi në librin poetik “Gherbino”, së bashku me pesë poetë italianë, botuar nga shtëpia botuese “Aletti Editore”, Romë 2014; si dhe në vëllimin “Oltre il mare” (bashkautor), “Veliero Edizioni–Emal”, Cirò Marina, Kalabri–Tiranë 2020.
Pjesëmarrje në antologji poetike ndërkombëtare
- “Poetry from Balkans”, “Inner Child Press”, New Jersey, USA
- “Amarati Poetic Prism” (2018, 2019, 2020), Vijaywada, Andhra Pradesh, Indi
- “Atunis Galaxy Anthology 2019”
- “Popoli e diritti violate”, “Pellicanolibri”, Romë 2020
Është përzgjedhur për botim në dhjetëra konkurse ndërkombëtare të organizuara nga shtëpia botuese “Aletti Editore”, Romë, si:
“Il Federiciano” (1913–2020), “Salvadore Quasimodo” (2017–2018), “Tra un fiore colto e l’altro donato” (2015–2020), “Il Tiburtino” (2017–2020), “Habere Artem” (2011), “Parole in fuga” (2017–2020), “La panchina dei versi” (2018–2020) etj.
Çmime dhe vlerësime letrare
- Çmimi i parë në seksionin për të huajt, Festival Ndërkombëtar “Annaeas Lucius Seneca”, Bari 2025
- Çmimi i parë për librin monografik, konkursi i gazetës “Dielli”, Nju Jork 2019
- Çmimi i parë, Takimet poetike të mërgatës, Prishtinë 2016
- Çmimi i parë, Festival Mbarëkombëtar i Poezisë, Besjanë 2017
- Çmimi “Din Mehmeti”, Mitingu XXXIV poetik, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë 2018
- Çmimi i parë, “Flaka e Janarit”, Pejë 2018
- Çmimi i parë, “La gentilezza e la pace in versi”, Foggia 2025
- Çmimi “Naim Frashëri”, Festival Kombëtar i Poezisë, Fushë Kosovë 2025
- Çmimi i dytë, “Terra Lontana”, Kalabri 2017
- Çmimi i dytë, “Muza poetike Budiane”, Burrel 2019
- Çmimi i Senatit Akademik, “Ciò che Caino non sa”, Foggia 2025
- Dëshmi e meritës, Premio Letterario “Corona”, III Edizione, 2018
- Dëshmi e meritës, Festival Ndërkombëtar “Terre Lontana”, Itali 2017
- Dëshmi speciale e meritës, Festival “Patricia Graciani”, Gioia dei Marsi, Itali 2017
- Dëshmi nderi, Premio Letterario “Corona”, IV Edizione, 2019
- “Amarati Poetic Prism” (2018, 2019), Vijaywada, Indi
- Dëshmi nderi, Premio Letterario “Corona”, V Edizione, 2020
- Çmim special, Premio Letterario “Corona”, III Edizione, 2021
- Çmim special, “Mediterranean Poetry”, Romë 2021
- Vendi i katërt, Premio Internazionale di poesia “Cultura di Mediterraneo”, Roma 2023
- Çmim special “Mahsa Amini”, “Ciò che Caino non sa”, Foggia 2024
- Çmim special në konkursin poetik, Anzio, Itali 2024
- Çmim special i meritës, Festival Ndërkombëtar i Poezisë dhe Tregimit të Shkurtër, edicioni XI, Montignano–Senigallia–Ankona, Itali 2025

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

