Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nikollë Loka, poet, studiues dhe fitues i dhjetëra çmimeve letrare kombëtare e ndërkombëtare

Jeta, veprimtaria arsimore e krijimtaria letrare e një autori që e ktheu poezinë shqiptare në urë kulturore ndërkombëtare

Nga Pirusti News
379 Shikime
SHPERNDAJE

Nikollë Loka lindi në Sang të Mirditës më 25 mars 1960. Është diplomuar për mësuesi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka përfunduar master në pedagogji në Universitetin e Tiranës dhe doktoraturë në histori arsimi në të njëjtin universitet.

Ka punuar si mësues dhe drejtor në shkollën e mesme Klos në Mirditë, inspektor arsimi në rrethin e Mirditës, më pas mësues në një shkollë të mesme në Tiranë dhe pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Aktualisht banon në Tiranë.

Nikollë Loka është autor i dhjetë vëllimeve poetike në gjuhën shqipe dhe i tre vëllimeve poetike në italisht (dy prej të cilave me bashkautorë). Është përfshirë në antologjinë “Poezia bashkëkohore shqiptare”, botimet “L’Harmattan”, Paris 2024. Përveç në shqip, poezitë e tij janë publikuar në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, suedisht dhe maqedonisht.

Ka qenë i ftuar në emisione televizive e radiofonike kushtuar letërsisë. Ka shërbyer si redaktor dhe recensues i disa veprave letrare, kryesisht në poezi. Është fitues i shumë çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit, si dhe anëtar i disa shoqatave letrare kombëtare e ndërkombëtare.

Nikollë Loka është përfshirë në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501–2001, botimet “Faik Konica”, Prishtinë 2003; në antologjinë poetike “33 vjet poezi shqipe (1991–2023)”, botimet “Fiorentia”, Shkodër 2023; në Enciklopedinë e poetëve bashkëkohës të gjuhës italiane, “Aletti Editore”, Romë 2021; si dhe në Fjalorin Enciklopedik të Mirditës, botimet “Emal”, Tiranë 2021.

Veprat poetike

  • Njerëz që plaken udhëkryqeve”, botimet “Mirdita”, 1998
  • “Koha e shkelur”, botimet “Mirdita”, 1999
  • “Larg Atdheut”, botimet “Mirdita”, 2001
  • “Një hark ylberi”, botimet “Emal”, 2013
  • “Koha tjetër”, botimet “Geer”, 2015
  • “Un arco dell’arcobaleno”, botimet “Emal”, 2017
  • “Natën kapërceje pa leje”, botimet “Gazulli”, 2017 — fitues i çmimit letrar “Din Mehmeti”, Gjakovë 2018
  • “Mallkimi i Rozafës”, botimet “Emal”, Tiranë 2019
  • “Ishulli i fjalëve”, botimet “Emal”, 2020
  • “Ti, dielli im i vranët”, botimet “Emal”, 2024
  • “Oltre il mare – Përtej detit”, botimet “Emal–Veliero

Ka marrë pjesë me 15 poezi në librin poetik “Gherbino”, së bashku me pesë poetë italianë, botuar nga shtëpia botuese “Aletti Editore”, Romë 2014; si dhe në vëllimin “Oltre il mare” (bashkautor), “Veliero Edizioni–Emal”, Cirò Marina, Kalabri–Tiranë 2020.

Pjesëmarrje në antologji poetike ndërkombëtare

  • “Poetry from Balkans”, “Inner Child Press”, New Jersey, USA
  • “Amarati Poetic Prism” (2018, 2019, 2020), Vijaywada, Andhra Pradesh, Indi
  • “Atunis Galaxy Anthology 2019”
  • “Popoli e diritti violate”, “Pellicanolibri”, Romë 2020

Është përzgjedhur për botim në dhjetëra konkurse ndërkombëtare të organizuara nga shtëpia botuese “Aletti Editore”, Romë, si:
“Il Federiciano” (1913–2020), “Salvadore Quasimodo” (2017–2018), “Tra un fiore colto e l’altro donato” (2015–2020), “Il Tiburtino” (2017–2020), “Habere Artem” (2011), “Parole in fuga” (2017–2020), “La panchina dei versi” (2018–2020) etj.

Çmime dhe vlerësime letrare

  • Çmimi i parë në seksionin për të huajt, Festival Ndërkombëtar “Annaeas Lucius Seneca”, Bari 2025
  • Çmimi i parë për librin monografik, konkursi i gazetës “Dielli”, Nju Jork 2019
  • Çmimi i parë, Takimet poetike të mërgatës, Prishtinë 2016
  • Çmimi i parë, Festival Mbarëkombëtar i Poezisë, Besjanë 2017
  • Çmimi “Din Mehmeti”, Mitingu XXXIV poetik, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë 2018
  • Çmimi i parë, “Flaka e Janarit”, Pejë 2018
  • Çmimi i parë, “La gentilezza e la pace in versi”, Foggia 2025
  • Çmimi “Naim Frashëri”, Festival Kombëtar i Poezisë, Fushë Kosovë 2025
  • Çmimi i dytë, “Terra Lontana”, Kalabri 2017
  • Çmimi i dytë, “Muza poetike Budiane”, Burrel 2019
  • Çmimi i Senatit Akademik, “Ciò che Caino non sa”, Foggia 2025
  • Dëshmi e meritës, Premio Letterario “Corona”, III Edizione, 2018
  • Dëshmi e meritës, Festival Ndërkombëtar “Terre Lontana”, Itali 2017
  • Dëshmi speciale e meritës, Festival “Patricia Graciani”, Gioia dei Marsi, Itali 2017
  • Dëshmi nderi, Premio Letterario “Corona”, IV Edizione, 2019
  • “Amarati Poetic Prism” (2018, 2019), Vijaywada, Indi
  • Dëshmi nderi, Premio Letterario “Corona”, V Edizione, 2020
  • Çmim special, Premio Letterario “Corona”, III Edizione, 2021
  • Çmim special, “Mediterranean Poetry”, Romë 2021
  • Vendi i katërt, Premio Internazionale di poesia “Cultura di Mediterraneo”, Roma 2023
  • Çmim special “Mahsa Amini”, “Ciò che Caino non sa”, Foggia 2024
  • Çmim special në konkursin poetik, Anzio, Itali 2024
  • Çmim special i meritës, Festival Ndërkombëtar i Poezisë dhe Tregimit të Shkurtër, edicioni XI, Montignano–Senigallia–Ankona, Itali 2025

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest