Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Naim Frashëri – bilbili i gjuhës shqipe që mbetet i përjetshëm në kujtesën kombëtare

Referuar: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Nga Pirusti News
380 Shikime
SHPERNDAJE

Në kuadër të 125-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, më 20 tetor 2025, prof. asoc. dr. Rovena Vata Mikeli, punonjëse shkencore e Departamentit të Studimeve Letrare pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor të organizuar nga Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në këtë veprimtari, , prof. asoc. dr. Rovena Vata Mikeli prezantoi kumtesën me titull “Naim Frashëri në letrat shqipe”, një përmbledhje e së cilës është sjellë nga vetë Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Në këtë ditë simbolike për kulturën kombëtare, u kujtua me nderim dhe mirënjohje figura e poetit kombëtar, mendimtarit dhe iluministit Naim Frashëri, i cili i dha frymë rilindjes shpirtërore e kombëtare të shqiptarëve. Ai mbetet shtylla më e ndritur e gjuhës, arsimit dhe filozofisë kombëtare, një udhërrëfyes drejt identitetit dhe përparimit shpirtëror të popullit tonë.

Në krijimtarinë e tij, gjuha shqipe dhe viset shqiptare bashkëjetojnë në harmoni me mitin, historinë dhe ndjenjën e thellë atdhetare. Poezia e Naimit është filozofike dhe kombëtare, e pasuruar me poema heroike, prozë filozofike dhe me një dimension të veçantë – letërsinë për fëmijë, ku përmes vargut të thjeshtë e të ndjerë përcillen vlera universale dhe edukative.

Si bilbil i gjuhës shqipe dhe mjeshtër i fjalës së shkruar, Naim Frashëri vendosi bazat e gjuhës letrare kombëtare, duke ndikuar fuqishëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe në formimin e një kulture të përbashkët shqiptare. Tradita e tij poetike dhe mendimi i tij panteist e idealist mbeten të gjalla edhe sot, duke frymëzuar brezat e rinj në rrugën e dijes, kulturës dhe dashurisë për atdheun.

👉 I përjetshëm qoftë kujtimi i tij – në fjalë, në mendime dhe në shkrimet shqipe.

(Burimi: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë)

🕊️ Pirusti News – duke sjellë zërin e kulturës kombëtare në çdo stinë të kujtesës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest