Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Për mirë e për keq, ata ka” – Historia domethënëse e miqësisë mes Mustafa Krujës dhe Gjon Marka Gjonit

Një episod i rrallë që dëshmon besnikërinë, respektin dhe peshën e lidhjes me njerëzit e vendit tënd, edhe në kulmin e pushtetit.

Nga Pirusti News
552 Shikime
SHPERNDAJE

Histori e bukur, me shumë kuptim dhe domethënie, që ia vlen të lexohet.

“Mustafa Kruja, ish-Kryeministër i dikurshëm i vendit tonë, ka qenë shumë mik dhe dashamirës me familjen e Gjomarkajve, pasi në ditë të vështira të jetës së tij, kur kërkohej nga turqit për t’u arrestuar në vitin 1912, ka qenë i strehuar te shtëpia e tyre në Orosh, të Mirditës. Në kohën kur Mustafa Kruja u zgjodh Kryeministër, në vitin 1941, vizitohej shpesh nga Gjon Marka Gjoni, i cili ishte edhe i vetmi që i drejtohej me emrin “Mustaf” dhe jo “Kryeministër”, siç e thërrisnin të gjithë të tjerët.

Një ditë, kishin dalë të dy së bashku dhe, të shoqëruar nga disa zyrtarë të lartë të qeverisë, po shëtisnin në një nga rrugët e kryeqytetit. Në rrugë hasën rastësisht disa mirditas që kishin shkuar aty për punët e tyre. Gjon Marka Gjoni, sapo i pa këta, u ndal menjëherë dhe shkoi drejt tyre duke i takuar dhe biseduar me ta; bisedë që zgjati shumë.

Mustafa Kruja, së bashku me zyrtarët që e shoqëronin, u ndalën ta prisnin dhe, nga pritja pak si e gjatë, njëri nga këta zyrtarë iu drejtua Kryeministrit, duke i thënë:

Kryeministër, si shumë u vonua ky miku yt?!”

Duke nënkuptuar se, ndodhur nën shoqërinë e tij, nuk kishte kuptim ndalesa me disa persona të parëndësishëm, sipas tij.

Dëgjo – i tha Mustafa Kruja atij zyrtari që foli – këta mirditasit e vet që ka takuar dhe po bisedon me ta i duhen, siç duhemi unë dhe ti, sepse për mirë e për keq ata ka!”

Zyrtari uli kokën dhe nuk foli, por priti, si gjithë të tjerët, Kapedanin dhe, kur u kthye ai, vazhduan rrugën në heshtje”.

Lin Kiku

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest