Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

SKANDAL KOMBËTAR – MIRDITA NË ALARM SOCIAL!

Mbyllja e Tete-Albania, goditje e rëndë për zonën veriore

Nga Pirusti News
12 900 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Aleksandër NDOJA-

Burime serioze flasin se, pas “negociatave” të fundit në “nivele të larta”, “Tete-Albania” ka njoftuar të mbyllë aktivitetin për të paktën një vit.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi përballë një katastrofe sociale dhe ekonomike të pamenaxhuar!..

KONKRETISHT:

Mbi 500 punëtorë dalin papunë në mënyrë të menjëhershme.
Pagat e tyre më e vogla ishte 1200 euro/muaj — një ndër më të lartat në zonën veriore.
Mirdita është zona më e prekur, me numrin më të madh të punonjësve, duke qenë se kjo kompani ishte një prej pak mundësive serioze të punësimit në territor.
Çdo punëtor ka pas vetes një familje, fëmijë, të moshuar dhe të afërm që varen nga kjo e ardhur.
Humbja është e shumëfishtë: ekonomike, sociale, demografike.

Për shkak të çfarë?

Për shkak të një proteste nxitur më sëshumti nga politikanë meraklinj vizualë të klikimeve online, apo sindikalistëve latentë, duket se është shndërruar nga një kërkesë për dialog, në një presion nga ana e firmës, presion i pamatur e i pa studiuar.

PASOJAT E PARASHIKUESHME (nëse nuk ndërhyhet):

Kolaps ekonomik lokal
Rritje drastike e papunësisë
Goditje e drejtpërdrejtë ndaj Mirditës
Rritje e emigracionit masiv
Krizë sociale dhe demotivim i investitorëve në zonë

KU JANË INSTITUCIONET?!

Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Prefektura, Bashkia Mirditë dhe bashkitë e tjera të prekura
Deputetët e zonës
Sindikatat serioze të punës (jo ato virtuale)
Heshtja në këtë moment është bashkëfajësi!

Ky nuk është një problem thjesht i 500 punëtorëve — është një çarje e madhe shoqërore në një zonë që mezi po mban njerëzit e saj nga emigrimi.

I bëj thirrje menaxhmentit të Tete-Albania që të rishikojë vendimin e supozuar dhe të hapë një kanal të sinqertë dialogu me përfaqësim real të punëtorëve.

Sot është Mirdita dhe Tete-Albania. Nesër mund të jetë çdo qytet, çdo familje, çdo vend pune.
Ky shkrim nuk është thjesht reagim — është thirrje për ndërgjegjësim para se të jetë vonë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest