Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Silvana Gega, nënkryetare e re e Shoqatës Antikomuniste: Një zë i fortë për të përndjekurit politik

Bija e një të përndjekuri politik merr detyrën për të mbrojtur dinjitetin e një brezi që vuajti, por nuk u dorëzua kurrë.

Nga Pirusti News
3 655 Shikime
SHPERNDAJE

 Në një moment domethënës për komunitetin e të përndjekurve politik, Silvana Gega është zgjedhur nënkryetare e Shoqatës Antikomuniste dhe e të Përndjekurve Politik në Shqipëri. Zgjedhja e saj vjen si një garanci për përfaqësim më të denjë të kësaj shtrese dhe si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kujtesës historike dhe të drejtave të tyre.

Silvana Gega është bijë e të ndjerit Fran Gega (Lugja), i cili vuajti 15 vite burg politik në një nga periudhat më të errëta të diktaturës komuniste. Me të, gjatë viteve kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm mediatik për të dokumentuar krimet e komunizmit në Spaç dhe për të sjellë në vëmendje të publikut vuajtjet e atyre që u persekutuan për bindjet e tyre.

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Silvana shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga kryesia dhe nënvizoi nevojën që të rinjtë si ata që vijnë nga familje të persekutuara, ashtu edhe ata që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë histori të angazhohen në mbrojtjen e dinjitetit të shoqërisë shqiptare.

“Ftoj të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e kësaj shoqate dhe të punojmë së bashku për të mbrojtur dinjitetin e kësaj shtrese të çmuar,” – u shpreh Gega, duke theksuar se misioni i saj është i lidhur ngushtësisht me kujtimin e viktimave dhe detyrimin moral për të mos lejuar që e vërteta historike të deformohet.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërgjegjësimit të brezit të ri për periudhën e regjimit komunist, si dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara kërkesat e mbetura pezull të familjeve të perndjekura.

Silvana Gega e lidhi angazhimin e saj me ëndrrën e hershme të ish të përndjekurve:
“Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, vizion që sot është ideal i gjithë shqiptarëve.

Zgjedhja e saj konsiderohet nga shumë të përndjekur dhe aktivistë si një shpresë e re për forcimin e zërit të tyre në një shoqëri që ende nuk i ka shlyer plotësisht plagët e së shkuarës.

A. Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest