Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Janë pak 300 vjet”, kënga më e re e kantautorit të mirënjohur Kol Zefi

Një prurje e re lirike mbi vargjet e Gjelina Maçi Kecit, që sjell mallin, dashurinë dhe shpirtin e këngës tradicionale mirditore

Nga Pirusti News
728 Shikime
SHPERNDAJE

Është një lajm i mirë për artdashësit e kulturës dhe të këngës lirike shqiptare: ka dalë kënga më e fundit e kantautorit të mirënjohur Kol Zefi, pjestar prej shumë dekadash i Anasamblit të Burrave të Mirditës, Mjeshtër i Madh, që mban titullin “Janë pak 300 vjet”.

Kënga, e realizuar mbi vargjet e autores Gjelina Maçi Keci, vjen si një rrëfim i ndjerë dashurie, ku lirizmi popullor dhe melodia tradicionale ndërthuren për të përcjellë mallin, dëshirën dhe idealizimin e bukurisë femërore. Me interpretimin e tij karakteristik, Kol Zefi u jep vargjeve një ngarkesë të veçantë emocionale, duke i shndërruar në një këngë që flet drejtpërdrejt me shpirtin e dëgjuesit.

Figura poetike e vajzës ndërtohet përmes simboleve klasike të këngës shqiptare, “vetull hark”, “sy të bukur”, “buzë që lënë marak”, “shtat selvie”, ndërsa motivi i pagjumësisë dhe i mallit shpreh trazimin e brendshëm të dashurisë së përjetuar thellë. Vargu-refren “Me të pas ty në jetë, janë pak 300 vjet” shndërrohet në boshtin kuptimor të këngës, duke e ngritur ndjenjën e dashurisë mbi kohën dhe përditshmërinë.

Janë pak 300 vjet” përbën një prurje të re me vlera artistike në krijimtarinë e Kol Zefit dhe një dëshmi të vazhdimësisë së këngës lirike tradicionale, e cila mbetet e gjallë dhe e dashur për publikun falë zërave që e interpretojnë me mjeshtëri dhe ndjenjë të thellë.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest