Është një lajm i mirë për artdashësit e kulturës dhe të këngës lirike shqiptare: ka dalë kënga më e fundit e kantautorit të mirënjohur Kol Zefi, pjestar prej shumë dekadash i Anasamblit të Burrave të Mirditës, Mjeshtër i Madh, që mban titullin “Janë pak 300 vjet”.
Kënga, e realizuar mbi vargjet e autores Gjelina Maçi Keci, vjen si një rrëfim i ndjerë dashurie, ku lirizmi popullor dhe melodia tradicionale ndërthuren për të përcjellë mallin, dëshirën dhe idealizimin e bukurisë femërore. Me interpretimin e tij karakteristik, Kol Zefi u jep vargjeve një ngarkesë të veçantë emocionale, duke i shndërruar në një këngë që flet drejtpërdrejt me shpirtin e dëgjuesit.
Figura poetike e vajzës ndërtohet përmes simboleve klasike të këngës shqiptare, “vetull hark”, “sy të bukur”, “buzë që lënë marak”, “shtat selvie”, ndërsa motivi i pagjumësisë dhe i mallit shpreh trazimin e brendshëm të dashurisë së përjetuar thellë. Vargu-refren “Me të pas ty në jetë, janë pak 300 vjet” shndërrohet në boshtin kuptimor të këngës, duke e ngritur ndjenjën e dashurisë mbi kohën dhe përditshmërinë.
“Janë pak 300 vjet” përbën një prurje të re me vlera artistike në krijimtarinë e Kol Zefit dhe një dëshmi të vazhdimësisë së këngës lirike tradicionale, e cila mbetet e gjallë dhe e dashur për publikun falë zërave që e interpretojnë me mjeshtëri dhe ndjenjë të thellë.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

