Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Daniela Paci Palousi, Vajza nga Mirdita që ngjitet në majat e bukurisë botërore

Nga Domgjoni i Fanit e deri në Tokio – një rrugëtim krenarie, identiteti dhe përfaqësimi ndërkombëtar

Nga Pirusti News
1 022 Shikime
SHPERNDAJE

Një histori suksesi që buron nga Mirdita dhe shtrihet deri në skenat më prestigjioze ndërkombëtare të bukurisë. Daniela Paci Palousi, vajza me origjinë nga Domgjoni i Fanit në Mirditë, bijë e derës së fisme të Pacit, është shpallur fituese e dy titujve të rëndësishëm në Greqi:

Miss Greqia 2024 dhe Miss International Greqia 2025.

Me këto arritje, Daniela ka përfaqësuar Greqinë në maratonën ndërkombëtare të bukurisë “Miss International”, që u mbajt më 27 nëntor 2025 në Tokio, Japoni, ku morën pjesë 63 fituese kombëtare nga e gjithë bota. Një ngjarje e madhe, ku eleganca, kultura dhe përfaqësimi kombëtar bashkohen në një skenë globale.

Kjo fitore nuk është vetëm personale. Ajo është një krenari për Mirditën, për Domgjonin dhe për rrënjët shqiptare që Daniela i mban me dinjitet, duke dëshmuar se bukuria e vërtetë shoqërohet me identitet, vlera dhe kulturë. Nga vendorigjina e Át Gjergj Fishtës, fjala dhe shpirti i së cilit vazhdojnë të frymëzojnë, deri në skenën botërore të Tokios, rrugëtimi i Danielës është simbol i suksesit që lind nga tradita.

Pirusti News uron Daniela Paci Palousit suksese dhe shkëlqim në këtë përfaqësim ndërkombëtar, duke e përcjellë me vargjet e pavdekshme të Át Gjergj Fishtës, “Jerina, Mretnesha e Luleve”, si një bekim poetik për një mbretëreshë bukurie që mban në zemër Mirditën dhe e çon emrin e saj me nder në botë.

 Jetë e shndet, e fat të mbarë, e përherë të sundosh me hir në mbretërinë e bukurisë!
PIRUSTI – NEWS

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest