Një histori suksesi që buron nga Mirdita dhe shtrihet deri në skenat më prestigjioze ndërkombëtare të bukurisë. Daniela Paci Palousi, vajza me origjinë nga Domgjoni i Fanit në Mirditë, bijë e derës së fisme të Pacit, është shpallur fituese e dy titujve të rëndësishëm në Greqi:
Miss Greqia 2024 dhe Miss International Greqia 2025.
Me këto arritje, Daniela ka përfaqësuar Greqinë në maratonën ndërkombëtare të bukurisë “Miss International”, që u mbajt më 27 nëntor 2025 në Tokio, Japoni, ku morën pjesë 63 fituese kombëtare nga e gjithë bota. Një ngjarje e madhe, ku eleganca, kultura dhe përfaqësimi kombëtar bashkohen në një skenë globale.
Kjo fitore nuk është vetëm personale. Ajo është një krenari për Mirditën, për Domgjonin dhe për rrënjët shqiptare që Daniela i mban me dinjitet, duke dëshmuar se bukuria e vërtetë shoqërohet me identitet, vlera dhe kulturë. Nga vendorigjina e Át Gjergj Fishtës, fjala dhe shpirti i së cilit vazhdojnë të frymëzojnë, deri në skenën botërore të Tokios, rrugëtimi i Danielës është simbol i suksesit që lind nga tradita.
Pirusti News uron Daniela Paci Palousit suksese dhe shkëlqim në këtë përfaqësim ndërkombëtar, duke e përcjellë me vargjet e pavdekshme të Át Gjergj Fishtës, “Jerina, Mretnesha e Luleve”, si një bekim poetik për një mbretëreshë bukurie që mban në zemër Mirditën dhe e çon emrin e saj me nder në botë.
Jetë e shndet, e fat të mbarë, e përherë të sundosh me hir në mbretërinë e bukurisë!
PIRUSTI – NEWS

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

