Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dr. Nusha Zhuba sjell nga Arkivi Apostolik i Vatikanit dëshminë e rrallë të qëndresës së 300 kryefamiljarëve të Fanit (1846)

Dokument i vitit 1846 mbi refuzimin e konvertimit nga katolikët e Mirditës.

Nga Pirusti News
2 473 Shikime
SHPERNDAJE

Përgatiti: Aleksandër NDOJA

Dokumentacioni arkivor i ruajtur në Arkivin Apostolik të Vatikanit padyshim i gjetur dhe sjellë per Pirusti News nga dr. Nusha Zhuba, përbën një burim të dorës së parë për ndriçimin e historisë shoqërore dhe fetare të shqiptarëve gjatë shekullit XIX. Ndër këto dëshmi me vlerë të veçantë, spikat edhe një dokument i datës 9 nëntor 1846, i hartuar në Gjakovë nga një përfaqësues kishtar, ku pasqyrohet qartë qëndrimi i popullsisë katolike të krahinës së Fanit në Mirditë.

Në këtë dokument theksohet: “300 kryefamiljarët e Fanit (katolikë të Mirditës) nuk duan të bëhen turq…”. Kjo frazë e shkurtër, por domethënëse, bart një ngarkesë të fuqishme historike dhe identitare. Ajo dëshmon rezistencën e hapur të një komuniteti të organizuar ndaj presioneve të kohës për konvertim fetar, në një periudhë kur Perandoria Osmane ushtronte ndikim të fortë politik, administrativ dhe kulturor mbi territoret shqiptare.

Termi “të bëhen turq”, i përdorur në dokument, nuk duhet kuptuar thjesht në kuptimin etnik, por kryesisht si një referencë ndaj konvertimit në fenë islame dhe integrimit në strukturat shoqërore osmane. Refuzimi i 300 kryefamiljarëve të Fanit për të ndërmarrë këtë hap tregon jo vetëm për një qëndresë fetare, por edhe për një vetëdije të hershme identitare dhe përpjekje për ruajtjen e traditës dhe përkatësisë së tyre.

Ky dokument, i regjistruar në fondin “Serbia – Shkupi, vëllimi IV (1840–1860)” të arkivave kishtare, na ofron një pasqyrë të drejtpërdrejtë të tensioneve dhe sfidave me të cilat përballej popullsia katolike shqiptare në mesin e shekullit XIX. Ai njëkohësisht dëshmon për rolin e kishës katolike si një institucion jo vetëm fetar, por edhe mbrojtës i identitetit dhe vazhdimësisë kulturore në këto treva.

Në një plan më të gjerë, ky burim arkivor përforcon tezën se qëndresa ndaj asimilimit nuk ka qenë një fenomen sporadik, por një qëndrim i organizuar dhe i vetëdijshëm i komuniteteve të caktuara shqiptare. Rasti i Fanit dhe i Mirdita mbetet një shembull i qartë i kësaj qëndrese, duke dëshmuar për një lidhje të fortë midis besimit, traditës dhe identitetit kombëtar.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest