Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Tirana në qendër të botës së wellness-it / “Albania Massage Championship” bashkon 20 shtete dhe ngre nivelin ndërkombëtar të Shqipërisë

Një event i përvitshëm që bashkon profesionistë nga e gjithë bota dhe forcon rolin e Shqipërisë në industrinë globale të wellness-it

Nga Pirusti News
675 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Aleksandër NDOJA

Tirana u kthye sot në një qendër ndërkombëtare të profesionistëve të masazhit, teksa në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës u përmbyll me sukses “Albania Massage Championship”, një aktivitet që po konsolidohet si një ngjarje e rëndësishme në industrinë e wellness-it.

Ky kampionat tashmë ka marrë karakter të përvitshëm, duke vijuar traditën e nisur vitin e kaluar në Shkodër, dhe duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme si në pjesëmarrje, ashtu edhe në nivel profesional. Organizimi nga Vitjola Petani ka qenë vendimtar në këtë drejtim, jo vetëm për sjelljen e këtij formati ndërkombëtar në Shqipëri, por edhe për përfshirjen e fizioterapistëve shqiptarë në aktivitete dhe gara të tjera ndërkombëtare të kësaj fushe.

Edicioni i këtij viti mblodhi terapistë dhe fizioterapistë nga rreth 20 shtete të botës, duke krijuar një atmosferë ku konkurrenca dhe bashkëpunimi profesional u ndërthurën në mënyrë të natyrshme. Ndër pjesëmarrësit spikatën edhe përfaqësues nga Japonia, të shoqëruar nga ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, çka i dha aktivitetit një dimension edhe diplomatik e kulturor. Po ashtu, pjesëmarrje pati edhe nga vende si Brazili, Italia, Izraeli, Greqia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Çekia, si dhe natyrisht Shqipëria dhe Republika e Kosovës.

Gjatë gjithë ditës u zhvilluan gara në disa kategori të masazhit  nga ai relaksues, terapeutik dhe sportiv, deri te teknikat më të avancuara dhe të specializuara. Performancat u vlerësuan nga një juri profesionale ndërkombëtare, e cila ndoqi një proces rigoroz dhe të standardizuar vlerësimi.

Një nga elementët më të veçantë të këtij aktiviteti ishin demonstrimet live dhe workshop-et interaktive, të cilat krijuan mundësi konkrete për shkëmbim përvojash dhe për njohjen nga afër të teknikave më bashkëkohore të industrisë së wellness-it.

Në përfundim të kampionatit, komisioni vëzhgues, përmes një procesi strikt kontrolli, shpalli fituesit në disiplinat përkatëse, duke i pajisur me certifikata dhe distinktivë ndërkombëtarë, të cilët përfaqësojnë një vlerë të shtuar në karrierën profesionale të pjesëmarrësve.

Ky event përbën një hap të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë në industrinë globale të wellness-it dhe turizmit të shëndetit. Përmes organizimeve të tilla, Tirana dhe Shqipëria po afirmohen gjithnjë e më shumë si një destinacion serioz për evente ndërkombëtare profesionale, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe zhvillim të mëtejshëm të këtij sektori.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest