Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Çështja e kufijve shqiptarë dhe presioni ndërkombëtar: një analizë historiko-gjeopolitike

Nga Pirusti News
110 Shikime
SHPERNDAJE

Lënda: Dërgohet kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram BEGAJ
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
T I R A N Ë

Shkëlqesi President, përfitoj nga rasti për t’iu uruar suksese në përmbushjen e misionit fisnik të Kryetarit të Shtetit të Shqipërisë.

Kam depozituar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për shfuqizimin e ligjit për demarkacionin me Malin e Zi, se1 bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Gjatë studimit, kam konstatuar se pengesë për ecjen përpara të Shqipërisë që nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër, 29 korrik 1913, për krijimin e Principatës Shqiptare, është fakti se shumica e qeverive të Shqipërisë janë drejtuar nga pinjoll hoxhësh, shehësh, dervishësh etj., të cilët brez pas brezi kanë udhëhequr procesin e tjetërsimit të identitetit pellazgo-iliro-alban dhe qytetërimit perëndimor, konvertimin me dhunë në muhamedan, imponimin e mentalitetit turk e qytetërimit arab dhe vënien e tyre në shërbim të okupatorëve turq. Ata nuk pranojnë ekzistencën e kombit, prandaj u kanë imponuar edhe albanëve mohimin e tij për të qenë pjesë e Ulemës.

Ju kujtoj se pinjollët e varrmisë së trashëgimisë hoxha, shehu, dervishi etj., që në thelb nuk e pranojnë ekzistencën e kombit shqiptar, janë pjesë edhe e kabinetit tuaj.

Pranoni, Shkëlqesi President i Republikës, shprehjen e konsideratës time të lartë e të sinqertë.

Cromwell, USA, 3 maj 2026
Me respekt
Av. Gjet KOLA

KË R K E S Ë

Kërkuesi: Gjet Kola, i biri i Prengës dhe i Davës, i lindur në Konaj të Mirditës më 15.8.1954, rezident në 3 Shanley Court, Cromwell CT 06416, Connecticut, USA, tel. 00355 692 1300 60, e-mail: [email protected]

Objekti: Kërkohet të konstatohet dhe të shpallet antikushtetues ligji i Kuvendit të Kosovës nr. 06/L-060, datë 21.3.2018 “Për miratimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 8, datë 15.5.2018. Të urdhërohen institucionet të kthejnë territorin e tjetërsuar.

Baza ligjore: Preambula dhe neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, të ndryshuar, dhe nenet 2 e 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar me datë 9.4.2008, të ndryshuar.

GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS
P R I S H T I N Ë

I nderuar Z. Kryetar,
Të nderuar Z. Gjyqtarë,

Me ligjin nr. 06/L-060, datë 21.3.2018, “Për miratimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur:

“Neni 1. Ratifikohet Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nënshkruar në Vjenë me datë 16 gusht 2015.

Neni 2. Dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Dispozitat e kësaj marrëveshjeje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim. Me pajtimin e palëve, për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar.

Neni 3

  1. Pjesë përbërëse e këtij ligji janë:
    1.1. Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015;
    1.2. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018;
    1.3. Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror – për orientim.

Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 06/L-060, 21 mars 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-021-2018, datë 04.05.2018, nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.”

Ky ligj është i pavlefshëm, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të shpallet antikushtetues, dhe palët të kthehen në gjendjen e mëparshme për arsye se:

Në radhë të parë, ligji nuk ka elementet e një akti ndërkombëtar. Mali i Zi është shpallur republikë në rastin e krijimit të Federatës Jugosllave me vendimin e Mbledhjes së Dytë të Konferencës së AVNOJ (Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë), të mbajtur në Jajcë të Bosnje-Hercegovinës në 29–30 nëntor 1943.

Me referendumin për pavarësinë, të mbajtur më 21 maj 2006, që në përfundim e miratuan 55.5% e votuesve, Mali i Zi ka vendosur shkëputjen nga Federata Jugosllave e mbetur dhe daljen si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, me sistem republikan qeverisjeje. Deri më datën 23 maj 2006, rezultatet e referendumit janë njohur nga të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që sugjeruan njohje të gjerë ndërkombëtare. Me Deklaratën zyrtare të datës 3 qershor 2006, Kuvendi i Republikës së Malit të Zi ka bërë deklaratën zyrtare të pavarësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me vendimin e datës 17 shkurt 2008, e ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Në ligj, palët nuk janë vënë në pozita të barabarta, për shkak se Mali i Zi nuk është trajtuar si republikë. Në ligjin 06/L-060, datë 21 mars 2018, flitet për ratifikim të kufirit të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, pa cituar sistemin e qeverisjes së Malit të Zi, mbretëri apo republikë. Kjo është e rëndësishme, sepse në rrethin e Kukësit, në Shqipëri, një krahinë quhet Mali i Zi.

Në aktet ndërkombëtare, në rastin e krijimit të shteteve ose të konflikteve mes tyre, përcaktohet saktë vija e kufirit midis shteteve: kalon në maje kodrash, lugina, kufij hipotetikë në mes lumenjsh etj., ndërsa ky ligj e trajton problemin si një problem të derivuar, te funksionarë publikë, Presidenti i Republikës, ose konstatim komisioni që mund të jenë nën presion, të korruptuar ose pa integritet moral, dhe nuk përmend fare ku kalon vija e kufirit, që është problemi ekzistencial për çdo shtet.

Ligji vjen në kundërshtim me pikën 2 të nenit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku është sanksionuar se:
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”

Kuvendi i Republikës së Kosovës jo vetëm nuk shprehet ku kalon vija e kufirit, por nga përmbajtja e ligjit nuk kuptohet për çfarë bën fjalë ligji.

Ligji është antikushtetues sepse është vendosur tjetërsimi edhe i sipërfaqes 82 km² të territorit të mbetur të trojeve etnike arbërore.

Me vendimin e Mbledhjes së Dytë të KAÇKJ në Jajcë, më 29–30 nëntor 1943, rajoni i Sanxhakut, me sipërfaqe 8,868 km², rreth 2,000 km² më i vogël se Kosova sot, i populluar me arbër të islamizuar e pjesërisht të sllavizuar, është lënë nën sovranitetin e Republikës Federale të Serbisë.

Në Mbledhjen e Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Malit të Zi dhe Bokës, të mbajtur në Kolašin më 14 korrik 1944, ku është vendosur formimi i Malit të Zi federal, territori i Çakorrit nuk ishte pjesë e Republikës Federale të Malit të Zi.

Serbia ishte shteti i fundit që, në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u konstituua. “Serbia federale u konstituua si shtet anëtar i Federatës Jugosllave në Kuvendin e Madh Antifashist të Çlirimit Kombëtar në Beograd, më 11 nëntor 1944”, ku Çakorri ishte territor i Kosovës në përbërje të Republikës Federale të Serbisë.

Pas konstituimit, Republika e Serbisë i ka dhënë rajonit të Sanxhakut të drejtë hipotetike vetëvendosjeje. Aty ka ndodhur “çudia” jugosllave, kur krahina e Sanxhakut, me albanë që kishin hequr dorë nga trashëgimia pellazgo-iliro-alban e pjesërisht edhe nga gjuha pellazgo-shqip, që kishin humbur vetëdijen e identitetit, “vendos” ta copëtojë veten në dy pjesë dhe t’u bashkohet pjesërisht Serbisë e pjesërisht Malit të Zi, ku Çakorri nuk ishte territor i Sanxhakut.

Kur është vendosur federalizimi i Jugosllavisë, prandaj KAÇK e Sanxhakut nuk ishte kompetent të transferonte një territor që nuk e kishte në kufijtë e tij administrativë.

Prandaj, në Mbledhjen e Tretë të KAÇKJ, të 7–10 gushtit 1945, të zhvilluar në Beograd, është vendosur miratimi i Rezolutës së KAÇK të Sanxhakut të 29 marsit 1945 mbi bashkimin e Sanxhakut pjesërisht Serbisë e pjesërisht Malit të Zi, ku Serbia nuk ia ka dhuruar Çakorrin Malit të Zi për besnikëri.

Ligji nr. 06/L-060, datë 21 mars 2018, “Për miratimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është i pavlefshëm, sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë dhe nuk është kompetent për ndryshimin e kufijve në favor të fqinjëve, për arsye se:

Okupatori turk ka zbatuar projektin e asgjësimit të etnisë arbërore nëpërmjet fshirjes me dhunë të kujtesës së trashëgimisë pellazgo-iliro-alban dhe qytetërimit perëndimor dhe imponimin e mentalitetit turk e qytetërimit arab. Kur Porta e Lartë është bindur se arnautët e islamizuar e kanë humbur plotësisht aftësinë e të kuptuarit e të menduarit abstrakt dhe nuk kuptojnë se territori është i përjetshëm, ndërsa njerëzit shumohen, Sulltan Mahmudi II ka miratuar hatisherifin e 3/15 gushtit të vitit 1830, në të cilin, ndër të tjera, ka sanksionuar:

“Neni 1 – Popullit serb i pranohet liria e besimit në kishat e veta;
Neni 9 – Turqit të cilët kanë pasuri të paluajtshme në Serbi dhe të cilët dëshirojnë që të lirohen nga ajo, u lihet afati prej një viti që t’ua shesin serbëve;
Neni 11 – Të gjithë myslimanëve u ndalohet banimi në Serbi, përveç atyre që u takojnë garnizoneve të qyteteve;”

Në zbatim të dispozitave të atij dekreti, arbërit e islamizuar, deri në vitin 1838, i lëshuan 37,500 km² të Pashallëkut të Beogradit. Nuk ka studime se kush quhen albanët e islamizuar, turqizuar, që ishin identifikuar një me okupatorin.

Në shumë shekuj, okupatori turk i kishte vënë albanët ortodoksë para dy alternativave: të konvertoheshin në muhamedanë e të shpalleshin turq, ose të qëndronin ortodoksë, por jo si albanë (arnaut), por si serbë e grekë. Ortodoksit që nuk pranuan konvertimin në muhamedanë e identifikimin si turq, por ruajtën trashëgiminë pellazgo-iliro-arbërore, u deklaruan grekë, serbë, ndërsa në shekullin XX maqedonë etj., hoqën dorë nga gjuha pellazgo-shqip dhe krijuan Serbinë, Greqinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Në këto katër shtete ata përbëjnë shumicën.

Dekreti (hatisherifi), i shpallur më 3/15 gusht të vitit 1830 nga sovrani Sulltan Mahmudi II, është publikuar në gjuhën serbo-kroate nga Instituti për Historinë e Shtetit dhe të së Drejtës pranë Fakultetit Juridik të Beogradit dhe botuar në tekstin universitar “Historia e Shteteve dhe të Drejtave të Popujve Jugosllavë”, në kapitullin e shkruar prej dr. Dragosllav Jankoviç. Pleqësia e Universitetit të Prishtinës, me vendimin nr. 3049, datë 28.12.1979, ka lejuar përdorimin e tij si tekst universitar. Me vendimin 04 nr. 413-4/77, në bazë të mendimit të Sekretariatit Krahinor për Arsim, Kulturë e Shkencë, ky tekst është liruar nga tatimi në qarkullim. Teksti për Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës është shtypur në Shtypshkronjën e NGBD “Rilindja” në Prishtinë, në maj të vitit 1981, në tirazh 3,000 ekzemplarë, në format 17×34 cm, ku hatisherifi zë faqet 263–264.

Në zbatim të dekretit të 3/15 gushtit 1830, deri në Kongresin e Berlinit, Perandoria Turke sponsorizoi ndërtimin e institucioneve të Principatës së Serbisë.

Historiografia zyrtare dhe klasa politike në Shqipëri e Kosovë nuk e kanë përmendur kurrë hatisherifin, sepse kanë llogaritur se delegjitimohet pushteti i tyre, se Shqipëria e Kosova nuk janë themeluar si Turqi e re. Institucionet juridike e politike në Shqipëri e Kosovë, pas pavarësisë, nuk kanë kërkuar dënimin e Turqisë, se ka kryer gjenocid e krime kundër njerëzimit kundër albanëve.

Pas humbjes në luftën ruso-turke, Sulltan Abdylhamiti II, nipi i Sulltan Mahmudit II, në zbatim të dekretit të cituar, në rreth katër muaj të dimrit 1877–1878, i spastroi arbërit e islamizuar nga 10,972 km² territor të Sanxhakut të Nishit e rrethinave dhe rreth 5,000 km² të Tivarit, Podgoricës me rrethinë etj.

Në të dy rastet, spastrimin e arbërve myslimanë nga Pashallëku i Beogradit, nga Sanxhaku i Nishit me rrethinë dhe Podgorica e ka zbatuar ushtria turke. Si në rastin e Pashallëkut të Beogradit, albanët ortodoksë, për të mos u kthyer turq, u deklaruan serbë e malazezë.

Studiuesit dr. Sabit Uka dhe nipi i tij prof. Jusuf Osmani, e shumë studiues të tjerë, kanë provuar se deri në njëqind mijë arbër muhamedanë nga Nishi me rrethinë, Podgorica etj., janë vendosur muhaxhirë në Kosovë dhe sot kanë arritur deri katërqind mijë.

Krijimi i Principatës Shqiptare, i pa definuar me vendim të datës 29 korrik 1913 të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, si dhe çlirimi i Kosovës nga Serbia prej SHBA në udhëheqje të NATO-s dhe krijimi i shtetit të Kosovës, përbëjnë risi në historinë e të drejtës ndërkombëtare. Midis shumë shkaqeve, katër janë kryesorët:

Të dy shtetet janë krijuar sepse është pranuar botërisht se albanët e sotëm, pa kolonët e emigrantët e shqiptarizuar, janë pasardhës të pellazgo-iliro-albanëve që themeluan qytetërimin perëndimor, me perandorët e Romës: Dioklecianin, Konstandinin e Madh që ndaloi diskriminimin, njohu krishterimin fe të barabartë me fetë e tjera dhe hodhi themelet e qytetërimit perëndimor; Justiniani i Madh që kodifikoi legjislacionin romak, parimet e të cilit zbatohen edhe sot; shenjtorët: Helena, Niketë Dardani, Jeronimi, Martini, martirët Flori, Lauri, Prokuli, Maksimi, e deri te Nan Tereza. Është e trishtueshme se pasardhësit e tyre të konvertuar në muhamedanë sot nuk i njohin ata dhe u qëndrojnë besnik atyre që shkatërruan varret e tyre dhe veprën e tyre.

Së dyti, është pranuar botërisht kontributi i Gjergj Kastriotit, që në krye të albanëve katolikë, për çerek shekulli i bëri ballë invazionit të dy sulltanëve Murati II dhe Mehmeti II dhe prishi planet e tyre për sulm ndaj Perëndimit. Turqit u hakmorën kundër albanëve katolikë dhe kryen genocid me asgjësimin e popullsisë së qytetit të Krujës, genocid e krime kundër njerëzimit kundër albanëve të Dibrës, Matit, Tiranës, Lezhës. Pas pushtimit të Shkodrës në shtator 1479, Sulltan Mehmeti II urdhëroi spastrimin e plotë të albanëve katolikë nga qyteti dhe në pronat e tyre vendosi kolonë.

Së treti, në shekullin XII (viti 1196), në Mirditë e Krujë u themelua Principata e Arbnit. Ajo nuk u shua edhe pas pushtimit turk, duke ruajtur vazhdimësinë e vetëdijes në territorin e kufizuar të Mirditës. Perëndimi e vlerësoi atë bërthamë, zemër dhe tru i etnisë së albanëve, prandaj Fuqitë e Mëdha llogaritën se është një bazë e mjaftueshme që pinjollët e renegatëve të kujtojnë vlerat e identitetit të të parëve, të këpusin zinxhirët e skllavërisë, prandaj t’u rikthehen vlerave identitare. Princi Dukagjin-Gjomarkaj arriti të ruajë unitetin qytetërimor me 100 përqind të popullsisë katolike. Në shek. XVIII-XIX, okupatori turk u ka imponuar albanëve ortodoksë, që në mos turk, të deklarohen serbë ose grekë dhe kështu ka ndodhur që nga Epiri i Jugut deri në Selanik e Beograd dhe të fundit që hoqën dorë nga etnia alban janë albanët ortodoksë të Maqedonisë së Veriut, që përbënin 80 përqind të ortodoksëve të dy vilajeteve të Manastirit e Shkupit në regjistrimin turk të 1908.

Së katërti, fatmirësisht edhe renegatët e islamizuar dhe pinjollët e tyre brez pas brezi ruajtën gjuhën pellazgo-shqipe si themeli i gjuhëve europiane, bazë për kthimin në identitet dhe për të mos qëndruar si mbetje turke, populli më i ri në botë.

Në votimin e ligjit nr. 06/l-060 kanë marrë pjesë edhe pinjollë hoxhe. Pinjollët e hoxhëve, shehëve, dervishëve, myftive, babave, kolonë ose emigrantë të shqiptarizuar apo arbën të turqizuar e shqiptarizuar, nuk legjitimohen të jenë pjesë e institucioneve vendimmarrëse në Shqipëri as në Kosovë, sepse ata nuk njohin kombin dhe në shekuj kanë udhëhequr dhe vazhdojnë të udhëheqin procesin e tjetërsimit të identitetit pellazgo-iliro-alban dhe konvertimin në muhamedanë, identifikimin e albanëve pjesë të Ulemës, mbetje turke në trojet e veta. Brez pas brezi ata kanë qenë në shërbim të okupatorit turk, për t’u fshirë albanëve kujtesën historike si pasardhës të etnisë pellazgo-iliro-alban, me krijimin e etnitetit të ri shqiptar nga mesi i shek. XVIII dhe për fillimin nga zero si populli më i ri në botë.

Në Konferencën e Versajës, për shkak se hungarezët ishin më të vendosurit në Luftën I Botërore kundër Antantës, me Traktatin e Trianonit, të datës 6 qershor 1920, Hungaria u trajtua humbëse, prandaj 65 përqind e territorit dhe popullsisë hungareze kaluan nën sovranitetin e fituesve: Çekosllovakisë së sapokrijuar rajonet e Sllovakisë, Presburgut (Bratislavës), Rutenisë Nënkarpate dhe territoret e tjera më të vogla; Rumanisë pjesa e madhe e rajonit të Banatit dhe e gjithë Transilvania; Italisë Fiume; Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ju dha Vojvodina, ndërsa Austria mori pjesën perëndimore të Hungarisë (domethënë pjesën më të madhe të Burgenlandit).

Albant janë detyruar me dhunë të heqin dorë nga trashëgimia pellazgo-iliro-arbën dhe qytetërimi perëndimor, të marrin fenë muhamedane dhe të shpallen turq me qytetërim arab. Okupatori i ka barazuar me veten për t’i vënë në shërbim të tij kundër popujve të tjerë dhe, sipas Sami Frashërit, përbënin deri gjysmën e efektivave të Ushtrisë Turke. Kokëfortësia për të mos këputur zinxhirët e skllavërisë i shpalli ata humbës. Por fatkeqësisht, në këtë proces, ata kanë humbur aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit abstrakt.

Në opinionin e dhënë lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të 11 gushtit 1913 dhe 6 dhjetorit 1922, më 4 shtator 1924 Gjykata e Hagës ka njoftuar Këshillin e Lidhjes së Kombeve se, në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare, Manastiri i Shën Naumit dhe Vermoshi janë territore nën sovranitetin e Principatës Shqiptare.

Më 6 tetor 1924, Këshilli i Lidhjes së Kombeve ka informuar për këtë vendim si Tiranën, ashtu edhe Beogradin.

Megjithëse bëhej fjalë për një objekt të kulturës materiale e shpirtërore të kombit, fond i trashëgimisë botërore, dy dhomat legjislative të Parlamentit të Shqipërisë, në mbledhjet e datave 17, 18, 19 korrik 1925, kanë vendosur ndryshimin e Statutit Themeltar me miratimin e 43 asamblistëve që përbënin 66.1538 përqind të votave, kur dy të tretat, 66.666 përqind, kërkonin miratimin e jo më pak se 44 nga 65 deputetë. Asnjë qëndrestar nuk i ka votuar këto ndryshime në Statutin Themeltar, por vetëm pinjollët e renegatëve të trashëgimisë pellazgo-iliro-arbën dhe qytetërimit perëndimor, kolaboracionistët e okupatorëve turq dhe kolonët e shqiptarizuar. Qeveria e Shqipërisë është autorizuar dhe i ka transferuar Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene sovranitetin mbi Shën Naum.

As Sali Berisha, zyrtarisht pinjoll renegat i trashëgimisë pellazgo-iliro-arbën dhe qytetërimit perëndimor, dhe bashkëpunëtorët e tij, pinjollë kolaboracionistë të okupatorit turk, nuk janë legjitimuar që të tjetërsojnë në favor të Greqisë pjesë të detit nën sovranitetin e Shqipërisë.

Parlamenti i Republikës së Serbisë, në gusht të vitit 1946, ka vendosur njohjen e vendimit të KAÇK të Kosovës, të miratuar në Kuvendin e Prizrenit të 7–10 korrikut 1945, që ishte njohje e subjektivitetit politik dhe të së drejtës së vetëvendosjes së popujve të Kosovës, ku shqiptarët përbënin deri dy të tretat e popullsisë.

Në Konferencën e KAÇKJ në Jajcë të 29–30 nëntorit 1943, përfaqësuesit e Serbisë nuk i kishin parashikuar zhvillimet politike, prandaj nuk kishin kundërshtuar lënien e Luginës së Preshevës, me mbi 70 përqind të popullsisë shqiptare, të përfshihej brenda kufijve administrativë të Kosovës. Pas përfundimit të luftës dhe krijimit të institucioneve, Republika e Serbisë ka kërkuar përfaqësuesve të Kosovës këmbim territoresh: që Lugina e Preshevës me Bujanovcin e Medvegjën, me sipërfaqe prej 1,243 km², me shumicë arbën-shqiptar, të kalonte nën sovranitetin e Serbisë, ndërsa nën sovranitetin e Kosovës të kalonte territori i komunës së Leposaviqit me sipërfaqe 536 km², ku në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë së Jugosllavisë të vitit 1971, prej 18,044 banorëve, ishin vetëm 944 shqiptarë, 5.23 përqind e numrit të përgjithshëm. Me atë këmbim, u ndërpre kontakti i Kosovës me korridorin rrugor paneuropian X, Selanik–Shkup–Nish–Beograd–Europë. E citova atë zhvillim jo thjesht për ilustrim, por për të provuar se kufijtë e Kosovës nuk janë cenuar për herë të parë. Ai zhvillim provon në mënyrë të pakundërshtueshme se Republika e Serbisë, që në gusht të vitit 1946, ka njohur të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Por problemi i këmbimit të Luginës së Preshevës me Leposaviqin duhet të trajtohet nga institucionet e Republikës së Kosovës, sepse përfaqësuesit e Kosovës, në fillimin e viteve ’50 të shekullit XX, kanë vepruar në kushtet e dhunës së gjithanshme të Serbisë, kur kanë pranuar vendimin e saj për shkëmbim territoresh, me humbje.

Pinjollët e albanëve që, edhe në kushtet e dhunës së pandërprerë të okupatorit, mohuan trashëgiminë pellazgo-iliro-arbën (alban) dhe qytetërimin perëndimor, kolaboracionistët e okupatorëve turq që përvetësuan mentalitetin turk dhe qytetërimin arab, dhe kolonët e shqiptarizuar, megjithëse janë shumicë, nuk legjitimohen që të tjetërsojnë territorin që u kanë lënë shqiptarëve në sovranitet Konferenca e Ambasadorëve në Londër me vendimin e 29 korrikut 1913 për themelimin e Principatës Shqiptare dhe me vendimet plotësuese të saj, dhe territorin që u ka lënë atyre Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë (AVNOJ) në Konferencën e Dytë të tij, të mbajtur në Jajcë të Bosnje-Hercegovinës në 29–30 nëntor 1943. Arbën-shqiptarët e turqizuar, si pjesë e Ulemës, kanë humbur vetëdijen territoriale që është gurthemeli i vetëdijes kombëtare. Këtë fakt kishte parasysh Sllobodan Millosheviçi dhe Federata Jugosllave në vitet 1998–1999, kur deportuan shumicën e popullit shqiptar të Kosovës.

Prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë qenë legjitim për miratimin e ligjit për tjetërsimin e territorit të atdheut. Rreth 20 përqind e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vitit 2018 kanë qenë nipa e mbesa të deportuarve nga rajoni i Nishit, Podgoricës etj., në dimrin e 1877–1878. Si mund të legjitimohen ata të tjetërsojnë pjesë të tjera të atdheut, si bij e bija të gjyshave që i lëshuan trojet që ua la trashëgim Aleksandri i Madh, Konstandini i Madh, Niketë Dardani etj.? Si mund të legjitimohen për tjetërsimin e territorit pinjollët e renegatëve që kanë humbur vetëdijen dhe u lëshuan fqinjëve rreth 80 mijë km², nga Selaniku në Beograd, Pazar të Ri, Podgoricë, Tivar e gjirin e Artës?

Ligji nr. 06/l-060, datë 21 mars 2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është antikushtetues në formë, por edhe në përmbajtje nuk ka elementët e një ligji, pasi nuk saktëson për çfarë bëhet fjalë.

I nderuar Z. Kryetar,
Të nderuar Zt. Gjyqtarë,

Fuqitë e Mëdha kanë marrë disa vendime, kanë kërkuar opinionin e Gjykatës së Hagës dhe kanë njoftuar Këshillin e Lidhjes së Kombeve për të përcaktuar kush është sovran mbi territorin e Vermoshit dhe Manastirin e Shën Naumit, ndërsa pinjollët e renegatëve në Kuvendin e Kosovës nuk shprehen në ligj as ku kalon vija e kufirit në Çakorr dhe ia derivojnë përgjegjësinë ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe Komisionit të Ekspertëve.

Kjo çështje nuk mund të trajtohet nga gjykatat e rregullta dhe institucionet shtetërore, prandaj hyn në terren juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese si gjykatë subsidiare.

Meqenëse me tjetërsimin e territorit të atdheut cenohen rëndë interesat e shqiptarëve dhe të mijëra si pinjollë qëndrestarësh që kanë përballuar në dhjetëra breza dhunën e okupatorëve turq dhe kanë ruajtur e pasuruar trashëgiminë pellazgo-iliro-alban,

K Ë R K O J:

Shpalljen antikushtetuese të ligjit nr. 06/l-060, datë 21 mars 2018, “Për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”.

Të urdhërohen institucionet përgjegjëse të kthejnë nën sovranitetin e Republikës së Kosovës 82 km² të Çakorrit të tjetërsuara në favor të Malit të Zi.

Bashkëlidhur kërkesës:

  • Shkrimin “A duhet lejuar që të përsëritet historia e kufirit me Malin e Zi”, shkruar në datën 28 shkurt 2018, botuar në shtyp, Gazetën Koha Jonë etj., ku jam lutur që pinjollët e renegatëve të mos veprojnë si sahar-lëpirës, siç patën vepruar babat e tyre nën Turqi, me këmbim territori për vizat në BE, kur vizat jepen e anulohen, ndërsa territori i atdheut është i përjetshëm.
  • Hartë e para luftës ruso-turke të 1877–78, kur Mali i Zi ishte një principatë de facto e Turqisë në territor me sipërfaqe prej rreth 2,500 km², që kishte kontakt me pjesën më të ngushtë të liqenit të Shkodrës.

K Ë R K U E S

Datë, 30 prill 2026
Gjet KOLA

A duhet lejuar që të përsëritet historia e kufirit me Malin e Zi?

Problemi i vijës së kufirit midis Kosovës e Malit të Zi është i rëndësishëm për shqiptarët, mbasi prej gati një shekull e gjysmë territori i tyre vazhdon t’i nënshtrohet copëtimeve. Ndryshimi është se tani “vendimmarrja” u është lënë shqiptarëve; u kërkohet shqiptarëve që, me vullnetin e tyre “të lirë”, t’ia japin Malit të Zi rreth 82 km².

Mbasi Komisioni Shtetëror i Kosovës hodhi përfundimet e tij, vendosa të shpreh edhe unë mendimin për këtë problem.

Nuk e njoh personalisht kryetarin e këtij komisioni, njëkohësisht kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, z. Hivzi Islami, por në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar jam njohur me studimin e tij të doktoraturës “Kosova studim demografik”, që në vlerësimin tim ka qenë studim dinjitoz.

Por është alogjik konkluzioni i grupit të ekspertëve të Komisionit Shtetëror, se meqenëse rezulton që sipërfaqja e Kosovës të jetë më e madhe se ajo e njohur zyrtarisht prej 10,887 km², nuk përbën problem që nga territori i saj 82 km² t’i kalohen Malit të Zi. Këtë qëndrim mund ta mbante një grup ekspertësh në Kazakistan, me sipërfaqe më të madhe se Europa Perëndimore dhe me rreth 6 banorë për km², por jo për Kosovën, ku sipërfaqja prej 82 km² përbën më shumë se 0.75% të territorit të saj.

Në vlerësimin e këtij problemi duhet të mbajmë parasysh seriozitetin e konfliktit kino-japonez për shtatë shkëmbinj në Paqësor.

Për të shprehur një mendim më të saktë për këtë problem, do të kthehem në retrospektivë.

Gjatë viteve të rënda të sundimit turk, disa rajone nuk e pranuan pushtimin dhe nuk iu nënshtruan plotësisht pushtuesit.

Për shkak të vështirësive ekonomike, një numër i madh banorësh nga krahina e Mirditës kishin migruar në Vilajetin e Kosovës. Ata nuk e pranuan çmimin që u vuri pushtuesi për qëndrimin në Kosovë, konvertimin në fenë muhamedane, prandaj migruan përsëri dhe u vendosën me banim të përhershëm në Sul, që u siguronte mundësi mbrojtjeje të njëjtë me vendin e origjinës.

Krahina e Sulit qëndroi në ballë të rezistencës dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua hordhive turke. Rezistencë të pandërprerë kundër turqve bënë edhe banorët e Manit në Peloponez, banorët e Himarës dhe të Mirditës, si dhe të Malit të Zi, që ishin në pararojë të qëndresës.

Në një studim të realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, autori polak Marcin Çernjinski konkludonte se pas mirditorëve, që janë bashkësia më burrërore në gadishullin e Ballkanit, vijnë malazezët.

Ishte krahinë shqiptare, me emrin Malet e Zeza, me ortodoksë e katolikë dhe një pakicë sllave.

Një krahinë e vogël në territorin e Shqipërisë londineze mban emrin Mali i Zi, njëri prej 7 bajrakëve të Pukës, sot pjesë e bashkisë Kukës, me qendër të njësisë administrative në Shëmri.

Në një hartë të shekullit XIX, ajo që sot njihet Republika e Malit të Zi, me sipërfaqe 13,812 km², pa 82 km² të Kosovës, ishte një krahinë me sipërfaqe dhe popullsi pak më të madhe se Mirdita.

Por, në të hyrë të shekullit XIX, me qëllim që të ruanin sundimin në territoret e Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit) në Azi, sulltanët vendosën të sakrifikojnë territoret shqiptare në Ballkan.

Nuk është thënë asnjëherë se për interesat e tyre sulltanët kanë projektuar shuarjen e racës dhe çështjes shqiptare në Iliri. Kjo jo me fjalë, por me akte ligjore shfarosëse të shoqëruara me veprime konkrete nga vetë Porta e Lartë.

Akti që ka shkaktuar dëmin më të madh çështjes shqiptare është hatisherifi (dekreti) i 3/15 gushtit 1830 i Sulltan Mahmudit II (sovran 1808–1839), ku ndër të tjera sanksionohej:

  • Popullit serb i pranohet liria e besimit në kishat e veta;
  • Turqve që kishin pasuri të paluajtshme në Serbi u lihej një vit për t’i shitur;
  • Të gjithë myslimanëve u ndalohej banimi në Serbi, përveç atyre në garnizone.

Me këtë dekret, sulltani garantoi të drejtat e kolonëve turq, ndërsa shqiptarëve autoktonë u hiqte të drejtën e jetës në trojet e tyre.

Me këtë dekret, sulltani garantoi të drejtat e kolonëve turq në Serbi, të cilëve u lihej një vit kohë për shitjen e pronave të paluajtshme të marra si pushtues, ndërsa shqiptarëve, autoktonë disa mijëvjeçarë para se të zbrisnin serbët e turqit në Ballkan, sulltani u hiqte të drejtën e banimit dhe të jetës në trojet e tyre, për të vetmin faj se nuk kanë arritur t’i rezistojnë dhunës së hordhive turke dhe janë konvertuar në muhamedanë.

Në principatën e vogël të Malit të Zi, më 1 nëntor 1813, në Njegushë, në rrëzë të malit Llovçen, altarit të shenjtë të popullit malazez, lindi djali i familjes së Petroviqëve, që u pagëzua me emrin Radivojo. Në bazë të testamentit të lënë nga xhaxhai, Petri I Petroviq, që vendin e tij ta zërë nipi dhe jo i biri, pa i mbushur 18 vjet ai bëhet “udhëheqës dhe metropolit i popullit malazez”.

Më 6 gusht 1833, në prani të perandorit rus dhe anëtarëve të Sinodit të kishës ortodokse ruse, u kurorëzua mitropoliti i Malit të Zi dhe mori emrin Petri II Petroviq. Në Malin e Zi qarkullon si rrëfenjë se cari Nikolla I, i habitur nga shtatlartësia e tij prej 210 cm dhe pamja impozante që i jepte veshja popullore malazeze, i tha: “Po ti qenke më i madh se unë!”. Njegoshi iu përgjigj: “Vetëm Zoti është më i madh se cari i Rusisë”.

E trajtova figurën e këtij personaliteti, që vdiq më 1851, pa mbushur 38 vjet, mbasi ai është autori i poemës “Kunora e maleve”, e vlerësuar si vepra më e madhe në letërsinë sllavo-jugore. Ai e justifikoi besimin e xhaxhait Petri I Petroviq.

Edhe sipas autorëve malazez, “Kunora e maleve” është vepër poetike epike, që ka patur rol të madh në vetëdijësimin e ortodoksëve sllavë dhe në mobilizimin e tyre për luftë kundër Turqisë. Në të 2819 vargjet e poemës, shqiptarët përmenden shumë rrallë. Por poemën e përshkon si një fill i kuq realizimi i objektivit të vënë nga Sulltan Hamidi II, në dekretin e gushtit 1830, për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre në Iliri, të cilin autori e njihte në hollësi. Poema është një projekt politik për ndërgjegjësimin e popullsisë analfabete malazeze.

Motivi i poemës është shporrja e turqëve nga Ballkani dhe shfarosja e turqelive. Po kush ishin turqelitë e poemës? Turqelitë nuk ishin askush tjetër përveç shqiptarëve të konvertuar në myslimanë, për të cilët ai shpreh mosvlerësim.

Ndër të tjera në poemë, autori përshkruan arbitraritetin dhe paligjshmërinë e pushtetit turk, kur në gojën e një princi vendos këto vargje:

“Fale o Zot, çfarë pismilleti,
Si i dehur prej t’ligash e dhunës.
Shkeli diku, ligjet aty s’vlejnë;
çfarë nuk don, në Kuran nuk thuhet.”
(vargjet 1778–1882)

Ndërsa, për të vënë para përgjegjësisë e për të shkurajuar tradhtarët në mesin e popullit të tij, autori vë në gojën e një princi këto vargje:

“Zini mend fort ju o malazezë!
Kush ia nis, më i miri është;
E kush tradhton atë që ia nis,
Çdo gjë atij i shitoftë;
Zoti i madh dhe fuqia e tij
në arëfarënat i nguroft’!
Zgjebarakët atij veçilindshin,
Me gisht n’popull ata u tregofshin.
Fara e tij e keqe u shoftë,
Siç u shua e kuajve t’larë!
Pushkë varur mos pastë në shtëpi,
kryemashkull mos varros, prej pushkës;
kryemashkull në shtëpi dëshiroftë!”
(vargjet 2407–2420)

Në bazë të të dhënave të autorëve turq, deri në përfundim të Luftës Ruso–Turke të vitit 1876, popullsia ortodokse, që njihej si malazeze, në rajonet e Podgoricës, Tivarit dhe Ulqinit ishte në numër të vogël. Megjithatë, Njegoshi hodhi themelet, ndërsa pasardhësit e tij një krahinë etnografike, të banuar kryesisht nga arbër të sllavizuar, arritën ta bëjnë komb dhe shtet.

Në veprën “Lahuta e Malësisë”, Gjergj Fishta vlerëson trimërinë e malazezëve dhe serbëve në luftë dhe nuk shpreh asnjë mosvlerësim për ta, megjithatë është vlerësuar si nacionalist, pasi pasqyron me nota të gjalla trimërinë e shqiptarëve. Ndërsa autori i poemës “Kunora e maleve”, Petri II Petroviq Njegoshi, që i identifikon shqiptarët si turqeli, pa identitet dhe që duhen zhdukur, nuk cilësohet i tillë.

Lajtmotivi i veprës, fillim e mbarim, është ndërgjegjësimi i malazezëve për luftë kundër turqve dhe turqelive, domethënë shqiptarëve.

Gjysmë shekulli më vonë, Gjergj Fishta e pati më të vështirë misionin e tij. Atij i kërkohej që me veprën e tij të bënte nga millete osmane kombin unik shqiptar, t’i bënte thirrje elitës që, pavarësisht nga besimi fetar, të vinte gishtin në kokë për një projekt politik kombëtar, që për fatin tonë të keq rrethanat e diktonin të ishte projekt politik mbrojtës.

Kongresi i Berlinit, që filloi punimet më 13 qershor 1878 me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë, Austro-Hungarisë, Italisë, Francës, Anglisë dhe Gjermanisë si organizatore, njohu trefishimin e sipërfaqes së Principatës së Malit të Zi, të shtrirë thuajse 100% në territoret shqiptare.

Kongresi miratoi edhe propozimin e Austrisë që Serbisë t’i bashkëngjiten qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës. Me njohjen e pushtimit të këtyre territoreve, Serbia u zgjerua me 10,972 km², ose 85 km² më tepër se sipërfaqja e Republikës së Kosovës, bashkë me 82 km² që akoma nuk ia ka dhuruar Malit të Zi.

Studiuesi Sabit Uka ka provuar se pas Traktatit të Shën Stefanit, brenda një kohe shumë të shkurtër, për rreth një muaji, ushtria serbe spastroi 347 fshatra me popullsi plotësisht shqiptare, 198 fshatra me popullsi të përzier shqiptaro-serbe-çerkeze etj., si dhe qytetet Nish, Leskovc, Pirot, Vranjë e Kurshumli, me popullsi të përzier, por me shumicë shqiptare.

Popullsia shqiptare e besimit ortodoks, që përbënte më shumë se gjysmën e këtyre trevave, u deklarua serbe. Këtë realitet historiografia dhe studiuesit në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë trajtuar plotësisht, pasi është parë si tabu.

Sot më shumë se një e treta e popullsisë së Serbisë janë arbër të sllavizuar, pa llogaritur faktin se serbët, si popujt e tjerë sllavo-jugorë, janë ilirë të sllavizuar.

Çështjen, Fuqitë e Mëdha lejuan shtrirjen e sovranitetit të shtetit shqiptar në pjesë plotësisht të barabarta në dy anët e lumit Shkumbin: Gegnia nga Shkumbini në Vermosh dhe Toskëria nga Shkumbini në Konispol, koicidencialisht edhe në numër popullsie thuajse të barabartë. Këtë faktor e ka parasysh çdo funksionar europian kur niset me shërbim për të zgjidhur konfliktet midis forcave politike në Shqipëri, tani në pluralizëm.

Boris Kidriç, hartues i hartës së Federatës Jugosllave, në Konferencën e dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë, të zhvilluar në Jajcë (Bosnje) më 29–30 nëntor 1943, territorin e diskutueshëm të kufirit Mali i Zi–Kosovë e ka përfshirë brenda Krahinës së Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë territor pa ndërprerje, si gjatë pushtimit turk dhe serb e deri më sot, pa u shqetësuar asnjëherë nga Republika e Malit të Zi, prandaj kanë fituar sovranitet mbi këtë territor edhe me parashkrim fitues. Ata nuk kanë pasur mundësi të ndërhyjnë në ndryshimin e vijës së kufirit në hartat e hartuara nga specialistë serbë e të tjerë. Por disa forca politike në Kosovë janë përpjekur që këtë territor t’ia dhurojnë Malit të Zi, për të fituar pikë para funksionarëve të BE-së, duke u paraqitur luajalë, ndërsa qeveria malazeze nuk është ndjerë për këtë problem.

Përveç kësaj, vija e kufirit vendoset mbi bazën e disa parimeve të pranuara prej mijëra vjetësh. Po të pyesësh çdo madhor nga Oroshi i Mirditës, ku ka banuar familja e Gjomarkajve që për disa shekuj ka interpretuar dhe zbatuar normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit, do të përgjigjet menjëherë se kufiri vendoset në majë të lartësisë (kodër, mal), ku ndahet rrjedha e ujërave, ose përpendikular nga lart poshtë, dhe në asnjë rrethanë në mes të kodrës (malit), që tjetri të godasë shtëpinë edhe me gurë, siç pretendohet në këtë rast.

Konferenca e dytë e KAÇKJ në Jajcë, dy komunat e luginës së Ana Moravës: Bujanovc, Preshevë si dhe komuna e luginës së Medvegjës në verilindje, me sipërfaqe të përgjithshme 1,249 km² dhe me rreth 100 mijë banorë (1991), shumica shqiptarë, i ka përfshirë brenda kufijve të Kosovës.

Serbia gjithnjë ka parashikuar shkëputjen e Kosovës dhe ruajtjen e sovranitetit mbi rajonin e Nishit, prandaj menjëherë pas luftës, me qëllim që shqiptarët të mos kenë mundësinë e shfrytëzimit dhe vendimmarrjes lidhur me Korridorin X (Selanik–Shkup–Nish–Beograd–Europë), ka kërkuar ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh.

Me vendime respektive të Kuvendit të Republikës Socialiste të Serbisë dhe të Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i është marrë Kosovës territori i dy luginave duke u “kompensuar” me komunën e Leposaviqit me sipërfaqe 536 km² dhe me 18,044 banorë (1971), prej të cilëve 942 ose rreth 5% shqiptarë (Hivzi Islami – Kosova studim demografik). Po qe se ndryshimet e kufijve do të bëheshin apriori, Serbia nuk kishte pse të pyeste Kosovën.

Prandaj, për këdo që ka njohuri minimale gjeopolitike, e habit propozimi i Rexhep Qoses për këmbim territoresh, që Kosova t’i kthejë Serbisë komunën e Leposaviqit dhe Serbia të heqë dorë nga sovraniteti mbi luginën e Ana Moravës dhe të Medvegjës. Nuk bëhet gabim nëse vihen shenja barazimi të rëndësisë së këtyre luginave me atë të ngushticës së Otrantos, prandaj Serbia kurrë nuk do të pranojë ta kthejë këtë territor.

Për këto arsye, presioni i Bashkimit Europian se nuk bën liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës, mbasi për serbët me dy shtetësi janë të liberalizuara, pa iu dhuruar 82 km² Malit të Zi, jo vetëm nuk është parimor por është denigrues dhe shumë fyes.

Ndryshe nga sa Fuqitë e Mëdha të Europës vepruan në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, që vendosën copëtimin e trojeve etnike iliro-shqiptare pa i pyetur shqiptarët, tani u kërkojnë shqiptarëve që me “vullnetin e tyre të lirë” t’i dhurojnë edhe 82 km² Malit të Zi.

E vërteta është se malazeztë kanë luftuar njëlloj si shqiptarët, ndërsa serbët kanë pranuar nënshtrimin duke qëndruar raja, që nga 10 qershori 1389 kur u mundën në Fushë Kosovë, deri më 1804.

Peter II Petrović Njegoš shkruan në “Kurorën e Maleve”:

Far’ e serbit asgjëkund s’mbeti;
bujq u bënë luanët e djeshëm,
turq u bënë lakmues e frikashët,
i zgjeboftë qumështi serb që thithën! (vargjet 258–261)

Të pa bindur se mund t’ia dalin vetë, serbët i kërkuan t’u prijë në luftë kundër turqve një pinjoll i një familjeje shqiptare të larguar nga Kelmendi në vitin 1757, i vendosur fillimisht në Novi Pazar e pastaj në rrethinat e Beogradit, i quajtur Gjergj Pjetri (serbisht Xhorxhe Petroviq).

Megjithëse kishte lindur në Serbi, ai nuk e njihte rajallëkun, prandaj pa iu trembur syri udhëhoqi kryengritjen e parë serbe më 15 shkurt 1804, duke hedhur themelet e shtetësisë serbe. Për këtë veprim turqit i vunë nofkën “kara” (i zi), që u mbeti edhe si mbiemër familjes mbretërore Karagjorgji.

Secili vendimmarrës që sheh hartën e principatës së Malit të Zi në mesin e shekullit XIX, me rreth 3,000 km² sipërfaqe, dhe hartën e sotme të Malit të Zi me sovranitet mbi portet shqiptare të Ulqinit e Tivarit dhe me sipërfaqe katër herë më të madhe, do të turpërohej me kërkesën që Kosovës t’i dhurojë edhe 82 km².

Bashkimi Europian e di se tokat nuk u kanë pjellë as Serbisë as Malit të Zi, por u janë marrë shqiptarëve që i zotëronin mijëra vjet para se të vinin sllavët në Iliri, prandaj nuk kanë asnjë arsye t’u bëjnë presion shqiptarëve në Kosovë dhe institucioneve të saj që të dorëzojnë 82 km² Malit të Zi.

Koha ka provuar se në çështjen shqiptare, shtetet kryesore të BE-së dhe Rusia kanë demonstruar anshmëri në vendimmarrje, si në Berlin më 1878 dhe në Londër më 1913, prandaj vetëm SHBA ka mundësi reale për zgjidhjen e këtij problemi. SHBA kanë mbajtur gjithnjë qëndrim parimor ndaj çështjes shqiptare.

Në këto kushte, mendoj se institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA për këtë çështje.

Tiranë, më 28 shkurt 2017
Avokat Gjet KOLA

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest