Edhe pse pluralizmi kishte arritur të shpallej me ligj, qindra të burgosur vijonin të prisnin lirinë në burgun e Spaçit. Të paktën deri më 6 shkurt 1991, kalvari i të burgosurve të ndërgjegjes vijonte të ishte prezent. Ky kalvar vijonte mënyrë paradoksale, në një kohë kur edhe ishin shpallur zgjedhjet e para pluraliste, zgjedhje të cilat u mbajtën me 31 mars të po atij viti. Pikërisht në acarin e dimrit të fundit në atë luginë shpellë, ku prej vitit 1967 mijëra të burgosur të ndërgjegjes ishin izoluar në mënyrën më anti-njerëzore, 41 prej tyre të dënuar sipas nenit (127) “kalim i paligjshëm kufiri” i drejtohen për ndihmë degës së PD Mirditë, duke paralajmëruar se ata do të futeshin në grevë urie. Dokumenti i rrallë, letra e plotë dhe lista emërore vjen nga ing. Muharrem Bicprendi, një ndër themeluesit e PD-së në Mirditë.
Po sa ata qëndruan ata në burg, dhe ku janë sot këta nënshkrues të kësaj letre të rëndësishme për kohën dhe po aq të rëndësishme për arkivat???. (shenimi im, a. ndoja)
Ja çfar përmbante dokumenti i rrallë dhe lista e nënshkruesve:
Spaç 6. 02.1991
Komisionit nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike.
Ndjehemi krenar për pluralizmin që tashmë është i pranishëm kudo, dhe demokracinë e vërtetë që po lind dhe që po e dëshirojmë të gjithë. Por mendimi jonë i çiltër që del nga zemrat tona të shumëvujatura nga padrejtësitë që na janë bërë dhe që vazhdojnë të na bëhen, është që t’ju drejtohemi ju si parti tek e cila shohim mbrojtjen e vërtetë e të gjitha të drejtave që gëzon njeriu, që nga Karta e Helsinkit, ajo e Parisit e të tjera.
Ju lutemi na merrni në konsideratë, e ta publikoni në përmes gazetës Rilindja Demokratike ankesën tonë sat ë drejtë aq edhe kuptimplotë.
Popullit dhe këshillit presidencial.
Kur mbi 8000 vetë shkojnë në familjet e tyre mbasi kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërsa neve, për të njëjtin krim të mbetur në tentativë vuajmë akoma dënimin, duke na mbajtur me shpresa të cilat për në janë të kota. E themi këtë sepse ne kemi pritur, kërkuar dhe përsëri na thuhet të presim. “Deri kurë..!”
Për dijeni ju njoftojmë edhe juve si demokratë të vërtetë se neve të dënuarit e nenit 127 (kalim i pa ligjshëm kufiri) mbetur në tentative, shpallim grevën e urisë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm tonin. Mbetemi me shpresë së Rilindja Demokratike nëpërmejet shkrimeve të saja plot sinqeritet dhe vërtetësi, do të gjejë kohë të na ndihmojë në kërkesën tonë të drejtë.
Meqë dita e zgjedhjeve po afron, dëshirojmë edhe që vota tona ti hedhim për kandidatët demokrat.
Me respekt nga të gjthë të dënuarit e nenit (127)
Spaç, Mirditë.
Lista e të burgosurve nënshkrues
- David Luma
- Haxhi Sulaj
- Paulin Malaj
- Roland Mehilli
- Sotir Kaishi
- Niko Stavras
- Mezan Sulku
- Pajtim Byjketa
- Irfan Liçi
- Arjan Alia
- Aristidh Gjata
- Ded Petraçi
- Arqile Sidheri
- Maksim Braholli
- Shkelqim Mahmutaj
- Ismail Gjilani
- Nikoll Jaku
- Perikli Tata
- Abedin Shyti
- Adriatik Kote
- Jani Buzi
- Lin Olaj
- Gjergj Pepa
- Ndue Kalaj
- Nikolin Lakaj
- Klenathi Done
- Vlash Ndoni
- Alban Hasani
- Avni Rumi
- Tajar Aliaj
- Mihal Panajoti
- Spiro Papa
- Sadik Dervishi
- Arqile Hazizi
- Kujtim Veshi
- Kadri Lala
- Prel Vucaj
- Besnik Elezi
- Dritan Betaj
- Fitan Nurishiti
- Ardian Vokrri

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”