Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nga Pranvera Vatoci/A ka limit turpi politik?! Arta Marku fenomeni që po tërbon politiko-oligarkinë

Nga Pirusti News
3 128 Shikime

-Ditën e zgjedhjes së Arta Markut, një deputet i opozitës i shkruan një kolegu socialist: “Do ta shkatërroj Arta Markun”. Nuk i ndahem sa ta lë pa bukë”-

E kam fjalën për një zonjë të nderuar e cila pas 28 vitesh po trazon kënetën politiko kriminale në Shqiperi. Arta Marku, prokurorja e përgjithëshme në detyre. Ajo erdhi si rastësi në krye të një institucioni të zi, por rezultoi të ishte risi. Bekuar qoftë ai ose ata që e projektuan.Një zonjë e perkryer me gjithe parametrat njerëzor e profesional që i duhen një zyrtari të larte shteti.

Me një cv te lakmueshme juridike si dhe me një prejardhje fisnike gjenetike. Por këneta politike dhe te majmit e korrupsionit, jo vetem nuk e mirpriten por u tërbuan dhe me çizme e histeri u turren drejt Kuvendit duke bëre pis një zgjedhje të thjeshte në një moment të rendësishem për të ardhmen e drejtesisë. Turpi është pak. Nuk ka fjalë e epitete të pershkruash reagimin e tyre dhe investimin e piste që po ben politika kunder Arta Markut.

Jo me llafe gjeneralizuese por me fakte po argumentoj konstatimin tim të dhimbshëm. Ditën e zgjedhjes se Arta Markut një deputet i opozites i shkruan nje kolegu socialist “Do ta shkatërroj Arta Markun”. Nuk i ndahem sa ta lë pa buke”.

Po kush është monstra  “i djathti”, babai i të cilit rezulton te ketë marrë në qafë si spiun i Sigurimit të Shtetit dhjetëra qytetarë durrsakë. Tjetri drejtues i opozitës që fyen Arta Markun është ai që në vend të kokainës i shesin paracetamol kur dehet mejhaneve të Tiranës e në llogaritë e Llotosportit në bllok ka te inkasuara mijëra euro bixhozi.

A thua Arta Marku ju prish skedat e sportit apo kanë frikë nga skedat e korrupsionit? Lulzim Basha, ky lider i parashutuar e i klonuar në korrupsion që dhe kafen e gjellën familjare ja servirin resortet me luksoze të Tiranës pergojon paturpërsisht Arta Markun.

Turp! Ju nuk jeni burra. Ju nuk jeni politikanë. Ndershmeria e sinqeriteti juaj eshte arratisur me kohë. Lereni këtë zonjë te punojë e jetoje normalisht si një zyrtare modele të një shteti normal që e kërkojne qytetaret. Arta ështe e artë.

Por hajdutët i tërbon ari e duan ta vjedhin e ta bëjnë pronë te tyre. Këta horra politikë janë mësuar të pashqetësuar të vjedhin arin e thesarin, biles dhe Bankën e Shtetit dhe askush nuk i shqetëson.

Tani Arta…vetëm Arta i tërbon e i frikëson. Se ajo është e ndershme dhe nuk ështe pjesë e Klanit-Kënetë. Arta është ti, o njeri qe vuan për drejtesi. Arta jam unë. Arta janë të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Unë apeloj të gjithë shqiptarët por veçanërisht ndërkombetaret, ta mbështesim këtë zonje që rrezaton shpresë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest