Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

20 vjetë më parë, kur Mirdita i gëzohej Katedrales… Mirdita – Mbijetesa shekullore e Krishtërimit

Nga Pirusti News
4 106 Shikime

-Nga Aleksandër Ndoja, “Koha Jonë” 10 nëntor 2002-

Dje Kardinali Crescenzio Sepe, i dërguari i Papa Gjon Pali II, inaguroi në Mirditë Kishën – Katedrale, nga më të mëdhatë në Shqipëri me 1.5 milionë dollarë, investim i Kishës së Bolonjës të Italisë.

Mirditë. Tokës së Katedraleve, 11 vjetë pas lirisë i ringrihet Katedralja. Anës rrugës që përshkon qytetin, rrugë e cila mban emrin “Vincenso D’Paoli”, një ndërtesë gjigande dhe tepër moderne, nga më të mëdhatë në Shqipëri, tash e tutje do të quhet Katedrale. Një dhuratë e Zotit për Dioqezën, me kontributin e pamatë dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të administratorit apostolik, monsinjor Cristoforo Palmieri qytetar nderi i Rrëshenit, por dhe Kardinalëve, Ipeshkëvinjve, administratorëve Apostolikë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por nëse Katedralja ngrihet madhëshore tani në vitin 2002, zanafilla e saj është shumë më herët.

-Pak histori-

Dokumentacioni historik e përmend Abacinë e Oroshit në vitin 1313, por ajo me siguri është shumë më e moçme, që në fillimet e benediktinëve, rreth dy shekuj më parë. Sipas një dokumenti tjetër në vitin 1426, Abat i Oroshit ishte emëruar një përfaqësues i Selisë Shenjtë. Nga gjysma e parë e shekullit 17-të e më pas, Abacia është vizituar rregullisht nga vizitorët apostolikë të Vatikanit. Ata kanë shkruar realacione interesante për Vatikanin. Në vitin 1886 Abat Prend Doçi i paraqet Vatikanit projektin për rimëkëmbjen e Abacisë së Mirditës, duke duke sjellë një varg argumentash, ndër to se mirditasit gjithmonë kanë ruajtur fenë e tyre, pasi me tehun e shpatës kanë zbrapsur të gjitha goditjet e bizantit, invazionet e sllavëve dhe persekutimet e osmanëve. Me dekret të Papa Leonit XIII, me 25 tetor 1888, rikompozohet Abacia e pavarur e Oroshit. Që nga ajo kohë Kisha do të vijonte në normalitetin e saj, deri kur filloi martirizimi i vijuesve të Abat Doçit si Imzot Zef Gjinali dhe Frano Gjini deri në vitin 1945. Frano Gjini, ky martir i krishtërimit, deklaroi para pushkatimit se unë nuk mund ta ndaj përgjigjen time nga Selia e Shenjtë. Viti i çuditshëm 1967 do të fshinte gjithçka fetare në dukje, por gjithësesi asgjë në ndërgjegje.

Aty nga viti 1991 edhe në Mirditë do të shfaqeshin misionarët e parë të fesë katolike, duke adoptuar një ndërtesë të pa përfunduar të së shkuarës, por gjithësesi finalizimi i gjithçkaje, pas ndërtimit të dhjetra Kishave në të gjithë Dioqezën, mbetet ndërtimi i Katedrales.

-Ceremonia-

Dhe kështu dje në ora 9.30 hyrja e Kishës është pushtuar nga dhjetra priftërinj të urdhërave të ndryshëm fetarë. Një grup fëmijësh në oborrin e saj me flamuj në duar ofronin një pamje tejet festive. Disa mijëra banorë, jo vetëm të krahinës së Mirditës, popullonin në të gjitha vendet e mundshme të Kishës së vjetër, të gjithë në pritje të eminencës së tij, Kardinalit Crescenzio Sepe, prefekt i kongregatës Propaganda Fide, i dërguari i Papa Xhon Pali II. Hyrja për tek porta pushtohet nga një shpurë figurash të politikës dhe të pushtetit. Për qindra banorë është e pajustifikueshme mospjesmarrja e Presidentit të Republikës z. Alfred Moisiu, Edhe Nano e Berisha nuk kanë ardhur, ndonëse ishin të ftuar. Por Edi Rama mbushi vakumin e tyre, pasi është figurë mbi to, me më shumë vlera kristinanizmi e qytetarie. Dhjetra banorë të qytetit e përshëndetën atë në ardhjen e tij në Mirditë, aq sa u harrua se duhej të vinin Moisiu, Nano e Berisha. Kori i politikës ishte plotësuar me deputetin Nikoll Lesi, deputetët Ndre Legisi e Luigj Gjoka, prefektët e Lezhës dhe Shkodrës Kol Malaj e Gjergj Liqejza, kryetari i qarkut Luigj Isufi. Kryetarë bashkie dhe komunash të Mirditës dhe zonave përrreth formonin një kordon në pritje të kardinalit Sepe. Monsinjor Rrok Mirdita, Anxhelo Masafra, dhjetra ipeshkëvinj dhe urdhëra të tjerë fetarë rrethojnë Kardinalin Sepe.

Janë të pranishëm Imzot Klaudio Stani ndihmës Kardinal i Bolonjës, Imzot Mark Sopi Ipeshkëv i Kosovës, Imzot Zef Gashi Ipeshkëv i Malit të Zi, Nunci Apostolik Bualotis të gjithë në pritje të Kardinalit.

Ora 10.00 nën masa të sigurisë policore, automjetet e Kardinalit shfaqen në rrugën Vincenso D’Paoli. Duartrokitje dhe valëvitje flamujsh pambarimisht. Kardinali takon me rradhë autoritetet shtetërore dhe fetare. Në një podium të improvizuar uron mirëseardhjen Kryetarja e Bashkisë Marie Biba.

Marie Biba në përshëndetjen e saj theksoi se përshendet jo vetëm në emrin e saj këtë shtëpi të Zotit në tokën e shenjtë që ruajti për 500 vjetë autencitetin përballë invazioneve turke, por edhe 50 vjetë të monizmit. Është me vend të kujtojmë Abat Prend Doçin, Ambroz Marlaskajn, Zef Gjinalin e Frano Gjinin që ditën të ruajnë vijimsinë kishtare në Mirditë. Në emrin tim personal dua të falenderoj Papa Gjon Palin II që shpalli Kishën e Rrëshenit qendër të Dioqezës dhe mirëseerdhët në në vendin që me emrin e saj të përshëndeti Mirdita.

Kardinali Sepe në emër të Atit të Shenjtë ka përshëndetur duke uruar për ditë më të mira. Ai ka falenderuar Kryetaren e Bashkisë Marie Biba dhe të gjithë autoritetet për pritjen e ngrohtë. Më tej e gjithë rruga është mbushur me dhjetra bluza të bardha fetare, të cilët janë drejtuar për në Katedralen e re. Rreth 800 besimtarë janë ngjeshur në ambientet e Katedrales 500 vendeshe, ndërsa mijëra të tjerë qëndronin prapa kangjellave në pamundësi për t’a frekuentuar ditën e sotme. Rreth orës 11.00 ka nisur Mesha e Shenjtë, e cila ka përfunduar në ora 13.00. Më tej lokalet e ndryshme të qytetit kanë shtruar dreka të financuara nga Kisha.

 Punimet për ndërtimin e Katedrales kanë filluar 4 vjet më parë. Hapësira që ajo ka zënë është rreth 4000 m2. Punimet janë kryer me cilësi të lartë nga firma “Arfa” me president z. Fatmir Çopja. Financimi është bërë nga Kisha e Bolonjës në Itali, me një vlerë rreth 1 milion e 500 mijë USD.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest