Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nxënësit e “Beslidhjes” së Lezhës, një realizim interesant filmik kushtuar Gjergj Kastriot-Skënderbeut

Nga Pirusti News
1 660 Shikime
SHPERNDAJE

Viti i Gjergj Katriot Skënderbeut, ka angazhuar qindra faktorë të rëndësishëm historikë, kulturorë e qytetarë anë e mbanë hapësirës tonë mbarëkombëtare. Por Heroi ynë Kombëtar gjithmonë ka nxitur fantazinë edhe të fëmijëve, të cilët në shumë raste janë munduar të performojnë Heroin e Kombit, me imitacione nga më të ndryshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Por nëse deri tani fëmijët e kanë imituar Gjergjin në salla apo ambiente të mbyllura, në shkollën 9-vjeçare “Beslidhja” në Lezhë ka ndodhur ndryshe.

Nxënësit e kësaj shkolle e njohur për aktivitete të shumta dhe të përditshme kanë guxuar të realizojnë një film, sido me metrazh të shkurtër. Ndoshta është filmi i parë i regjistruar, pas filmit tradicional dhe të shumë debatuar, ku në të ishte involvuar niveli më i lartë i kinematografisë ruse të kohës. Nxënësit e “Beslidhjes” se Lezhës natyrisht janë shumë larg në performimin e tyre për shkaqe të kuptueshme, por dëshira, mesazhi që përcjellin apo aktrimi i tyre, janë në kuota optimale.

Kjo është arritur dhe falë punës së palodhur dhe plot talent të rregjizores së këtij filmi, mësuese së letërsisë në këtë shkollë znj. Alketa Bejtja dhe drejtoreshës së “Beslidhjes”, znj. Valbona Gjoni. Ajo çfar evidentohet qartësisht, është përkushtimi kualitativ i operatorit dhe montazhierit, fotografit profesionist Olsi Tetaj.

Filmi është ndjekur me mjaft interes në kinemanë e kësaj shkolle, ndërtuar vitet e fundit. Shkolla Beslidhja është ndër shkollat komunitare më të dalluar në Qarkun e Lezhës, sidomos për klasat e muzikës ku në të mësohen rreth 11 vegla muzikore. Kjo ka bërë që në këtë shkollë të realizohen aktivitete kulturore të përditshme, ndërsa në kinemanë e saj, çdo të premte shfaqet nga një film artistik e kulturor.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest