Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

NBT-Oil, 10 muaj më parë u shua totalisht nga rrëshqitja e tokës, sot u inagurua ringritja nga fillimi i tij

Nga Pirusti News
5 351 Shikime
SHPERNDAJE

Dhjetë muaj më parë, pikërisht natën e 21 marsit të këtij viti, qindra udhëtarë, miq e bashkqytetarë të shumtë mbanin frymën para një bisnesi ndër më të sukseshmit në afërsi të qytezës së Repsit, në fshatin Blinisht. Si të ishte një apokalips, balta dhe gurët gjigandë të malit përmbi Blinisht, kishin vënë para shtëpi të këtij fshati, por kishin përpirë totalisht njërin krah të “NBT-Oil”. Ishte shuar totalisht një bisnes elitë, por ishte shuar dhe shpresa e 70 familjeve për një jetëse normale, falë punësimit dhe pagave që merrin në këtë bisnes.

E ndërsa secialistët, opinionbërësit, dashamirët apo cinikët merreshin me deklarata e hetime pa sens mbi arsyet e rrëshqitjes së malit, pronari i këtij investimi nis punën për rindërtimin e çdo objekti që aty u zerua totalisht. Janë zhvendosur mijëra m3 gurë e dhera, janë hedhur qindra m2 beton dhe mure mbajtëse, është garantuar edhe krejt toka e kësaj lagjeje nga mundësia e një rrëshqitje tjetër, e në fund është ringritur bisnesi.

Pikërisht sonte, nëse cilido nuk do t’i referohet kujtesës apo fotove arkivore e ka të pamundur të besojë se 10 muaj më parë, aty kishte një apokalips. Janë qindra të ftuar por edhe kalimtarë të rastësishëm, drejtues të pushtetit vendorë që u ndaluan për të përuruar investimin e ri.

Gjok Tusha, pronar i këtij bisnesi, në një fjalë kret të shkurtër para të pranishmëve ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur moralisht dhe finaciarisht për realizimin nga e para të bisnesit, ndërsa thotë se ka ftuar të gjithë ata që i kanë ardhur në bisnes në ato ditë të vështira për të, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij.

Aleksandër Ndoja

Kronika e 22 marsit:

Fshati Blinisht drejt zhdukjes, Njeri krah i NBT-Oil rrënohet totalisht

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest