Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mirdita Voley, ruan vendin e parë në renditje, duke shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së dytë.

Nga Pirusti News
1 277 Shikime

Pas një pushimi dy mujor, por jo pa stërvitje intensive ka nisur faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Kësisoj ndeshja e parë disi edhe sfidante, është zhvilluar dje ndaj ekipit UMB (Universiteti Martin Barleti) një ekip i fortë dhe me traditë, i drejtuar nga Hasan Gurabardhi. Ekipi mirditas “Mirdita-Voley”, i drejtuar nga Lindita Hoxha edhe në ndeshjen e parë të fazës së dytë ka treguar se zotëron klas dhe epërsi, ndonëse momentet nuk kanë qenë të favorshme për shkak të dëmtimit gjatë stërvitjes të një lojtareje të rëndësishme Ornela Gashi, që mban peshën në pasime.

Ndeshja ka filluar në ora 14.00 ditën e shtunë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku Mirdita Voley, ishte në rolin e pritësit, pasi Pallati i Sportit “Arjana Arapi” është në proces rikonstruksioni rrënjësor. Ajo çfar ka ra në sy që në fillim ishte se të dy ekipet kishin pothuaj të njëjtën ngjyrë uniforme, kur dihet se ekipi mik gjithmonë duhet të ndryshojë ngjyrën, por jo logon e uniformës.

Ndeshja e cila ka zgjatur mbi dy orë ka pasur rivalitet të fortë çka është reflektuar edhe në ecurinë e pikëve dhe të seteve. Nëse seti pa parë është fituar nga ekipi i UMB-së me rezultatin e thellë 25:11, në setin e dytë kemi një përmbysje të rezultatit me fitues Mirditën, me rezultatin 25:21.  Seti i tretë ka folur mësëshumti për ekipin mik, pra për UMB e cila ka fituar setin me 25:21. Mbetej seti i katërt për të vijuar apo jo loja, ndërsa Mirdita e ka fituar me rezultatin surprizues 25: 21. Një ritëm i tillë loje është ruajtur edhe në setin final, ku Mirdita në pikën e 15-të që mbyll setin, e lë UMB-në në 12 pikë. Në këtë ndeshje u veçua loja e Nezajt dhe Amarda Gjinit për Mirditën, pasi sidomos kjo e para ishte mjaft efikase në bllok apo edhe në sulm. Ndërsa ekipi mik i Barletit pati mjaft rezistencë, po nga dy lojtare mirditase e mirnjohura Amarilda Prenga dhe lojtareja më e re, Picaku.

Me këtë ndeshje Mirdita ruan vendin e parë në renditje me 21 pikë, pasur nga UMB me 19 pikë, e më tej vijohet me Tiranën me 18 pikë, e Partizanin me 17 pikë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest