–Zef Noc Ndreca i njohur si Zef Noci personalitet me influencë dhe peshë në Mirditë, një person përkrahës i disa nismave të mëdha patriotike dhe atëdhetare në vend.
– Familja e tij kishte influencë jo vetëm në 12 bajrakët e Mirditës, por edhe më gjerë.
– Zef Noci njihet si një filo-austro–gjerman, pra orientimi i tij dhe i familjes së tij ishte perëndimor, por nuk duhet harruar se interesat austro-gjermane përputhen me interesat kombëtare.
– Janë austriakët dhe qeveria e tyre që mbështesin klerikët mirditorë në hapjen e dhjetë shkollave të para në Mirditë.
– Familja e Zef Nocit bëhet mbështetëse në financimin e katër librave të parë për shkollat shqipe në Mirditë, të cilët dërgohen në vjeshtën e vitit 1889 për tu shtypur në Austri. Libra të cilët nuk dihet se çndodhi me to, ndërsa autori i tyre ishte Abat Prend Doci.
– Është njëri ndër nismatarët e nismave të mëdha në periudhën e viteve 1912 kur Mirdita kthehet në kryefjale e kryengritjeve për Liri.
– Është njëri ndër Hartuesit e projekt kushtetutës se paraqitur në Kuvendin e Rubikut përpara krerëve të këtij kuvendi historik. Njëri ndër projekt kushtetutat më të mira të ralizuara në vend, i njohur si projekt kushtetuta ose projekt Statusi i Rubikut, i pranuar dhe nga krerët e ardhur nga Tirana, Durrësi, Elbasani por dhe Kosova .
– Zef Noci dhe familja e tyre ishin mbështetës dhe bashkëpunëtorë të nismave atdhetare të të gjomarkajve për ruajtjen e njëfarë autonomie të Mirditës, autonomi të cilën më luftë e diplomaci e kishte ruajtur edhe gjatë pushtimit të gjatë turk.
– Njihet si njëri ndër përkrahasit dhe mbështetësit më të mëdhenj të Abat Prend Doçit, Dom Ndoc Nikës dhe e lëvizjeve patriotike që ndërmer kleri dhe klerikët në atë periudhë.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”