Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Llesh Vorfi i Konajt në Fanë, Mjeshtër i punimit të gurit. Mirdita nr.23

Nga Pirusti News
11 652 Shikime
SHPERNDAJE

Fani shtrihet mes dy maleve të larta Zepës dhe Munellës. Figurativisht i ngjet një anije të madhe. Bukuria e tij është e rrallë. Majat e maleve fort të bukura zbresin bukur drejt lumit Fani i Vogël. Nga shpatet rrejdhin ujërat që bashkohen në lum dhe i forcojnë vrullin e rrjedhjes. Fani ka disa fshatra por fshatrat bazë ishin Bisaku, Domgjoni, Xhuxha, Konajt dhe Shëngjini. Ai ka pasuri të pafundme të ndryshme, me ara e livadhe mjaft pjellore, me kodra e shpate të pyllëzuara, e më lart me pishat dhe ahet e fresket. Pasuri e madhe është materiali i ndërtimit, guri. Pikerisht për këtë shkak apo pasuri ndërtimet atje janë prej guri herë të gritë dhe herë më të ndriçuar. Objetet e banimit të herëshme janë shtëpitë përdhese por kohët e vona kanë hyrë në nevojë edhe kullat. Kullat e para thuhet se janë ndëruar nga dibranët por, që shpejt ndërtuesit vendas e morën zanatin.

Dolën kështu mjeshtër të punimit të gurit një pas një, disa prej të cilëve kanë vënë emër jo vetëm brenda Fanit e çdo fshati por edhe jashtë krahinës duke u thirrur për punë edhe në rrethet e tjera si Kukës, Dibër, Mat, Pukë, Krujë, Lezhë madje edhe në zonën e Shkodrës dhe diku më thellë deri në Krujë. Nga studimi që kam bërë dalin mjaft mjeshtër guri. Thuhet se të parët e Fanit kanë qënë Përshqefët. Ata kanë lënë disa kulla të ndërtuara por së pari kanë ndërtuar kullat e veta. Ka rastis të shoh shumë punime, sidomos kullat me portikët e shkëlqyer, si të latuar me zdrukth. Në revistë për këtë temë do kemi shumë portrete mjeshtrish. Të shumtë janë të njohur në Bisakë, Konaj, Shëngjin, Petoç, Domgjon. etj.

Llesh Vorfi i Konajt.

U lind në fshatin Konaj më 10 qershor 1913. Që në moshë të re ju bashkëngjit ndërtuesve vëndas, fillimisht si punëtorë por, avash avash në moshën 14 vjeçare vendoste murët e parë në ndërtimet në fshat. Së pari filloi nga shtëpia e vet. Kështu ai me zellë i pëlqente puna nga dorë e tij. – Duke dalur jashtë fshatit dhe zonës ai angazhohet në vepra ndërtimore më në zë të kohës. Në moshën 21 vjeç punon tek Sarajet e Kapidanit 1935-1940. Gdhëndja e portave të sarajeve i dha atij emër e bëri të njohur edhe jashtë krahinës. Më vonë e kërkojnë të punojë edhe objekte kulti si: në kishën shumë të njohur të Kalivares, të Korth Pulës, të Domgjonit dhe të shën Markut në qëndër të Fanit.

Gjeografia e ndërtimeve nga Llesh Vorfi është e gjërë. Ajo shtrihet në Mirditë, Kukës, Dibër, Mat e Pukë. Në vitet 1946-52 ndërton objekte socialkulturore si shkolla Zallë Xhuxhë, Shëngjin, Sang e Xhuxhë, ndërtesa e pushtetit lokal, e shtëpisë së kulturës, dyqani tregëtar e në vitin 1948 edhe varrin e gdhëndur në gurë të Ndrec Ndue Gjokës, “Mësues i Popullit”. Vepra të tjera social kulturore në Kukës, si Komiteti ekzekutiv i Kukësit, shtëpia e pritjes, varrezat e dëshmorëve, ndërtimet në qytetin e Kukësit të ri dhe në qytezat e vogla, Fajza e Kalimash. Lleshi i perfeksionuar në gdhëndjen e gurit kryesisht të çosheve të ndërtesave të dritareve dhe sidomos të portikëve të kullave e shtëpive në ndërtim. Në 53 vitet e jetës së tij ka një kontibut në fushën kombëtare të ndërtimit.

Pjetër Marku. Botuar në Revistën “Mirdita” nr. 23.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest