Takimi i Duçen e Italisë dhe falja e internimit. Rrëfyer në burg nga kleriku kolos Dom Nikoll Mazreku, përcjellë në kohë nga KURT KOLA
Pas shfaqjes rrufe nëpër gjimnazet e Tiranës gjatë kohës së pushtimit italian të dramës se famëshme: “Vajza qëndis Flamurin,” me autor homerin shqiptar At Gjergj Fishta, pater Gjergjin e çuan në internim, në Itali.
Drama e Gjergjit, ndezi rininë studentore shqiptare dhe për këtë arsye kuestura italiane e arrestoi dhe e internoi me urgjencë në Itali. Gjatë udhëtimit me vaporr, në kulmin e dëshpërimit për ndërprerjen e aktivitetit atdhetar e patriotik, At Gjergji shkroi një vjerrshë për të cilën më vonë komunizmi e anatemoi, duke e dënuar me masat që tashmë dihen.
Gjatë kohës që At Gjergj Fishta qëndronte në kampin e internimit me dënimin e caktuar, Akademia e Shkencave e Italise, u njoh punët shkencore te Fishtës dhe dhe për këtë arsye Akademikët i kërkuan DUÇES që ai ta lejonte At’Gjergj Fishtën që tw paraqesw dizertacionin pranë Akademisë së Shkencave të Italisë. Udhëheqësi i kohës i Italisë, DUCE, pa hezitim lwshoi lejen…
Kur Fishta, mbaroi së lexuari Dizertacionin, në morinë e duartrokitjeve, kryetari i Akademisë së Shkencave te Italisë, çohet dhe i shkon, pranë priftit atdhetar të internuar e duke i shtrëguar dorën e me mirenjohje i thote:
“Eja Padër midis nesh se gjate i paske munguar Akademisë Tonë“!
Që atë çast Fishta u konfirmua Anëtar i Akademisë se Shkencave të Italisë!
Ky fakt e tundoi fort Imperatorin e Italisë, prandaj ai i bëri ftesë të internuarit nga qeveria e tij, për një audiencë 20 minuta…. Kuptohet ose Fishta e kuptoi ç’ka fshihej në ftesen e Imperatorit, pasi dihej se Duçja ishte sa i kulturuar aq edhe diktator!
DUÇE, atë ditë ishte veshur i tëri ne uniformë te rreptë ushtarake, deri me armatim të lehtë e helmetë, a thua se ishte në front duke luftuar!!
Fishta, në një i hipur në një “xhip ushtarak”, i shoqëruar me dy oficerë madhorë vajti në orën e caktuar në pallatin e diktatorit. Ngjiti shkallët, eci drejt korridorit i prirë nga një oficer për tek dera e audiencës…
Troket, oficeri dhe i hap deren Fishtës. Diku nga fundi i sallës se madhe e paisur në mënyrën më luksoze të mundshme, gjysëm i zhytur ne kolltuk, shikoi gjysmën e DUÇES ushtarak!! Nuk levizi fare nga vendi!
Fishta gjithë shkujdesje, me ecje të ngadaltë iu afrua dhe i dha dorën…
DUCE, i bëri shenje të ulej përballë. Fishta, karekteristik i sarkazmës, duke mos respektuar kurrefarë protokolli, i drejtohet:”Shkëlqesi shtatmadhor! Po të shoh veshur e ngjeshur me unifome e armatim, por nuk po shoh as ushtrinë e armikut as ushtrine Tuaj përballe njëra-tjetrës?! Më tej ai ironizon duke i thënë: Në këtë rast siç duket se jam unë ushtria e armikut. .
DUÇE, flaku helmetën dhe u përqëndrua me gjithë seriozitetin në bisedë me Fishtën….. Siç dihej, DUÇE ishte shumë i kulturuar dhe u përfshi ne bisedë akademike me Fishtën… Iku 20 minuteshi i paracaktuar, iku ora, vetem kur i tha Fishta, se ai nuk kishte me kohë per bisedë, DUÇE, ngrihet i fut krahun dhe e përcolli deri te pota e jashtme e oborrit….
Aty, teksa po i jepnin dorën njeri-tjetrit, Fishta përsëri e sfidon duke i thënë: “Kur erdha me prite si italian… Kur ika, të detyrova të më percjellësh si shqiptar”!
DUÇE, nuk foli, por me mendje duket se tha:” Ti nuk mund te mbahesh ne internim”! Dhe fill pas disa ditëve e liroi dhe Fishta erdhi dhe nderroi jetë në qytetin e Tij, në Shkodër.
Kurt KOLA.( Treguar nga kleriku kolos Dom Nikoll Mazreku, ne burg Burrel)

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

