Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shën Prendja në Rrëshen, (Kodër-Rrëshen) ndër Kishat e hershme të zonës

Nga Pirusti News
1 950 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Juljan VLASHI.

Përmendet si kishë famullitare në relacionet e B. Orsinit në vitin 1638, M. Skurës në vitin 1641 dhe në relacionin e pas vitit 1644, S. Gasparit në vitin 1671, G. Vladagnit në vitin 1672, V. Zmajeviç në vitin 1703, etj.

Në relacionin e mes shek. XVII (pas vitit 1644), dërguar Kongregacionit të Propaganda Fide, Arqipeshkëvi Mark Skura përmend kishat e Shën Vlashit, Shën Markut, Shën Prendes dhe Shëlbuemit në Kthellë (Malaj, Kthellë-Epër, Rrëshen dhe Shebe), që u shërbenin 2476 banorëve, të cilët ishin të lirë nga haraçi turk. (Fulvio Cordignano, “Geografia ecclesiastica dell’Albania”, botim i vitit 1934)

Edhe pse është ndër kishat e hershme të zonës, nuk ka një tezë për themelimin e saj. Në afërsi të kishës ruhen akoma gjurmët e një vendbanimi të hershëm arbëror. Sipas Domenico Pasit, priftit misionar italian që vizitoi malësitë shqiptare në fund shek. XIX, në Rrëshen (Kodër-Rrëshen) ruheshin gjurmët e një qyteze të Skënderbeut.

E gjithë zona për rreth ruan pasuri të shumta arkeologjike. Në vitet 80-të, në një kodër në hyrje të Kodër-Rrëshenit, është zbuluar nga arkeologët një varrezë arbërore e mesjetës së hershme, e njëkohëshme me nekropolin arbëror të Prosekut, shek. VI-VIII, pas. Kr. Në mes fshatrave të Kodër-Rrëshenit dhe Tenës (Malaj) ruhen rrënojat e një fortifikimi me shumë gjasa i periudhës ilire, që nga banorët vendas njihet si “Kalaja e Teutës”.

Në tetor të vitit 1900, në qelën e kishës së Shën Prendes u hap shkolla shqipe, me mësues dom Mark Vasa.

Kisha e Shën Prendes, monument me vlera historike dhe fetare, që tregonte më së miri traditën e hershme të ndërtimit të objekteve të kultit në Shqipërinë Veriore, fatkeqësisht u shkatërrua në vitin e marrëzisë 1967.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest