Situata e rënduar për shkak të pandemisë edhe në zonën e Mirditës, po suportohet maksimalisht nga faktorë të ndryshëm dhe bisnese të njohura. Prej ditësh Bashkia Mirditë përmes “Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës”, Vizion OJF, Kisha me Caritas Dioqeza Rrëshen, Kryqi i Kuq, Albsig dhe Intersig etj, kanë asituar mbi 2200 familje me shërbbime të ndryshme dhe pako ushqimore.
Ndërsa sot në orët e para të ditës “Kastrati Group” ka zbarkuar me një konvejer ndihmash me 20 ton miell të cilësisë së lartë. Një ndihmë e tillë mjaft e çmuar në këto ditë izolimi është mundësuar nga firma në fjalë, falë bashkëpunimit me bashkinë Mirditë. Mielli është magazinuar sot në mëngjes, për t’u shpërndarë më pas sipas listës së hartuar për familjet më në nevojë nga ana e zyrës sociale në bashki dhe njësitë administrative, në territorin e bashkisë Mirditë. Kjo është një ndihmë e çmuar, si një nevojë bazike, përmes të cilës do mund të asistohen me ndihmë qindra familje në gjithë territorin e bashkisë Mirditë.


@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

