Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Reagim i Pjetër Gjergjaj, kryetar i Shoqatës “Ndue Përlleshi”, dëshmitar i ngjarjes ku u vra Kolë Mirdita

Nga Pirusti News
7 159 Shikime

Shoqata “Ndue Përlleshi” ka qenë prezente në Rrëshen të Shqipërisë, në 20 vjetorin e rënies se Heroit të Lugut Drinit Kol Mirdita, i cili u dekorua me Medaljen e Artë, ndërsa si Shoqatë, kanë promovuar dhe financuar këngën më të re, kushtuar Heroit Kol Mirdita, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur Gofile Papleka.

Bashkluftëtari i Kol Mirditës, Pjetër Gjergjaj i cili edhe natën e tragjedisë bashkëndante aksionin për futjen e armëve nga kufiri shqiptar-shqiptar, në drejtim të zjarreve të Drenicës e krejt Kosovës në flakë, thotë se me këtë këngë kemi përshëndetur të gjithë bashkëluftëtarët e Kolës, të cilët ishim të shumtë atë natë për dhe shumë kohë më parë, si unë Pjetër Gjergji, Simon Rrapi, Leonard Gjergjaj, Gjergj Mirditaj (Kushëriri i Kol Mirditës i cili ishte inkuadruar një ndër te parët në radhët e (UÇK), Martin Selitaj, Gjergj Mirdita, Pal Zef Mirdita, Agron Jaku, Kolë Zymi, Pashk Zymi, Gjergj Simoni, Filip Simoni, Pashk Kola, Pjetër Tanushi, Zef Përnokaj, Gjon Përnokaj, Gaspër Lazri, Albert Lazri, Ndue Ndreca, Gjokë Selmani, Anton Selmani, Nik Ndreca, Arben Kabashi, Anton Lleshaj, Bekim Quni, Pashk Palushaj, dhe Nikë Frroku.

Më i riu i këtij grupi isha unë në atë kohë, vetëm 19 vjeç kurse me i vjetri ishte Nikë Frroku 34 vjeç, të gjithë këta djem të Lugut të drinit kanë një histori të shkëlqyer për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës edhe pse në asnjë përvjetor të Kolës këta njerëz nuk permenden, Historia është e gjatë, dhe unë si bashkëluftetar i tyre do ju mbetem borgj, nëse nuk do u kujtoj emrat, sidomos të Simon Rrapit i cili prej prej shkollës fillore ishte shok i pa ndarë i Kol Mirdites, deri ne diten kur ramë në pritë, te Rrasa e Zogut.

Respekt për të gjithë Luftetaret e Lirisë,

Pjetër Gjergjaj, Kryetar i shoqatës “Ndue Përlleshi” Klinë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest