Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Pjetër Gjergji: Të transmetojmë ndër breza veprën heroike të Ndue Përlleshit, rënë heroikisht 71 vite më parë në shërbim të Shqipërisë Etnike.

Shënim. Pjetër Gjergji është Kryetar i Shoqatës “Ndue Përlleshi” me seli në Luzern, Zvicër

Nga Pirusti News
663 Shikime

Të gjithë shqiptarët, qe kanë flijue jetën e tyne për nje Shqipni të Lirë Etnike, duhet t’i kujtojmë shpesh e me nderime. Duhet t’i kujtojmë me qellim që të jemi mirënjohës ndaj tyne dhe, në kët mënyrë, t’inkurajojmë pjesën nacionaliste përgjithësisht. Veç kësaj, na duhet me i kujtue dhe për arsye që historianët e ardhshëm, të ketë burime të vërteta në përshkrimin e ngjarjeve të botës shqiptare gjatë luftes së dytë botënore. E kemi për detyrë . . .

Sidomos për Ndue Përlleshin, sado qe të jetë shkrue, ato, nuk janë të mjaftueshme për personalitetin e tij të spikatur. Janë shum pak. Prandaj, edhe unë, duke u përpjekur me tregue për këtë HERO dhe tue e kujtue me nji nderim të thellë, po due me dalun përpara lexuesave të mij të dashtun.

Kush ishte Ndue Përlleshi..!

Ndue Përlleshi lindi në Paskalicë, fshat në Lug të Drinit, më 1908. Ishte biri i Gjonit dhe Prenës nga Nepolja e Lugut të Baranit. Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e Kishës që ishte hapur që më 1897 nga Atë Shtjefën Gjeçovi. Thuhej se mësuesi i tij ishte Ndue Vorfi. Edhe pse s’kishte kryer ndonjë shkollë të lartë, ai qysh në ditët e hershme të fëminisë së tij, kishte mësuar mjaft në odën e burrave të familjes e tij të paisur me tradita burrërie, nderi e trimërie. Ndou ishte aktiv në jetën politike të kohës. Që nga viti 1939, kur Shqipëriau okupua nga Italia fashiste dhe për herë të parë u hap kufiri shqiptar Kosovë – Shqipëri, nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Mark Gjon Marku, Ndue Përlleshi u emërua kryetar i Komunës në Vogovë të Hasit, që gjendej në vijën kufitare Kosovë – Shqipëri.

Vendi i rëndësishëm që iu dha Ndout të ri, bëri që ai të njihej për së afërmi me personalitetet e jetës politike dhe luftarake si me Xhafer Devën, Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, vëllezërit Kolë e Pashuk Biba, që ishin në përgatitje për të përballuar erërat e Lindjes që kishin filluar të fryjnë në Shqipërinë e Jugut. Më vonë Ndue Përlleshin e shohim kryetar në komunën e Becit, komunë në prefekturën e Gjakovës, ku pati rastin të njihej me shumë personalitete të atyre viseve, si Mehmet Agën e Rashkocit, Demë Ali Pozharin, familjen e madhe të Zhel Hasanëve, Elez Myrtën e sa e sa të tjerë. Më vonë, deri në fund të vitit 1944, e shohim kryetar në komunën e Budisalcit. Në këtë kohë vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përlleshit. Në Veri të Shqipërisë Muharrem Bajraktari, Pashuk Biba e të tjerë, kishin likuiduar shumë komunistë shqiptarë.

Ndue Përlleshi me shumë shokë u takua në kullën e Ukë Bekës në Krushevë të Madhe me brigadën e Shaban Haxhiut. Me të hyrë brenda, parulla përshëndetëse e partizanëve ishte: – Vdekje fashizmit – Liri Popullit! Por Ndou, që e dinte se çfarë fshihej pas asaj parulle, nuk u përgjigj. Ai me shpejtësi nxorri revolen dhe ia drejtoi komandantit. Të pranishmit ndërhynë me të shpejtë. Që nga ai moment Ndou filloi jetën e kaçakut. Çeta e tij u rrit shumë shpejt. Në malet e Dollcit u takua me çetën e Ukë Sadikut. Me çetën e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe e Xhafer Devës. Ajo u bë shembull i rezistencës për bashkimin e trojeve.

Çeta e Ndue Përlleshit, së bashku me vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët Ndrec Nikollën, Zef Sokolin e shumë të tjerë bashkëpunoi me Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën, prof. Ymet Berishën, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj. Shemull i rezistencës së forcave kaçake ishte lufta në Trestenik të Drenicës më 21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikëve të Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Sipas shënimeve të Marije Shllakut në librin “Shqipëria e Marije Shllakut”, në faqen 50 thuhet: “Ndër komunistë, 17.864 e ndoshta edhe më mbetën si zogjtë kur i rrëmben shqiponja n’anën e vet. Gjithashtu edhe forcat e Shaban Polluzhës u shpartalluan edhe ata që mbetën iu bashkuen çetave të Ukë Sadikut, prof. Ymer Berishës, Ndue Përlleshit, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj. Kështu nga ajo kohë çeta e Ndue Përlleshit u rrit me mbi njëqind luftëtarë”.

Në datën 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, ku u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të r ajoneve të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet si: Ukë Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit – Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj. Pranë Dardhës së Madhe valonte flamuri me shkabën dykrenare, tetë metra i gjatë, të cilën e kishte sjellë Alush Smajli i Llazicës. Kuvendin e ruenin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, të udhëhequr nga Smajl Hajdari i Gjurgjevikut të Madh dhe vëllai i Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, që ia jep fjalën pro. Ymer Berishës. Proçes – verbalin e mbante Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe për këtë arsye u quajtën “Dymbëdhjetë këshillat”.

Pas kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”. Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadiku. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti datë e paharruar për banorët e Prekorubës dhe Drenicës. Në Fushëgropë, mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë. Nga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë e dhjetra të plagosur.

Nga çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur Zef Sokoli me djalin e tij, Markun shtatëmbëdhjetë vjeçar dhe Marije Shllaku ishte plagosur rëndë. Grusht të rëndë lëvizjes i dha vrasja e udhëheqësit të njësiteve guerile të lëvizjes popullore shqiptare në Kosovë prof. Ymer Berishës me 10korrik 1946 në Hereq, ku së bashku me Ndue Përlleshin ishin nisë të merrnin pjesë në Kongresin V të Ballit Kombëtar në Lipovicë. E kobëshme ishte edhe data e 17 shkurtit 1947, ku nga OZN – a dhe ushtria serbo – sllave u plagos rëndë komandanti i NDSH – së Ukë Sadiku. Në sverkën e Gashit mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut. Çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe shumë e ndjekur nga OZN – a. Më 8 shkurt të vitit 1948, së bashku me du shokët e tij, Ndrec Nikollën e Shaban Demën u rrethuan nga OZN – a. Mbas disa orë luftimesh mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndërsa Ndue Përlleshi i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit, ku me një breshëri plumbash çan rrethimin duke lënë në fushë të betejës shumë të vrarë e të plagosur nga partizanët dhe vullnetarët me dhunë. Atë mëngjes komandanti i OZN – ës pushkatoi në vendin e ngjarjes të riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Përlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugë këtij të fundit.

Ndou, me plagë të rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty arrin kryetari i komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndue Përlleshi me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë Janku. Që të mos kapej nga partizanët, Ndou largohet menjëherë dhe shkon te Ibish Sokoli, vëllai i Zef Sokolit, të vrarë në Çelinë e Jallovcit. Tek Ibishi qëndron, deri sa shërohet. Nga aty kalon në Llapçak, tek Pren Gjoka, që ishte një shok i tij. Ky fshat i takonte komunës së Istogut. Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Përlleshin, e dënon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Në fshatrat e Lugut të Drinit ushtria sllavo – komuniste e torturoi popullatën e kësaj ane në mënyrën më çnjerëzore dhe shumë e pësuan me burgje të rënda.

Pas një qëndrimi në familjen e Pren Gjokës, Ndou duke parë se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse në çdo krahinë të Kosovës, largohet me disa bashkëluftëtarë për në Shqipëri, ku bashkohet me çetat e Ndoc Mirakës në viset e Pukës, të cilët vepronin në atë territor. Sipas disa shënimeve të botuar në “Shejzat” e Ernest Koliqit në Romë dhe në “Albanien Liber“, shkruhej: “Ndue Përlleshi së bashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vranë nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949. Ata një ditë më parë ishin nisur të largoheshin për në Greqi. Largimi pengohej pasi në urën e Bërdhetit në Pukë ishte plagosë rëndë bashkëluftëtari i Ndue Përlleshit, Elez Myrta nga Kosova”. Ndou nuk pranoi në asnjë mënyrë të lejë vetëm e të plagosur shokun e luftës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest