Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

UÇK-ja, strukturë kriminale!!. Reagon ashpër kryetari i Shoqatës “Ndue Përlleshi” z. Pjetër Gjergjaj

Nga Pirusti News
4 037 Shikime

Shoqata “Ndue Përlleshi” e themeluar edhe nga shumë pjestarë të UÇK-së, po ndjek me vëmendje të madhe “sagën” gjyqësore të ditëve të fundit, dirigjuar nga eksponentë të dyshimtë të drejtësisë së Hagës. Ajo çfar e detyron këtë shoqatë të reagojë ashpër më lidhje me këtë proçes të dështuar që në nisje, është qëndrimi i prokurorit special të këtij procesi i cili në aktakuzë e paraqet partneren më të denjë të Natos gjatë luftës për shporrjen e okupatorit serb UÇK-në, si “strukturë kriminale” por djallëzisht shkon më tej duke u munduar ta paraqesë këtë luftë si konflikt mes dy besimeve kryesore në Kosovë.

Jo të nderuar aktorë të “drejtësisë” së Hagës. UÇK-ja ishte strukturë elitare e mirëorganizuar dhe e monitoruar nga demokracitë perëndimore përmes strukturave partnere, ndërsa shqiptarët në këtë luftë ishin si një trup i vetëm pa dallime mes besimeve fetare pasi i përkasim një gjaku, gjuhë e flamuri.

Mjafton ti referohemi angazhimit luftarak e burrëror të djemve të Lugut të Drinit, të cilët kishin misionin kyc për transferimin dhe garantimin e furnizimit me armë të luftëtarëve të Drenicës dhe zonave të tjera operative të Kosovës. Dihej botërisht se armet mund të kalonin përmes këtij korridori lugdrinas, mision i cili u përmush falë luftëtarëve trima e të pamposhtur si Kol Mirdita rënë heroikisht në këtë luftë, unë  Pjetër Gjergjaj, Simon Rrapi, Leonard Gjergjaj, Gjergj Mirditaj (Kushëriri i Kol Mirditës i cili ishte inkuadruar një ndër të parët në radhët e (UÇK), Martin Selitaj, Gjergj Mirdita, Pal Zef Mirdita, Agron Jaku, Kolë Zymi, Pashk Zymi, Gjergj Simoni, Filip Simoni, Pashk Kola, Pjetër Tanushi, Zef Përnokaj, Gjon Përnokaj, Gaspër Lazri, Albert Lazri, Ndue Ndreca, Gjokë Selmani, Anton Selmani, Nik Ndreca, Arben Kabashi, Anton Lleshaj, Bekim Quni, Pashk Palushaj, dhe Nikë Frroku. Janë shumë e shumë të tjerë në përbërja të të gjtha brigadave dhe formacioneve të ndryshme luftarake si në brigadën 112, dhe në formacione të tjera në zonën operative të Drenicës dhe Dugagjinit.

Shoqata “Ndue Përlleshi” edhe një herë i bën thirrjes strukturave të drejtësisë së hagës të vetëkorigjohen juridikisht, pasi me këtë mënyrë që e kanë nisur ky proces ka dështuar që në embrion.

Pjetër Gjergjaj

Kryetar i Shoqatës “Ndue Përlleshi”, ish luftëtar i UÇK-së.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest