Nëpër faqet e historisë, mirditorët mësëshumti përmenden për trimërinë dhe mençurinë e tyre, aq sa shpesh ngjan se atyre u ka munguar apo u mungon fisnikëria. Por, mjafton që prej atyre faqeve të historisë sonë të shkëpusim vetëm dy nga pasazhet e shumta historike, për të kuptuar se ky virtyt pra fisnikëria i ka shoqëruar ata nëpër gjithë veprimtarinë e jetës së tyre.
Aliu, Pashai i Janinës pati në ushtrinë e tyre një kontigjent luftëtarësh mirditas me në krye prijësin e tyre. Ali Pashai urdhëroi kontigjentin e mirditorëve të vrisnin kardhiçiotet e zënë robër nga forcat e tij. Prijësi i mirditasve e refuzon prerë urdhërin, duke i thënë Pashait: – Ne nuk bëjmë masakër. Jepuni atyre armët e më pas do të shohesh se kush jemi ne.
Po nëpërmjet faqeve të historisë së shkruar dhe të dokumentuar vërejmë se historiani italian Cezare Cantu shprehet: “Mirditorët dallojnë ndërmjet fiseve të tjera jo për nga numri, por prej dijes dhe virtyteve më të larta njerëzore”.
Këto pak rrjeshta që lidhen me historinë tonë si mirditas më erdhën ndërmend për të “përligjur” gjestin fisnik të mirditorit, më saktë kthellasit Gjok Pjetër Filopati i cili në këtë prag feste të Krishlindjes dhe vitit të ri organizoi dhe financoi një drekë festive për banorët me deficensa në shikim të qytetit tonë.
Si bisnesmen këtë vit pandemik natyrshëm edhe Gjoka ka përjetuar halle dhe probleme, por gjithësesi nuk u bënë kurrë pengesë që të shfaqet si gjithnjë, vetëvetja e tij.
Në fakt kjo sjellje vjen natyrshëm dhe nuk është rasti i parë pasi vjen nga geni i tij familjar, i njohur në këtë drejtim. I tillë ka qenë edhe i ndjeri, vëlli i tij, Preng Filopati i cili kujtohet si njeri i përkryer dhe e bisnesmen i suksesshëm që respektonte qytetarët dhe klientët e tij, ndërsa ishte dhe sponsor i parë i revistës kulturore “Mirdita”.
Fisnikëria nuk buron nga pasuria por nga shpirti, geni e tradita, ndaj dhe gjesti i Gjokës pikërisht në mbështetje të kësaj kategorie siç janë të verbërit, është një vazhdimësi e traditës familjare të mirditasve.
Gjok Pepa.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

