-Nga: Aleksandër NDOJA-
E ndërsa këtë vit, pra viti 2021 koincidon me 22 vjetorin e eksodit biblik të një pjese të kombit tonë, Kosovës e madje aktit më historik të 100 viteve, çlirimi i saj, përkujtimet janë nga më të shumtat. Në Kosovë sidomos kujtohen betejat heroike, të rënët e kësaj lufte, por mbi të gjitha fitorja përfundimtare ndaj një pushtuesi, ndër më barbarët në historinë e Europës.
Ndërkohë eksodi ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në memorien tonë të përbashkët, por dhe në dokumenta që çdo ditë e më shumë marrin vlera historike.
Siç dihet mijëra kosovarë të detyruar nga dhuna dhe genocidi serb lanë vendin e tyre trashëguar prej shekujsh, duke u larguar masivisht në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë e sidomos në drejtim të Shqipërisë. Pika kryesore hyrëse për në Shqipëri ishte Kukësi, përmes pikëkalimit të Morinës. E nëse mijëra shqiptarë të Kososovës u ndaluan dhe u trajtuan në Kukës, një pjesë e madhe e tyre udhëtuan në drejtim të pjesës tjetër të Shqipërisë, nga Shkodra e deri në Sarandë.
Pas Kukësit, karvanet në udhëtimin e tyre hynin në Mirditë për të udhëtuar në drejtim të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit etj. Autobuzët ndalonin për një pushim të shkurtër, ndërkohë qindra a qytetarë të Mirditës kryesisht gra, shkonin pranë autobuzëve dhe shpërndanin pako me ushqime dhe ujë, ndërkohë që ftesa e përhershme ishte që të ndalonin edhe në Mirditë.
Pikërisht për t’i paraprirë kësaj situate, Bashkia Rrëshen, bazuar në urdhërin nr. 14 të dats 28 mars 1999, urdhëron ngritjen e Shtabit të Mbrojtjes së rrethit Mirditë. Ky ishte fillimi, pasi urdhrat pasues janë nga më të shumtët, për ngritjen e pikave të trajtimit të të ardhurve nga Kosova në objektet si më poshtë: Konvikti i shkollës së mesme, Palestra e shkollës së mesme, Kopshti i fëmijëve, Çerdhja e fëmijëve, Qendra Kulturore e fëmijëve, Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës, Palestra e shkollës 8-vjeçare nr. 2, etj.
Nuk vonoi shumë dhe të gjitha këto pika u mbushën me shqiptarë të Kosovës, ndërsa është një histori më vete puna dhe përpjekja me një vullnet të jashtëzakonshëm të punonjësve të institucioneve, por edhe të qytetarëve të zakonshëm që vullnetarisht gjendeshin në çdo moment, në ndihmë të të ardhurve.
E nëse shteti kishte vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta akomoduese, nevojat ishin shumë të mëdha. Numri i kosovarëve që kishin kërkuar të jetonin në Mirditë ishte gjithnjë e më i madh. Por kjo u plotësua nga qindra familje të cilët ishin vendosur në rradhë për të marrë në banesat e tyre kosovarët që ndalonin në shesh, e merrnin trajtimin e parë në Pallatin e Kulturës.
Janë të shumtë ata mirditas që morën në familjet e tyre kosovarë me të cilët jetuan sëbashku deri në çlirimin e Kosovës. Ishte një akt i pashembullt vëllazëror e qytetar në ndihmë të një pjese të kombit. Mirdita padyshim ka pjesën e saj të kësaj krenarie, në këtë 20 vjetor të ngjarjeve historike në Kosovë. Në dokumentat arkivorë janë renditur shumë emra familjesh që pritën kosovarë, por dhe emrat e familjeve kosovare që jetuan në familjet mirditase, ndërsa disa prej tyre janë të listuar si më poshtë:
Nikoll Bushulli:
-Gëzim Hymridin Beqiri, 2 persona
Nikoll Gjon Ndoj:
-Xezair Rexhep Korfuzi, 4 persona
Dod Ndrelalaj:
-Fyxhiri Halil Shala, 5 persona
Preng Ndrec Simoni
-Sherif Nebi Hoxha, 8 persona
Gjergj Preng Xhaferraj
-Ardjana Feiz Kryeziu, 3 persona
Pashk Gjon Dushi:
Afrim Ismail Ismaili, 4 persona
Andrea Gjergj Paçuku:
-Gani Ferid Mulaku, 9 persona
Gjon Gjergj Paçuku,
– Rexhep Ferid Mulaku, 10 persona
Edmon Gjergj Paçuku:
-Xhemajl Ferid Mulaku, 6 persona
Nikolin Ndue Paçuku:
-Seat Safet Veseli, 9 persona
Albert Ndue Paçuku:
-Xhaferr Sherf Ameti, 6 persona
Lek Ndue Paçuku:
-Alush Rexhep Alushi, 9 persona
Ndue Gjin:
-Skender Ferat Imeri, 7 persona
Ndue Zef Reçi:
-Halit Ferat Imeri, 7 persona
Tom Llesh Kaçorri:
-Isa Hasan Fejza, 7 persona
Dila Pjetër Taçi:
-Hava Abdi Hoxja, 5 persona
Gjela Zef Tuci:
-Gjon Pashk Gjergji, 6 persona
Lek Gjet Beci:
-Frrok Mus Gojani, 2 persona
Marie Zef Syziu:
-Mereme Ferat Hasani, 7 persona
Ndue Gjoni:
-Veli Hysen Pretenti, 9 persona
Ndue Gjoni:
-Abit Zenel Haxhia, 7 persona
Kol Pjetër Përgjoni:
-Jahir Hysen Kotori, 4 persona
Gjergj Ndue Mandreja:
-Bedri Jonuz Hyseni, 7 persona
Arben Zef Syziu:
-Abit Ferat Imeri, 12 persona
Zef Nikoll Përgega:
-Sejdi Veli Canaj, 9 persona
Gjin Nikoll Përgega
-Zenel Veli Canaj, 5 persona
Pjetër Llesh Haçi:
Fitim Shaban Feka, 6 persona
Bardhok Gjet Ndoj:
-Fixhyri Halit Shala, 5 persona
Gjet Ndue Ndoj:
-Gafurr Mustafe Breznica, 5 persona
Ndue Nikoll Përgega:
-Bajram Shefqet Bujari, 7 persona
Pashk Bardhoku:
-Asllan Mehmet Hajrizi, 8 persona
Dod Frrok Doda:
-Frrok Pashk Ndreca, 4 persona
Mhill Dod Paçuku:
-Meleq Bajram Bahtjari, 4 persona
Gjin Nikoll Gjini:
-Muharrtem Shaqir Balaj, 8 persona
Marte Fran Paçuku:
-Luljeta Samedin Balaj, 4 persona
Zef Frrok Picaku:
-Rifat Murtez Kryeziu, 7 persona
Nusha Ded Biba:
-Shkëlzen Xheladin Hoxha, 10 persona
Fran Frrok Gjoci:
Violeta Isak Hoxha, 4 persona
Gjon Preçi:
-Hanife Nebi Gashi, 7 persona
Gjon Ndoj:
-Nazmi Hylmi Shala, 5 persona
Ndue Pjetër Biba:
-Zenun Kadri Kasumaj, 9 persona
Kol Zef Kola:
-Shefqet Ismail Zekaj, 7 persona
Pjetër Preng Prenga:
-Sinan Jakup Halili, 9 persona
Agim Kol Shurbi:
-Simoza Shefqet Begaj, 2 persona
Gjergj Pjetër Malaj:
-Mehemet Mustafë Llugaliu, 7
Vladimir Ndue Jushi:
-Bahtir Halim Istrefi, 9 persona
Nikoll Gjon Deda:
-Astrit Arf Tolaj, 4 persona
Gjin Prendi:
-Marjan Ndoc Ndrekaj, 6 persona
Viktor Llesh Kaçorri:
-Ismet Ferat Imeri, 7 persona
Tonin Ali Sulejmani:
Enver Xhemali Morina, 6 persona
Kujtim Gjon Dona:
-Afrim Faik Shala, 8 persona
Gjon Preng Dona
-Lulëzim Faik Shala, 3 persona
Nikoll Preng Biba:
-Isterf Demush Ramaosaj, 6 persona
Preng Nikoll:
-Et’hem Asllan Begaj, 7 persona
Preng Nikoll Shtinja:
-Marjan Ndoc Ndrekaj, 6 persona
Liza Mati Deda:
-Shaban Asllan Kuqi, 9 persona
Ndue Prenga:
-Adem Rexhep Korpuzi, 5 persona
Kol Ndue Deda:
-Ismet Sali Kuqi, 6 persona
Fran Nikoll Brozi:
-Ismail Ali Ferhati, 3 persona
Lekë Nikoll Shtinja:
-Ton Martin Kabashi, 9 persona
Maksim Zef Deda:
-Hamza Rexhep Korpuzi, 9 persona
Nikoll Preng Biba:
-Istref Demush Ramosaj, 8 persona
Pashk Gjon Dushi:
-Afrim Ismail Ismaili, 6 persona
Kapllan Osman Vladi:
-Muhamet Habib Korpuzi, 4 persona
Sandër Zef Maca:
Baftjar Hamdi Shala, 6 persona
Bib Beleshi:
Lulzim Avdullah Berisha, 10 persona
Bib Frrok Skana:
-Ferat Shaban Bytyçi, 12 persona
Mak Ndue Prenga:
-Adem Rexhep Korpuzi, 5 persona
Nikoll Gjon Ndoj:
-Xhezair Rexhep Korpuzi, 4 persona
Prena Kol Keli:
-Sadri Azem Kokollari, 6 persona
Preng Ndoj:
-Bajram Zenel Zeneli, 9 persona
Gjovalin Zef Tusha:
-Lulëzim Hajri Beshiri, 12 persona
Gjok Gjoka:
-Mehmet Garip Kashmi, 11 persona
Nikolin Ndue Paçuku:
-Seat Safet Veseli, 9 persona
Albert Ndue Paçuku:
-Xhaferr Sherif Ahmeti, 6 persona
Lek Ndue Paçuku:
-Alush Regjep Alushi, 9 persona
Bardhok Gjet Ndoj:
-Fyxhiri Halil Shala, 5 persona
Gjet Ndue Ndoj:
-Gafurr Mustaf Breznica,5 persona
Kol Pjetër Përgjoni:
-Jahir Hysen Kotorri, 4 persona
Andrea Gjergj Paçuku:
-Gani Ferat Mulaku, 9 persona
Gjon Gjergj Paçuku:
-Regjep Ferit Uka, 10 persona
Edmond Gjergj Paçuku:
-Xhemajl Ferid Mulaku, 6 persona
Ndue Zef Reçi:
-Halit Ferat Imeri, 7 persona
Nikoll Preng Biba:
-Istref Demush Ramosaj, 8 persona
Pashk Lleshi:
-Qerim Ibrahim Kollolli 4 persona

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

