Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Të denuar/ Ndue Lleshaj

Nga Pirusti News
868 Shikime

TË DËNUAR

Qetësinë
shtrirë te divani,
ku po shtyja pleqërinë,
ma shembi George çapkani,
nipi im, me përkëdhelinë.
Erdhi më puthi te balli
dorën ma ledhatoi
mori shkopin
var te muri
derën e hapur ma tregoi.

Eja, o gjysh,
koha për kafe,
poe te këndi i lojrave,
janë mbushur plot me fëmijë,
pa i takue nuk kam qysh
se mes shokëve
e shoqeve
ndjehem si me vëllezërit e mijë.

Te lojrat vajtëm.
dihet, sallë e mbyllur.
Paguam a,si thuhet, u kripëm
sa pronarin e bënë të qeshur.
Në kohë Geoge, nipi im,
me vërtik,
bash si njalat,
më rrëshqiti e rendi,
te fëmijët hipur në lodrat,
ndërsa mua
porosinë s’ ma vonuan.

Nga filxhani,
kafeja e nxehtë,
fjollë të avullut lëshoi
ajo m’u bë se në të vërtetë
historinë time fëmijënore,
ma shkroi,
mbi muret e kullës krenare. Nisa ta lexoja:
“Në festa
a, përvjetor,
ne motra e vëllezëri
e sa ishit, me nipër e mbesa,
te oda e pritjes a, në fjetore,
flisnit me tone gazmote
gajaseshi sa tavanet
pëlcisnin
e, ngado, iu dëgjohej zëri.”

U kujtova
si kulla zhurmonte.
Im atë buzëqeshte, dëgjonte,
por nuk na trazonte
Mbretërit,-
thoshte për ne,-
janë e ardhmje e kohës së re.
Ne ia shihnim rrushat te balli
iu shtonte pamundësia
për t’ na krijuar kushte
ndaj rënkonte.

Ktheva
në ditët tona
dhe u kthjellova.
U përmbajta e nuk imallkova
me shpirt, tërë projektuesit,
shtetarët a, zbatuesit.
Vetëm i pyeta:
Si se latë,
për fëmijët tanë,
në shkolla, sa duhet një oborr,
në legje, një shesh pushimi,
n’anërrugëve, pak trotuar,
por si të babzitur,
si të marrë
na detyron
në sallat e mbyllura
a, nëpër pijetore me fëmijë me ardhë,
a ndër kafene,
kohën me e kalue,
të dënuar
çdo ditë me dorë n’kuletë me pague!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest