Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

DO TË NDRIT SHANDAN-Zyra AHMETAJ

Poeme

Nga Pirusti News
631 Shikime
SHPERNDAJE

DO TË NDRIT SHANDAN.
(Poemë)

Erdha në Deçan,
këtu në këtë grykë
të ndez një shandan
në të bekuarën Kishë.

Do t’ja ndez qirinjtë
e të bëj dritë;
t’më ndriçoj themelet
e Kishës së zymtë..

Do të ndez shandan
që Gjergji ka lënë
të shoh gjithë gjurmët
e të parve tanë.

Do të bëj dritë
këtu në urën time;
të kaloj bagëtinë
në kodra dhe brinjë.

Do të ndez shandan,
të kërkoj një djep.
Gjergji na e pat lënë,
këtu e sa vjet.

Na e pat lënë Gjergji
shumë shekuj më parë
në këtë Kishë ku kishte
plotësisht, veç shqiptrë.

Do të ndez shandan,
të ndriçoj historinë;
të gjej gurtë e rëndë,
që në themele rrinë.

Do të ndez shandan,
të gjej gjurmë shqiptare,
kudo anembanë;
mbi tokë e në varre.

Ç’kërkojnë këta murgjër,
duke murgëruar?!
Ç’na duhet ky klon
me gjëmba ndërtuar?!!!

Këtu jetë dhe mot;
jemi fshat dhe fis;
Ne e kemi tonën
dhe e ruajm këtë Kishë.

Këta murgjët e huaj,
nuk bënë hajr, as dritë.
Jan të errtë, të shuar
ikin pa u ditë.

Siç erdhën si bisha
bashkë me barbar,
do shuhen të gjithë.
Kjo tokë nuk i mban

* * *

Mos ma merrni tokën,
rreth Kishës së madhe!
Gjithnjë kam vënë kosën
në këto livadhe.

Ma lironi urën,
hiqeni këtë murë;
barbari, zullum,
s’kshillon Zoti kurrë.

M’lironi t’marr djepin,
se e kam një ninull.
Do i këndoj jetës
që nuk ka të fikur.

Do i këndoj birit
si shekuj që moti:
– Mu rritsh, bir i nënës
trim si Kastrioti!

Do ti këndoj bijës
ëmbël edhe butë:
-U bëfsh mbretëreshë,
si trimja Teutë!

Largoni këto armë,
Nuk jemi vandal
Ninulla arbërore,
ruan kishë dhe mal.

Nin e nin-nino,
nin e nin-nino,
Dielli të puth ballin,
sa nis dhe agon

Nin e nin-nino,
nin e nin-nino,,
shandani i ndritur,
natën e ndriçon.

Nin e nin-nino,
nin e nin-nino,
në paqe vet Zoti
të drejtën larton.

Nin e nin-nino,
nin e nin-nino,
Kisha e malluar
bir, po të kerkon.

* * *

Kisha është mugtuar
nga murgjër të zi.
I pret të bashkuar,
shqiptarët përsëri.

E ndezim shandan,
Kisha buzqesh me dritë:
Shënjtërinë më dhan
Dardan dhe Ilir.

Të vijnë shtatlartët,
të marrin vendime.
Fëmijtë, pëllumbbardhët,
të sjellin cicërimë.

Ç’rëndësi ka se, sot,
besojnë në Kishë apo Xhami?!!!
Është vetëm një Zot.
Dhe të vertetën, ka nji.

S’i kam të rëndësishme
kate përmbi kate;
shënjtërinë më jep,
zëri i shqiptarve.

Më mban të rëndësishme,
shpirti plot vyrtyte:
-Urti, trimëri, guxim
për të vertetën e tyre.

Më ndizni shandan,
të mund errësirën!
Më ngritën ata
që besojnë dritën.

Ndjej të ftohtë nga kockat
e barbarve, sharlatanë
Më mbajnë në dritë burrat
me tirqë e xhamadan.

Bukën e shenjte
e marr nga kjo tokë.
Nga duar të denja,
nga ky fis i fortë.

Verën e kuqe
gjak në krishtërim,
e kam prej këtu,
nga ky vendi im.

Kjo verë e Deçanit,
njifet dhe në botë.
Binduni, sa jeni:
-S’tjetërsohem dot.

E ndjej rëndë këtë shmangje,
të lutem, O zot,
Eshtra shënjtbarbarësh,
nuk i duroj dot.

Më ndizni shandan,
dhe më bëni dritë.
Kam qënë dhe jam
këtu për Ilirët.

Nëse keni bindje;
besoni te ZOTI,
Të vertetën time,
mos ma tjetërsoni!
Ripostim.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest