M’A!…
———
5-pikësh në titull,
6-vargësh në strofa,
7-strofësh në 8-rrokësh.
1.
Për ty mbetem “Dy pëllëmbë”,
një kërthi i sapolindur
që çdo klithmë do të dhëmbë,
çdo ankim të ka këlthitur,
ta ka ngrënë shpirt’ me dhëmbë
si foshnje e Bebe-zitur.
2.
Çdo gabim ti do ma kuptosh,
por do t’m’kyçësh ark’ t’Pandorës,
për një “-Kurvë!” do t’më qëllosh
para klasës, para shkollës,
dhe sado të më kritikosh,
më ke rritur n’gishta t’dorës!
3.
“Gjakra t’amblit” n’këmb’ më mbajnë,
gjaku i qumështit të bardhë,
lot’t e tu ujvar’ më lajnë,
mbushur lot’ e lot pa dalë,
“Burrat kurrë nuk qajnë!”
m’ke mësuar që fëmijë-djalë.
4.
Më ke rritur si Luftëtar,
si Zhan D’Ark, Shote Galicë,
si Teut’, Mbretëresh’ e Parë,
m’ke ushqyer gjak e cicë
që ta dua, ta mas çdo fjalë,
e që t’bëhem sakrificë.
5.
Mos tu trembem turrës druve,
mos tu trembem as ushtrive,
mos ti ikem asnjë lufte,
mos t’kem frik’ prej padrejt-sive,
koha-jetës – flluskë pufke
prej gjykimit t’Për-jet-sive.
6.
Për Ty kam shkërdhyer fty’ra,
para gjyqit në dhe të huaj
“Nuk njoh ligj, e s’njoh detyra!”,
për Ty vras, e për Ty gjuaj,
se Mari je shëmbëlltyra
dhe pse “M’Amë” shkurt të quaj.
7.
M’A’!… Ti për mua je Perendi,
dhe në Ty jam “dy pëllëmbë”,
sa më njohin për Burrëri,
për Ty 3.5 kilogramë i rëndë.
E vetmja që mashtroj je Ti
kur t’them “Mir’ jam!”, q’mos t’të dhëmbë.
#Andris_Lleskai
0123

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”