Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Si i përshkruante Kishat në Mirditë, i besuari i Papës Shtjefën Gaspri në vitin 1671.

Relatori Gaspri sjell një material shumë faqesh mbi situatën në Shqipëri.

Nga Pirusti News
879 Shikime

-Nga Mark PALNIKAJ, referuar arkivave të Vatikanit.
U nisa nga Blinishti dhe arrita në Mirditë. Kishte kishën e Shën Kollit Ipeshkv që ishte djegur nga turqit dhe hedhur përtokë që nga çatia. Qëndrojnë muret dhe për ta rregulluar duhen shpenzime prej 40 skudësh. Rrobat e meshtarit, kelku dhe meshari qenë vjedhur nga turqit kur qe plaçkitur Mirdita dhe djegur kisha. Këtu pranë, Imzoti i Lezhës ka ndërtuar një shtëpi me gjatësi 13, gjërësi 7 e lartësi 4. Këtu celebron në një vend pak të përshtatshëm, ku dhe fle. Nuk ka dashur kurrë ta mbulonte kishën e Shën Kollit që e ka përpara portës së shtëpisë. Mirdita me fshatrat Oroshi, Lageri, Mashtërkori, Shën Mëria dhe Samrishi numëron 97 shtëpi me 825 frymë, që u shërben D. Gjon Mamzi i bërë prift rishtaz dhe qëndron në shtëpinë e Ipeshkvit. Këtu e udhëheq shkollën D. Nikollë Vladanji, ish nxënës i Kolegjit të Fermos.

Në fshatin e lartpërmendur nuk ka Kisha në gjendje, pasi janë shkatërruar nga turqit. Rrallë herë shkon prifti që të celebrojë meshë, por në kohën e Kreshmëve shkon për rrëfimet dhe kungimet. Kontribuojnë ndaj famullisë ata që janë kunguar me katër kuarte grurë, ose të paktën minudi, katër libra djathë dhe një sasi me verë. Kisha e Shën Kollit ka 100 shatë vreshta të mbjella dhe të rritura nga famullitari, të cilat përkohësisht janë bërë njëqind e njëzet fuçi në vit pak a shumë, sipas stinës. Nuk është marrë as shtënë në dorë nga Ipeshkëvi. Ka 10 parcela ara me gurë dhe jopjellore, të cilat, përveç barit nuk prodhojnë tjetër. Prifti banon në shtëpinë e ngritur nga prelati.
Katër milje larg nga ky vendbanim gjëndet abacia e Shën Aleksandrit Martir mbi malet e Mirditës që është Abaci titullare dhe jo rezidencë. Duke mos u mbajtur mend kur ka qëndruar Abati ndonjëherë këtu, ishte nën Autoritetin e D. Gjo Filipit, venedikas. Pas marrjes nga Pal Roma shqiptar, i cili iku, edhe pse ishte në Shqipëri, duke mos mbajtur titullin e vetëm, u përpoq pranë Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës së Fesë në vitin 1663 ta merrte kishën famullitare të Shën Kollit të Mirditës, që ishte kundërshtuar nga po ai Kongregacioni i Shenjtë, duke qenë se kishte mosmarrëveshje me Ipeshkvin e Lezhës. Kjo kishë është shkatërruar dhe rrënuar dhe nuk është më kishë, megjithëse popujt e Mirditës janë atje ku ishin rreth 180 vjet më parë. Kanë shërbyer në kishën famullitare të Shën Kollit që nga kohë që s’mbahen mend priftërinjtë e vendosur nga Ordinari dhe jo Abatët.
Priftërinjët prej sa mbahet mënd :
1. Nikoll Krueshonti
2. D. Gjin Oroshi
3. D. Gjin Gurabardhi
4. D. Ndre Regji
5. D. Nikoll Regji
6. D. Nikoll Isij
7. D. Mark Gjunti
8. D. Pjetër Genati
9. D. Gjon Mamëzi, tani.
Ky ishte abat i murgjërve të Shën Bazilit të cilët, si në të gjithë lindjen, nuk kanë për traditë të ushtrojnë shërimin e shpirtit dhe që kjo të jetë e vërtetë dhe e argumentuar qartë, kutia e argjendit, në të cilën janë të vendosura relikët e shenjtit dy pëllëmbë të gjatë e një pëllëmbë të gjëra, është e zbukuruar me perla dhe figura në basoriliev, të gjitha të shkruara greqisht me germa greke. Por kishin qenë murgjit benediktinë që kishin shkruar me idiomat e veta latine.
Nga ana tjetër, ku banonin murgjit dhe Abati në kishën e Shën Aleksandrit, vendi ku janë mirditasit nuk ishte i banuar. Kur kanë filluar të banojnë, ata themeluan famullinë dhe morën famullitarë që nuk ishin as murgjit as Abatët dhe nuk kujtohen që kanë qenë ndonjëherë e nuk dihet kur kanë filluar të banojnë mirditasit që themeluan famullinë me anë të Kongregacionit të Shenjtë. Këta tituj të thatë nuk shërbejnë për tjetër në këtë pjesë, vetëm për të nxitur grindje dhe mosmarrëveshje në mes të Abatit dhe Ipeshkvit, me pak bindje të besimtarëve, pra do të jetë më mirë për të ardhmen, për të mirën e paqes, duke mos shkaktuar probleme.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest