Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dod Përvuka, njeriu i kalvarit me 4 djem të pushkatuar

Si u vranë katër djem të Dod Përvukës, Gjeta, Frroku, Marku dhe Zefi

Nga Pirusti News
13 386 Shikime

Nga Aleksandër Ndoja (Botuar në “Koha JONË”, datë 02.08.2008)

U deshën plot 58 vjet qe njera prej figurave me elitare dhe shume e përmendur në zonën e Oroshit, por edhe ne te gjithe Mirditen e me gjerë, ajo e Dod Përvukes, të gjeje prehje sëbashku me kater djemte e tij të pushkatuar në harkun kohor te nje viti. Urrejtja klasike ndaj kesaj figure e cila kishte bërë kundërshtare te ashper regjimin e sapoinstaluar, shkoi deri aty sa perveç pushkatimit të katër djemve te tij, u kujdesën deri në detaje që t’i fshihej emri në të gjitha krijimet e rralla të tij, por edhe emrin në derën e kullës ku lindi dhe siguroi vazhdimësinë e trungut te tij familjar.

Pikërisht pak ditë me pare, atëhere kur te afermit e fisit kishin mundur që të gjenin dhe te bashkonin 4 djemtë Pervuka sebashku me babin e tyre, një dore e kujdesshme mundi të pastroje gurin me emrin e Dod Përvukes, gur i cili dikur kishte qenë në pragun e derës te së zotit, por vitet dhe frika e kishte degdisur diku ne afersi te catise se kulles, dikur prone e tij.

Kush ishte Dod Pervuka dhe familja e tij?

Epiqendra e kesaj familjeje ka qene fshati Shmri, ne komunen e Oroshit. Oroshi, kjo treve mjaft e degjuar jo vetem se aty ishte qendra e dinastise se Gjomarkajve, por edhe per faktin se mbi 100 vjet me pare ketu ishte ngritur shkolla e pare shqipe dhe konvikti i saj, gjithmone me shume, si asnje zone tjeter u masakrua barbarisht gjate gjithe periudhes se regjimit komunist.

Dod Pervuka, banor i kësaj zone, ishte mjaft i respektuar edhe per faktin se ishte nje nder rapsodet popullore dhe autor i mijera vargjeve satirike qe me vone u futen edhe neper libra, por nen nje autoresi qe kamuflohej me te ashtuquajturen “populli”. Komunistet qe kishin vendosur qe me cdo kusht te nenshtronin zonen e Oroshi, kishin vene ne fokus te tyre familjen e Dod Pervukes. Dhe për ta thyer atë, sulmi filloi aty ku ishte edhe pika me e dobet, djemte e tij.

Vrasja e katër djemve të Dod Përvukës, Gjeta, Frroku, Marku dhe Zefi.

Ka qene nje dite e ftohte marsi, kur nje grup i forcave ndjekese te sigurimit, ekzeutojne ne menyre te pameshirshme njerin prej djemve, ate me te riun qe sapo kishte mbushur te njezetat, Gjetën. Krimi i parë per kete familje u realizua ne fshatin Lester, ne zonen e Kurbinit.

Vetem 55 dite me pas, me 5 maj te vitit 1947 nje grup i forcave te sigurimit, te mbeshtetur nga ndonje vendali qe shpirtin ja pati shitur djallit, gjenden ne oborrin e Dod Pervukes ne fshatin Shëmri te Oroshit. Pa asnje paralajmerim marrin djalin tjeter, Frrok Pervuken, por nuk e durojne me shume se 2-3 km nga shtepia e pikerisht ne afersi te rruges, nje batare plumbash i merr jeten edhe te dytit te kesaj familjeje. Gjithnje nje justifikim, tentoi te arratisej. Po a mund te ndalohej hakmarrja ndaj atij qe nuk kishte asnje hak per te paguar vetem me keta dy vellezer? Natyrisht qe jo, dhe per kete nisin edhe ekzekutimet e tjera. Me daten 17 gusht, po te vitit 47, ne fshatin Nojë te zonës se Kurbinit, vritet edhe djali i trete i kesaj familjeje, i quajtur Mark, ne moshen 28-vjecare. Ne këto kushte, i shenjuari i radhes, djali i katert i Dodes, Zefi, hidhet ne mal per t’i shpetuar nje ekzekutimi te mundshem. Aty ai lidhet me njerin prej kundershtareve me te rrezikshem te atij regjimi ne zon,n e Kurbinit, te quajtur Fran Miri.

 Lufte, perpjekje, rezistence te pashoqe ne ate zone, por me ne fund sigurimi triumfon. Kete radhe jo nepermjet forc,s pasi ate e zoteronin me se miri edhe dy kundershtaret e tyre, por nepermjet dredhise dhe beseprerjes, realizuan edhe vrasjen e ketyre te dyve pikerisht ne shtepine e nje fshatari ne nje zone fushore te Kurbinit, me 30 maj te vitit 48. Edhe pse u realizua vrasja e katert ne femijet e Dod Pervukes, kalvari dhe vuajtjet nuk perfunduan ketu. Burgimet dhe internimet, pa i ndare ne femije e gra, vijuan per nje kohe te gjate.

I vetmi i mbijetuar nga djemte e Dod Përvukes, Gjergji, ne ate kohe 13 vjeç, ndonëse u torturua ne menyren me monstruoze, mundi te mbijetonte per te mbajtur te gjalle vlerat dhe virtytet e kesaj dere me emer ne Oroshin e tejlodhur gjate 50 viteve te komunizmit.

-58 vite me pas-

Aty ne mesin e Mamurrasit ku nuk kuptohet nese eshte fshat apo qytet, aty ku dritat fiken ne ora 7 te mengjesit per te ardhur vetem ne ora 17, ndodhet edhe banesa e te mbijetuarve te deres se Dod Pervukes. Jane mbledhur qindra njerez per te organizuar ceremonine e ribashkimit te Dod Pervukes me djemte e tij. Eshte dashur nje pune e madhe, per t’u gjendur dhe identifikuar, e me pas per t’u ribashkuar ne godinen e perbashket dhe te mermerte qe ruhet nga nje shtatore e zojes se bekuar, kembet e se ciles jane vendosur mbi ne bunker te kohes se shkuar, si per te dashur të thote se e mira e mundi te keqen.

 Mbi jeten dhe vepren e 4 vellezerve te vrare ne nje kohe te shkurter, foli kryetari i keshillit bashkiak te qytetit te Mamurrasit, z. Gjete Kadeli. Me tej vijuan ceremonite ne perkujtim te ketyre martireve, viktima te nje kohe te pakuptueshme dhe te pabesueshme, per kedo qe nuk i ka jetuar ato kohe të çuditshme.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest