Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Studiuesi Gjon KEKA: Mirditori Gjergj Kastrioti, gjeni dhe kryehero i Arbërisë

* Autori Gjon Keka është studiues dhe PhD ne shkenca politike, jeton dhe vepron në Austri. Është autor i disa librave për Gjergj Kastriotin dhe figura të tjera kombëtare

Nga Pirusti News
867 Shikime
SHPERNDAJE

“Çdo komb ka genitë dhe heronjtë e tij”,thotë një proverb, kështu edhe kombi ynë ka qenë i bekuar që në mesin e tij kanë dalë gjeni e heronj, e mbi të gjitha një kryehero i papërsëritshëm sikur që ishte burrështeti, kryembreti dhe kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti. Një gjeni e patriot të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti të cilit zemra e mendja i gjallonin për Arbërinë e tij dhe se fryma e tij ishte ora e jetës së Arbërisë, gjersa ai kishte frymë e i punonte zemra dhe mendja, edhe Arbërisë i punonte fati dhe ecte me hapa të sigurtë drejtë fuqizimit e zhvillimit të saj, forcimit të shtetit të Arbërit dhe lirisë së plotë.

Një burrështeti i tillë në të cilin përmblidheshin të gjitha virtytet e një njeriu diellor që jo vetëm reflekton nga brenda tij frymën e lirisë, të autoritetit të tij si në fjalë ashtu edhe në vepra dhe të një burrështeti që i shërbente atdheut të tij me gjithë qenjen e tij, një kapiteni që i dha shembuj edhe shumë kapitenëve të cilët erdhën pas tij në gjithë Europën, sepse ai ishte kapiten i të gjitha kohërave. Gjergj Kastriotit këtij patrioti e mbreti arbëror nuk i punoi vetëm krahu mrekullibërës i tij, por edhe truri dhe zemra, ai ishte edhe gjeni edhe gjeneral, edhe burrështeti edhe mbret, edhe politikan edhe diplomat, ai ishte sinonimi i diellit ndërsa cilësit e tij apo virtytet ishin rrezet që i nxirrte dielli i tij i brendshëm për ta bërë dritë Arbërinë e tij.

 Për autoritetin dhe cilësit apo karkaterin e tij kam shkruar edhe në veprat e mia të mëparshme, për të mos e zgjatur më shumë ketu po i nënvizoj disa referenca që e përcaktojnë origjinën mirditore të Gjergj Kastriotit: “Mirditorët, gjithashtu katolikë, janë një fis, kryeqyteti i së cilës është Oroshi, në vargmalin që përshkon rrugën e vetme…; ata shquhen për besnikërinë, trimërinë dhe karakterin e tyre të paepur; Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte mirditor.“(Lucien Lanier,1886)

 “Kishte lindur një Huniad i ri, i cili ishte i destinuar të bëhej jo më pak i famshëm se heroi hungarez. Gjergj Kastrioti ishte më i vogli nga djemtë e Gjon Kastriotit, zot i Shqipërisë, ose më saktë i kantonit të Mirditës.”(Menzies,ë. H. Allen,1880) “Kah kufiri verior, në atë rrugë të vendit që shtrihet midis Drinit të Zi dhe detit, janë mirditorët ose, në gjuhën e tyre, trimat. Këta janë dhe kanë qenë gjithmonë, që nga ditët e kapitenit të tyre të fundit të madh,Kastriotit…”(George F. Dillon,1884) “…por me të mbërritur në Mat do të ngushëllojmë veten duke u gjendur mes bashkëqytetarëve mirditorë të Skënderbeut, katolikë për nga besimi me zakonet e tyre, për nga numri janë rreth 250.000 të cilët mbrojnë pavarësinë e tyre nën drejtimin e një princi me banim në Krujë.”(Antologia,1827)

 “Ky rajon qendror banohej nga fisi trim dhe i qytetëruar shqiptar i Mirditorëve, bashkatdhetarët e Gjergj Kastriotit. Ata ishin katolikë dhe gëzonin pavarësinë e tyre nën krerët ose princat e tyre.”(A. L. Køppen,1854)

* Autori Gjon Keka është studiues dhe PhD ne shkenca politike, jeton dhe vepron në Austri. Është autor i disa librave për Gjergj Kastriotin dhe figura të tjera kombëtare.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest